Megjithëse me mungesa të shumta në mesin e saj, edhe seanca e kësaj të enjteje nuk ishte e qetë për opozitën. Deputetët e saj, në radhë, kritikuan maxhorancën se nuk po e përfshin aq sa duhet në çështjet me rëndësi kombëtare. Shqetësimi kryesor ishte integrimi.
“Është një proces politik dhe qytetarët shqiptarë duhet të dinë se çfarë po negociohet në emër të tyre”, tha Tabaku.
“Jam dakord që në këtë proces jemi bashkë”, iu pwrgjigj ministri Ferit Hoxha.
2 orë diskutime për çështje që nuk i përkisnin rendit të ditës, kthyen në vëmendje edhe një herë rregulloren e Kuvendit. Zvarritja e diskutimeve nga opozita, u kritikua jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe në mesin e saj:
“Nëse s’bëhet fjalë për çështje të rendit të ditës, ndërpritjani fjalën kujtdo, qoftë të forcës suaj, qoftë forcës sonë”, tha Arjan Ndoja.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla doli me një propozim të ri.
“Meqenëse jemi në moment, ndryshim është rregullore. A jeni dakord që ta rikthejmë këtë 1 orë për çështje jashtë rendit të ditës në fillim të seancës, siç e kemi pasur? Edhe t’i japim fund kësaj situate qesharake, që në emër të procedurës që asnjëri deri tani s’ka folur për procedurë dhe ta fusim në hulli të rregullores”, tha Balla.
Por, për opozitën, rregullorja e re është një përpjekje e radhës për të kufizuar kohën e saj për të folur:
“Doni t’i mbyllni gojën opozitës duke i ulur minutazhin e fjalës në 5 minuta”, tha Luçiano Boçi.
“Procesi duhet të bëhet e tillë që të mos duhet më gjykimi i Kushteteuses”, tha Oerd Bylykbashi.
“U bezdisën deputetët e rinj nga fjala jonë 10 min dhe doni ta ulni në 5?”, pyeti Saimir Korreshi.
Në mesin e gjithë këtyre diskutimeve, u njoftua se opozita nuk mund të zhvillonte as 3 interpelancat e kërkuara me 2 ministrat Ermal Nufi dhe Mirela Kumbaro dhe zv kryeministren Albana Koçiu.
I pari për shkak të anulimit të fluturimit nga jashtë ku ndodhej për vizitë zyrtare, ndërsa dy të tjerat për shkak të axhendës. Mungesa, që u kritikuan edhe nga vetë kryeparlamentari Peleshi:
“Ndaj të njëjtin qëndrim me opozitën, interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër”, tha Peleshi.
Ballafaqimi i opozitës me ministrat do të ndodhë në seancën e radhës.
Lajm në përditësim...
Deputeti i PD Saimir Korreshin në foltoren e Kuvendit ngriti si shqetësim disa problematika në qytetin e Lushnjës. Ai iu drejtua ministrit të Energjisë Enea Karakaçi duke thënë se telat e energjisë elektrike janë të amortizuar
“Qeveria është në tren vajtje-ardhje cuf cuf. I pari nu ke bëri tani cuf cufi tjetër meqë erdhi dhe ai i Evropës. 2026 ne jemi mbledhur, Kuvendi dhe themi ujë dhe drita prap. Ne po pretendojmë në Evropë dhe nuk kemi as ujë dhe as drita. Ja kaq e thjeshtë. Unë dëgjoj ndonjë parlament italian, po në 2026 të përmendi njeri ujë dhe drita nuk bën vaki.
Situata e dritave në fshatrat e Lushnjës është dramë. Dhe lagjen time e keni lënë akoma me linjat e ’45. Bëjmë ne bërtasim, kam 5 vjet që leh unë gam-gam, ai kolegu që lehi tani (Taulant Balla) tha do t’iu heqim lehjen, nga 10 min në 5 se lehni shumë. E di në çfarë gjendje janë telat, amortizimi i telave, në gjithë këto fshatar, kaq e degraduar sa kanë ndaluar ngrënien e groshës. Se njëherë të pjerdhësh, ikin dritat, sepse vibron. Nuk ka në këto fshatra, Golem, Gram, Dushk, e të tjera, është dramë. Një nga sherret që kam unë në me mamanë është hiqe makinë nga priza se nuk ndizet lavatricja. Se nuk mban dush dhe lavatrice, makinë dhe lavatrice jo, vetëm shyqyr ndizet televizori. Se di sa vite dritë duhet të marrë leje për një fotovoltaik? Ore a ka marrë njeri ndonjë dush diellor, se ishte nismë e qeverisë. Ne nga Lushnja nuk kemi përfaqësi. Një lutje dhe në emër të lushnjarëve, ne të gjithë varemi nga Fieri, vetëm kësaj radhe këtë elektrikun na e keni çuar në Berat. Sillni ndonjë zyr në Lushnjë. Për Prokurori e gjykata do t’i lutemi Tonit se dhe ai do ta fusin në Evropë. A keni qenë ndonjëherë te zyrat e OSHEE në Lushnjë? A nuk meritojnë ata lushnjarët një bojë e një laç. I patë ato të zjarrfikëses, njëherë ra zjarr e u dogjëm. S’kemi zjarrfikëse. Me ra zjarr në Lushnjë u dogjëm”, tha Korreshi.
Karakaçi iu përgjigj duke i thënë se po ndërtohn kabina të reja elektrike në zona në Lushnjë. Më pas ministri iu përgjigj me ironi të thënave të Korreshit, i cili tha se nuk karikonte dot makinën pasi nuk ndizej më pas lavatriçja.
Karakaçi: Është e vërtetë kam ndjeshmëri ndaj Lushnjës. Të sugjeroj miqësisht se të dëgjova që makinës që e karikoje te priza e celularit, është diçka e palejuar. Nuk e dëgjova, do të kisha sugjeruar të bëje një aplikim si duhet ta merrje karikimin te mjeti elektrik pasi ka dhe çmim tjetër.
Korreshi: unë i shkreti, unë heq dhe spinën e telefonit se ma ka thënë shoqja Balluku dhe dritën e frigoriferit e kam stakuar se na ka thënë ajo shoqja. Edhe këtë prizën e majtofonit ja kam vënë atë mrrokllën, dhe prap pse i kam ato fotovoltaikët të deklaruar te ty, prap nuk ndizet lavatricja as dushi.
Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në Kuvend në debate për rindërtimin. Deputeti i qarkut të Durrësit, Igli Cara akuzoi se procesi i rindërtimit ende nuk është mbyllur pas 7 vitesh.
“Në Durrës procesi i rindërtimit, nëse flasim për ato që na janë bërë dhuratë, janë futur tani pas 7 viteve vetëm se atë pjesë që kishte për detyrë qeveria, të lidhte ujin dhe energjinë, nuk bëhej. Sot kemi denoncuar raste kur ky proces është abuzuar duke bërë investime në letra dhe jo në terren. Prandaj kemi kërkuar komision hetimor, si në parlament dhe në këshillin bashkiak të Durrësit. Kemi shkolla të papërfunduara. Kemi një gjimnaz, kryesorin në Durrës, ka 7 vite që nuk është rindërtuar. Nxënësit e bëjnë shkollën me 2 turne”, tha Cara.
Përgjigjen e mori nga Taulant Balla, i cili tha se 7 vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntor 2019, 90% e procesit të rindërtimit është mbyllur. Balla solli në vëmndje maskarën e Gërdecit, duke thënë se është shembulli që tregon ndryshimin mes qeverisë së PS dhe mënyrën se si ka qeverisur PD. Balla tha se Gërdecin e hodhën në erë, vranë 26 persona dhe nuk nërtuan asnjë shtëpi, por e mbyllën historinë me ca para në dorë.
“Çdo shkollë sipas jush e parindërtuar pas tërmetit, por 44 shkollat e tjera që janë ndërtuar pse nuk i thua ti? Europa, Europa, me ju do shkojmë s’kemi ca bëjmë. Është fakt 44 shkolla të reja vetëm në bashkinë Durrës nga kjo qeveri pas tërmetit. Ju u ankuat për 1, unë po flas për 44. E di ti, se sa apartamente u janë dhënë qytetarëve vetëm në Spitallë, 570 apartamente. Është fakt, vetëm në Spitallë, tani të vish e të bësh gjithë atë zhurmë, unë nuk e di emrin e asaj shkollës, por di shifrat që ka dhënë qeveria. 44 çerdhe e kopshte të ndërtuara në Kamëz, të reja, akull të reja, projektet janë të BE. Nuk e shoh Xhelalin, se do jetë duke mbledh ndonjë për nesër, të ftoj t’i vizitojmë të gjitha shkollat e Kamzës. Në Vorë 404 apartamente të reja, na kanë mbetur edhe 60, kanë mbetur për një çështje shpronësimi. Ky është dallimi mes nesh dhe jush, se si u qas qeveria juaj më 15 mars të 2008-ës, ishte një fatkeqësi e shkaktuar, presim ta thotë drejtësia, që vajtët e mbushët gërdecin plot me barut, e hodhët në erë, dëmtuat dhe vratë 26 njerëz të pafajshëm, qindra të plagosur dhe banesa të dëmtuara, shkuat u dhatë ca lek në dorë, as shpëti nuk ndërtuat, asgjë nuk bëtë. Ne jemi tek 90% pas 7 vitesh. Ky është fakt për mënyrën se si kjo qeveri qaset dhe i qëndron angazhimeve të veta. Ti si deputet i Durrësit, pavarësisht klisheve politike, e para duhet të falënderojmë ata që mbështetën qeverinë, vendet mike që në prag të një fatkeqësie tjetër botërore, pak ditë para se të mbylleshim në 2020-ën në përballje me COVID, falë kryeministrit Rama, Shqipëria mblodhi 1 mld euro mbështetje, një pjesë e madhe ishte grant”, iu përgjigj Balla.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’ në kryeqytet ku një pallat i kompleksit ‘Arlis’ u shkrumbua nga flakët. Tabaku thotë se qeveria është pjesë e zinxhirit përgjegjës për licencimin e atij objekti, punimet e të cilit ishin jashtë standardeve minimale të sigurimit të jetës për qytetarët.
“Fati ishte që nuk kishte viktima, nuk d.m.th. që kjo histori kanë mbaruar mirë. Banorët kanë shpëtuar për pak. Ky është paralajmërim, është zjarri i dytë në një kohë të shkurtër. Jo për rastësinë e një efekti por për mënyrën sesi këto zjarre përhapen e dalin jashtë kontrolli. Një sistem ndërtimin e kontrolli sot nuk funksionon, kriminal. Në letra gjithçka sipas standardeve, në realitet një ndërtim që nuk ka logjikën minimale të sigurisë. Një fasadë që lejon përhapjen e flakëve. Një strukturë që në vend t’i mbrojë, ekspozon banorët ndaj rrezikut. Si është e mundur që një ndërtesë ka kaluar të gjithë filtrat ligjorë, si askush nuk e ka parë, apo dikush e ka parë, ka dhënë atë leje dhe nuk ka reaguar. Këto nuk janë raste të izoluara. Në 2-15-2025, janë 9.9 mln metra katrorë leje ndërtimi vetëm në Tiranë. E këtu nuk kemi të bëjmë me rritje, pro me shpërfytyrim urban që rrit çmimet në majë ndërkohë që cilësia e ndërtimit është në nivelin më qesharak të mundshëm. Bëhet fjalë për një zinxhir përgjegjësish që duhet të hetohet nga fillimi në fund. Kush e mban përgjegjësinë sot? Duhet të ngrihet një grup i përbashkët pune për tu bërë një bilanc i dëmeve. Një hetim i plotë mbi lejen, kolaudimin, standardet e ndërtimit, cilësitë e punimit. S’mund të presim për viktima për të kuptuar se cfarë nuk shkon”, tha ndër të tjera Tabaku.
Në listën e diskutuesve të Kuvendit, Belinda Balluku renditet si ministre, edhe pas shkarkimit të saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë e evidentoi Klevis Balliu, i cili duke tundur listën, pyeti tërë kureshtje për Ballukun.
“Në rend të ditës na keni futur si ministre Belinda Ballukun: na informoni nëse vazhdon të jetë ministre, a vazhdon të marrë akoma rrogën?”, tha Balliu.
Veç Ballukut, vërehet se në listë janë edhe emrat e Elisa Spiropalit dhe Pirro Vengut në cilësinë e ministrave. Para ndryshimeve të fundit të kabinetit qeveritar, ata mbanin përkatësisht rolet si ministre e Jashtme dhe ministër i Mbrojtjes.

Në nisje të fjalës të saj, teksa opozita s’u përmbajt me komente, deputetja socialiste Bora Muzhaqi ia ktheu shpejt e qetësisht përgjigjen kryetarit të PD, Sali Berishës ‘duke ia ngrirë’ buzëqeshjen.
“I nderuar, ke këtu qëkur kam lindur unë. Të lutem, më dëgjo se kushedi kam diçka interesante për të thënë, me siguri kam diçka interesante për të thënë, më dëgjo me qetësi”, tha Muzhaqi.
Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje që të ndalohet me abuzimin e çmimeve, duke veçuar edhe abuzimet me produktet e importit. Ai nënvizoi se për domaten, “produktin hit”, çmimet për qytetarët kanë qenë 5-6 herë më të larta sesa çmimet e importit dhe zhdoganimit.
“Kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet në treg kanë qenë të justifikuara me këtë fakt. I jam drejtuar Drejtorisë së Doganave, veçanërisht për produktin që u bë hit, domatja. Ka dy zëra, domatja dhe domatina, të ardhura nga Greqia, Italia, Serbia dhe Turqia, ky ka qenë importi kyç yni. Janë diku te 2500 ton në harkun janar-mars, por çmimet që janë importuar dhe zhdoganuar të habisin. Numrat janë 5-6 herë më të lira sesa qytetarët kanë blerë në treg produktin domate. Ky është një abuzim skandaloz në një treg ku nuk qarkullon faturë fiskale. Prodhimi bujqësor duhet mbështetur tani ndryshë në korrik-shtator do të vazhdojmë të importojmë! Duhet të ndalet abuzimi me çmimet e perimeve dhe frutave! Edhe në kushtet e importit është skandaloz dhe për fat të keq prodhimi vendas i ndjek të gjithë me radhë”, tha Braçe.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dhe veprimtarinë e Call Center-ave, të goditur së fundmi nga SPAK. Berisha tha se personat që fshihen pas tyre, mbrohen nga shteti dhe u vjedhin pensionet të moshuarve në vendet e Evropës.
“Parlamenti nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptare, por përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve, interesave, pasurive, taksave të tyre. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Këto ditë në qytetet e Shqipërisë, me qindra e qindra ta ashtuquajtura call center-a, vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda. Hijena të vërteta nga salla të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Spanjë, në një aktivitete fund e krye të mbrojtur nga shteti. Ata call center që në javë vjedhin 30 mln euro me mashtrim të pensionistëve të vendeve të tjera”, tha Braçe.
Ndërsa mori fjalën në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se aktiviteti i call center-ave nuk është risi, por është e nevojshme që në rastet e krimit, të cilin e quajti individual, të ndalohet nga autoritetet.
Gjithashtu i tha opozitës se nuk mund të përmendë emra të përveçëm të mazhorancës, kur kjo e fundit mund të mos ketë asnjë dijeni për çfarë ata bëjnë. Sa për akuzat kundrejt sektorit të ndërtimit, Braçe nënvizoi se nuk mund të damkoset në mënyrë kolektive.
“Ky nuk është një krim shtetëror, është një krim individual i personave që merren me këtë aktivitet kriminal. Është një fenomen që turpëron dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në raport me vende të BE që janë treguar bujarë me këtë vend. Mënyra si tregohen ngjarjet është abuzive, është histori e denjë dhe për Hollivudin. Unë s’kam ndërmend të merrem me filma, vazhdimisht në këtë sallë do të merrem me fakte, deri në fund. Do ju kërkoja që kur flisni për mazhorancën, duhet të dini që mazhoranca mund të mos dijë gjë fare për emrat që përmenden këtu dhe s’e ka për detyrim. Unë as e njoh fare këtë ndërtuesin, as e di kush është, as e kam takuar në jetën time dhe kam pasur shumë dëshirë t’i rri përballë kur zë trotuare. Është e thjeshtë të damkosësh një sektor të tërë dhe të thuash ndërtimi është sektori i kriminalizuar dhe duhet të kemi parasysh që në ndërtim ka një sektor publik dhe një privat që gjithsecili nga ne mund të ketë rezerva, por duhet të ketë parasysh numrat zyrtarë dhe mos të bëjmë pis në mënyrë kolektive”, tha Braçe.
Anulimi i Garës për Portin e ri të Durrësit në Porto Romano me vlerë 400 milionë euro kur ajo po shkonte drejt fundit, pas tërheqjes së kompanisë për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi është normale për projekte të tilla madhore.
“Ministri as nuk e bën e as nuk e anulon tenderin. Ka pasur 2 procedura, në të fundit ka pasur 5 subjekte që kanë aplikuar, janë të gjitha kompani ndërkombëtare. Ka pasur një subjekt që është kaluar në fazën përmbyllëse, por me të drejtën e tij ai është tërhequr. Marina e Durrësit nuk e impakton operacionalitetin e portit të Durrësit”, tha Karakaçi.
Interpelanca e kërkuar nga deputeti Erald Kapri ishte planifikuar që të zhvillohen me kryeministrin Edi Rama, por për shkak të një vizite në Itali e Spanjë, ai e delegoi tek ministri i linjës. Kapri kërkoi shpjegime se pse porti i ri i Porto Romanos do të jetë më i vogël sesa aktuali, ndërsa Karakaçi e mohoi këtë duke dhënë shifra.
“Ndërtimi i kësaj vepre rrezikohet për shkak të shkatërrimit të portit të Durrësit qoftë me heqjen e portit aktual për ta kthyer në një shesh ndërtimi për të shitur apartamente qoftë dhe me portin e ri me kapacitet më të vogël. Pra këtu ka një problem”, tha Kapri.
“Porti aktual është pamundur të zgjerohet përtej kufijve ekzistues. Porti i ri është projekt i mirëmenduar, i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. Kapaciteti i portit është për të menaxhuar maksimumi 200 mijë kontejner, jemi në kufirin maksimal. Porti i ri ka kapacitet 600 mijë kontejner deri në 1 milionë kontejner”, tha Karakaçi.
Shqetësimeve që Durrësi mund të mbetet pa port për shkak se nga njëra anë kanë nisur punimet e Marinës dhe nga ana tjetër nuk ka ende një fitues për Porto Romanon, Karakaçi iu përgjigj prerë se Porti aktual nuk do të zhvendoset pa qenë gati Porti i ri.
"E së fundmi ndoshta që ka dhe një element që është e nevojshme ta theksoj ë Marina e Durrësit nuk e impakton në asnjë moment operacionalitetin e portit të Durrësit. Pse e para faza e punimeve pra faza aktuale nuk cenon siç e thashë asnjë aktivitet të përpunimit të mallrave. Tashmë gjithë faza e parë i është dhënë subjektit Marina Durrës dhe porti i Durrësit vazhdon aktivitetin krejtësisht normalisht. Ndërsa në kontratën bazë që është edhe miratuar këtu dhe ju ftoj që edhe mund ta shikoni është që faza e dytë fillon vetëm pasi porti i Durrësit transferohet në portin pasardhës. Si e tillë në asnjë moment Shqipëria nuk rri pa port në Durrës dhe faza e dytë vijon vetëm pasi të zhvillohet porti në Poro Romano”, tha Karakaçi.
Gara për portin e ri tregtar të Durrësit që do të bëhet në Porto Romano ende nuk dihet se kur do të rihapet, ndërsa kur ajo u anulua pak muaj më parë kreu i qeverisë Edi Rama tha se faktorë të jashtëm nuk duan që porti të bëhet.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohet në një moment të dytë.
“Me mirëkuptimin e dy palëve, kjo interpelancë do të zhvillohet në një seancë të mëvonshme”, tha Peleshi.
Ndryshimi i orarit të fluturimit ka bërë që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, të mos jetë prezent në interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO, sqaroi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
“Lidhur me interpelancën urgjente, për arsye objektive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.
Nufi ishte për vizitë zyrtare në Kroaci. Ai duhet të kthehej pasditen e së mërkurës, por nuk mundi për shkak të grevës së kompanisë ‘Lufthansa’.
Gjithashtu, nuk është e pranishme as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.
“Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.
Në këtë pikë, doli në krah të opozitës edhe kryeparlamentari Peleshi, i cili tha:
“Ndaj të njëjtin qëndrim me opozitën, interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër. Ministri duhet të respektojë Kuvendin e Shqipërisë dhe të jetë këtu”, u shpreh ai duke nënvizuar se rasti i Nufit bën përjashtim për shkak se bëhet fjalë për një incident.
Deputeti i PD Saimir Korreshi komentoi ndryshimet e propozuara nga PS për rregulloren e Kuvendit, konkretisht për shkurtimin me 5 minuta të fjalës, duke ironizuar deputetët e rinj, për të cilët Korreshi thotë se ‘janë mërzitur se flasin deputetët nga 10 minuta’.
Ndër të tjera Korreshi kërkoi prezencën e ministres së Shëndetësisë Evis Salla në seancë për të diskutuar për kushtet sot në spitale.
“Ju vërtet na thoni hajde ta shohim rregulloren, por rregullorja është si e si të ulë kohën e deputetëve duke folur se mërzitën kolegët e rinj që flasim ne 10 min, si organet kushtetuese të mos flasin më këtu pas i dhënë ju leje te konferenca e kryetarëve. Për procedurë, orë ia keni numrin e telefonit ti thërrisni asaj ministres së Shëndetësisë. Me vërtet ka ikur në Evropë, por duhet ti them që nuk hyhet në Evropë, pa pambuk, jodio e doreza në spitale. Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes. Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarë të gjithë fierakët. Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic. As kur nuk ka ashensor për tu ngjit në kat të 3 që po lindin gratë shkallëve. Nuk ka ashensor të pediatria, urgjenca në kat të 4. Burrë e grua e bëjnë me radhë nga 2 kate se japin shpirt rrugës. Llapma jo e jo”, tha Korreshi.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, hodhi një propozim në Kuvend që pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës (që vendoset e fundit në axhendë), të rikthehet për t’u zhvilluar në fillim të seancës.
“Kam një propozim: meqë jemi në moment ndryshimesh në rregullore, a jeni dakord që ta rikthejmë këtë 1 orë për çështje jashtë rendit të ditës në fillim të seancës siç e kemi pasur dhe ta fusim në hulli të rregullores? Këtu qenka shkrehur fare nga krahu juaj, por... ka ndonjëri... qenka z. Korreshi, anëtar i Këshillit të Rregullores, mendon që na bën sens të zhbëjmë vendimin që bëtë ju në mënyrë të njëanshme në shkurt 2011 dhe ta rikthejmë”, tha Balla.
Deputeti Arjan Ndoja i kërkoi Niko Peleshit që të vendoste rregull në parlament. Ai i tha se nëse palët e secilës forcë nuk flasin për çështje të rendit të ditës, duhet t’u ndërpritet fjala.
“Për të vendosur rregull në parlament, duhet t’i referoheni rregullores, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ju keni autoritetin dhe detyrën kushtetuese, ligjore dhe në bazë të aktit që rregullon marrëdhëniet e Kuvendit, të mos tregoheni konformist, as emocional për të menduar më shumë se ç’duhet, por për të marrë vendime. Nëse s’bëhet fjalë për çështje të rendit të ditës, ndërpritjani fjalën kujtdo, qoftë të forcës suaj, qoftë forcës sonë. Nuk mjafton vetëm prezenca e znj. Ismaili, por edhe e ministrave të tjerë që të bëjmë një punë që të jetë e dobishme edhe për publikun”, tha Ndoja.
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka ngritur në Kuvend rastin e zjarrit që shkrumboi pallatin te Arlis. Ai bëri thirrje që çdo banor të rimbursohet nga dëmet dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar ngjarjen. Sipas tij, në Kuvend do duhej të ishte futur në rend dite me urgjencë diskutimi për sigurinë e termoizolimit.
“U urojmë banorëve të kalojë sa më shpejt, të bëhet çdo përpjekje për të rimbursimin të gjithë dëmin,. Këto lloj tragjedish, puna më e madhe duhet bërë për ti shmangur se sa për ti rimbusuar. Kërkoj të futet në rend dite me urgjencë diskutimi për gjendjen dhe sigurinë e termoizilimit në Shqipëri. Për të parë të gjitha ndërtimet a janë në sigurinë e duhur,. Nuk mund të rrimë të qetë, ndërkohë votuesit tanë jetojnë në pallate që mund të kthehen në tragjedi në shumë pak minuta. komision hetimor për të verifikuar ngjarjen tek pallati “Arlis”, tha Xhaferri.
Deputetja e PD Ina Zhupa e cilësoi edicionin e 4-t të Samitit të Diasporës një aktivitet me karakter propagandistik. Zhupa u shpreh se mënyra si është konceptuar dhe zhvilluar samiti ka qenë problematike dhe, sipas saj, diaspora është injoruar në disa raste. Ndër të tjera, deputetja e opozitës tha se opozita ka qenë e përjashtuar nga ky organizim.
"Mënyrën sesi i kishit organizuar samitin e diasporës, do t’ju ftoja, që komisionit turizmit dhe të kulturës le t’ia hiqni diasporën për aq kohë sa e keni injoruar kuvendin, për aq kohë sa qeveria nuk e pa të nevojshme të përfshinë Komisionin parlamentar të Diasporës. E kthyet në samit propagandistik”, tha Zhupa.
Ministri Ferit Hoxha tha se samiti i 4- ka qenë një sukses duke shtuar se “asnjëherë më parë është trajtuar spektri më i gjerë i çështjeve që kanë rëndësi për ne dhe diasporën. Diaspora është vazhdim i Shqipërisë jashtë vendit, e duam aktor. Kemi bërë dialog. Kurrë s’ka bërë vaki të kemi panele të tilla”.
Ndër të tjera Hoxha tha se opozita nuk i përjashtuar nga asnjë organizim ndërsa ra dakord se ka më shumë vend për komunikim.
“Çdo diskutim për anëtarësimin e Shqipërisë është i mirëpritur. Jam dakord me nevojën për më shumë komunikim në kuadër të transparencës. Jemi të angazhuar, në një proces kombëtar që do të vijojë për integrimin. Jam dakord që në këtë proces jemi bashkë për të ndërtuar, askush nuk është i përjashtuar apo i tepërt”, tha Hoxha.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në fillim të seancës plenare shqetësimin për mungesën e transparencës në procesin e integrimit europian, duke kërkuar sërish zhvillimin e një debati parlamentar të plotë dhe të hapur mbi këtë çështje.
Në fjalën e saj për procedurë, Tabaku theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian nuk mund të trajtohet si një proces teknik i mbyllur, por si një proces thellësisht politik dhe me interes kombëtar, ku qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen. Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga praktikat e vendeve të tjera të rajonit, si Serbia, ku pozicionet negociuese publikohen dhe diskutohen, në Shqipëri mungon çdo informacion për publikun dhe për vetë deputetët. Tabaku tha se opozita është e përjashtuar nga ky proces.
“Ky nuk mund të jetë një proces që zhvillohet me prezantime PoëerPoint. Është një proces politik dhe qytetarët shqiptarë duhet të dinë se çfarë po negociohet në emër të tyre,” u shpreh ajo.
Në vijim të fjalës së saj, Tabaku ngriti pikëpyetje konkrete mbi disa çështje të ndjeshme që lidhen drejtpërdrejt me standardet europiane dhe procesin e integrimit. Ajo përmendi ligjin për portet turistike strategjike, për të cilin opozita ka ngritur shqetësime për mungesë gare dhe cenim të konkurrencës, duke pyetur nëse këto tema janë reflektuar në diskutimet e negociatave me Bashkimin Europian.
Jashtë parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po negocion për anëtarësimin në BE duke u bazuar në lobime korruptive. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk publikon asnjë informacion nga takimet në Bruksel dhe opozita njoftohet vetëm nga miqtë e saj. Berisha bëri thirrje që vendet europiane të denoncojnë këtë praktikë.
“Shqipëria është i vetmi vend që negocion bazuar në lobime korruptive dhe jo në parimet themelore të pëcaktuara nga BE për procesin e integrimit. Franca, me lobimin korruptiv të saj, arrin të përjashtojë plotësisht shqiptarët nga procesi i integrimit. Nëse serbët, maqedonasit, marrin informacion të saktë pas çdo takimi në Bruksel, qeveria shqiptare nuk publikon qoftë edhe një fjalë të vetme në ato mbledhje që vendosin për fatin e integrimit të të gjithë shqiptarëve. Opozita merr vesh nëpërmjet miqve të saj në takimet e COELIA-s sepse qeveria nuk jep asnjë njoftim. Ky s’është proces i mbyllur, përfaqësuesi merr pjesë të mos i thotë asnjë fjalë vendit të tij përveç kryeministrit. Shqipëria s’e bazon procesin e integrimit në transparencë e gjithëpërfshirje, por në lobime të turpshme korruptive. I bëj thirrje Komisionit Europian, BE, vendeve europiane të denoncojnë këtë praktikë të turpshme”, tha Berisha.
Ai foli edhe për pranimin e kërkesës së tij nga GJKKO që kryeministri Rama të thirret si dëshmitar në dosjen “Partizani”, në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës. Berisha kërkoi që seancat të bëhen në prani të mediave.
“Thirrja e tij, unë them që çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës në ato akte. Do të jemi ballë për ballë, i thoni të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa media, të kërkojë mediat aty, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ta shohin shqiptarët cili është Edi Rama. E pres të shkojmë. U them ta afrojnë. Populli e pret këtë”, përmbylli Berisha.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të rikthejë naftën pa taksa për fermerët.
“Ky parlament nuk mund të ketë, në qoftë se mban parasysh interesin e qytetarëve shqiptarë, në axhendë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që ky parlament duhet të debatojë dhe t’i japë zgjidhje është çështja e naftës. Kreu i juaj u deklaroi socialistëve në Lushnjë se Europa nuk subvencionon më naftën. Një mashtrim të turpshëm, të paskrupullt dhe ju që qeshni, ju bëni skllavin këtu.
Sepse sfidoj çdo njeri dhe çdo shqiptar, të gjejë një vend të vetëm anëtar të BE që të mos subvencionojë naftën për fermerët. Përkundrazi, Gjermania e rriti këtë vit subvencionin dhe mundet edhe vendet e tjera. Të shkosh dhe të deklarosh vetëm pse janë socialistë dhe mund t’u thuash çdo gjë, se Europa nuk subvencionon më naftën, bën një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40 përqind të shqiptarëve, që ç’është e vërteta është pjesa që djersin më shumë, që sakrifikon më shumë qoftë për kafshatën, qoftë për prosperitetin e vet dhe të vendit.
Ndaj dhe ju që jeni këtu, ose gjeni një vend në BE që nuk jep subvencione nafte, ose damkoseni drejtuesin tuaj si një mashtrues ordiner, që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim dhe vendosim këtu të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik. Ju e morët vesh se u pakësuan me 40 përqind linjat e autobusëve, ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që të subvencionojmë fermerët. Vijnë miliarderët e naftës dhe e marrin me 600 lekë naftën, dhe ata kanë rëndësi në ekonomi se hapin shishe shampanje me Ramën. Po ky është turp mo, a përfaqësoni ju apo ata fermerë apo jo? Duhet ta hedhësh në votim këtë çështje”, tha Berisha.
Berishës iu përgjigj ministri i Bujqësisë Andis Salla, i cili tha qeveria ka hartuar një skemë të re për mbështetjen e fermerëve me 52 mln euro nga buxheti i shtetit. Salla tha se qeveria ka akorduar mbi 100 mln për fermerët që do të jenë këtë vit për subvencionet dhe pagesa direket për të ndihmuar fermerët dhe për të çuar sektorin në një hap tjetër.
“Për fermerët shqiptarë, është një skemë e cila e kemi përafruar me Bashkimin Europian. Është një skemë e cila është nga buxheti i shtetit 52 milion euro, në rritje nga viti i kaluar. Dhe përveç kësaj, kemi një minimum 15 milion euro të vendosur për 10%-shin e kompensimit të çdo fature, të cilën ai që punon tokën do të marri kompensimin në çdo produkt bujqësor dhe kjo shkon midis 45 deri në 50 milion euro si llogarive tona.
Prandaj qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 milion euro për fermerët shqiptarë, të cilët do të jenë këtë vit vetëm për subvencionet dhe të pagesat direkte, për të ndihmuar fermerët dhe për ta çuar sektorin në një hap tjetër. Vetëm me skemën e re që kemi përafruar, nga 1 metër tokë deri në 300 e 400 hektar, që ne kemi shifër më të madhe, çdo fermer në Shqipëri merr subvencion nga qeveria shqiptare.
Prandaj ne duhet që me sektorin bujqësor të jemi paralel dhe po ecim me një shifër shumë të mirë midis fermerëve, përpunuesve dhe agropërpunuesve, të cilët e kemi në funksion të plotë dhe po ndërtojmë bashkë me bashkitë SHBB të përbashkëta, në mënyrë që sektori i bujqësisë të eci me një ritëm tjetër.
Dhe dua që nga këtu sot ne të flasim për skemën kombëtare. Ne do ta bëjmë publike për pak ditë. Do të jemi në të gjithë qarqet e Shqipërisë për të sqaruar fermerët dhe për t’i orientuar ata që të bëhen pjesë e paketës tonë kombëtare”, tha Salla.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës dhe kalimin për shyqrtim në seancën pasardhëse të projektligjit Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar". Kërkesa e tij u miratua dhe me votat e opozitës.
PD e konsideron këtë projektligj, nismë e Ballës, si një shërbim që po i bëhet shoferit të kryeministrit Edi Rama. Balla e mohon duke thënë se mashtrimet që hidhen për Gardën e Republikës janë një turp dhe se ato meritojnë respekt.
Taulant Balla: Nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debat dhe të vish këtu të thuash ndryshe; kjo është shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Në cilësinë e kreut të grupit kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Nuk është e vërtetë ajo që u tha.
Garda është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Punonjësit e Gardës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe çdolloj akuze apo insinuate dhe shpifjeje ndaj Gardës është e ulët.
Garda i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je në qeveri apo opozitë. Kryetari i Kuvendit i qëndroj propozimit tim. Është një praktikë pune, se kemi shumë çështje të tjera; kjo të kalojë në seancën e datës 23.
Komente











