TIRANË- Kuvendi u zgjua i rrethuar me gardh sigurie dhe forca të policisë. Organizatorët e protestave në Tiranë kishin lajmëruar një tubim herët në mëngjes, ndërsa Kuvendi niste në mesditë seancën plenare.

Zgjimi herët dhe shpërndarja rreth e qark Parlamentit me qëllimin për të pritur me vezë deputetët.

Duke pritur ligjvënësit, edhe pak argëtim duke luajtur me letra.

Të zhvendosur para Kuvendit, në një moment bllokuan edhe qarkullimin e makinave në rrugë.

Sapo mbërritën makinat e deputetëve socialistë, një grusht protestuesish, edhe më pak se sa forcat e policisë, nisën t’i qëllojnë me vezë.

PD e cila theu bojkotin e dy seancave të kaluara zgjodhi t’i bashkohet Kuvendit duke ecur në këmbë nga selia drejt Kuvendit përmes kalasë. Të prirë nga Berisha, parakalimi i tyre u shoqërua me thirrjet kundër të protestuesve jashtë gardhit të policisë, dhe disa goditje me vezë, që për shkak të distancës së largët nuk mbërritën të preknin opozitarët.

Organizatorët kishin lajmëruar një protestë simbolike, në të cilën nuk do sulmonin deputetët, por zgjodhën t’i vinin në punë bikerinat me vezë, madje këtë radhë, të personalizuara me emrat e deputetëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Sulmi me vezë ndaj deputetëve, reagon Braçe: Dhuna është krim, jo e drejtë themelore (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të gjuajtjes me vezë të deputetëve nga protestuesit para nisjes së seancës së sotme plenare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Braçe e cilëson  të papranueshëm dhe jashtë çdo të drejte themelore, sulmin fizik ndaj deputetëve.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të sulmojë fizikisht një tjetër, duke theksuar se veprime të tilla nuk mund të justifikohen në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ai kritikoi edhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, për justifikimin sipas tij për të legjitimuar akte të tilla, duke nënvizuar se në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që gabon bëhet përmes votës dhe drejtësisë, jo përmes dhunës.

Deklarata e plotë e Braçes në rrjetet sociale

TË SULMOSH TJETRIN FIZIKISHT-DHUNSHËM,

NUK HYN NË LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË TUAT, TË NJERIUT! JOOOO!

Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune, ku një grusht njerëzish mendojnë se të sulmosh fizikisht-dhunshëm tjetrin hyn në të drejtat e tyre; NUK DUHEN NDALUAR TA BËJNË, SE JU KUFIZOHET LIRIA!

Dëgjoja sot kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ta justifikonte për të disatën herë – për herë të parë e lexova ta bënte në një grup – sulmin fizik si pjesë të lirive e të drejtave të atij që e ndërmerr dhe reagimin ligjor ndaj tij si padrejtësi.

JOOOO, NUK ËSHTË KËSHTU!

Cilido, i zakonshëm apo nën mandate kushtetuese, bën mirë ose jo, gabon, shkel ligjin apo bën faj.

Për të reaguar ndaj tij, ky sistem demokratik që kemi ka legjitimuar VOTËN politikisht dhe DREJTËSINË ligjërisht.

Kjo është bota ku jetojmë ne, në Evropë.

Sulmi fizik e i dhunshëm  qëllesa me gurë e dikujt kundër një tjetri apo të tjerëve është instrument i një bote tjetër, ku ekstremizmi i dhunshëm është sistem politik, fuqi politike e pushtet politik.

Në këtë vend ka pasur luhatje të mëdha, kohë pas kohe, se cilën botë duhet të zgjedhim; jo shumë kohë më parë, tjetri, të tjerët u sulmuan dhunshëm mu në bulevard dhe U VRANË; edhe atë u justifikua si e drejtë e shtetit për të marrë jetën!

I kemi ikur asaj zgjedhjeje dhe kemi bërë mirë!

Ndaj ka shumë rëndësi që dhuna, sulmi fizik, të konsiderohen siç janë: KRIM, jo e drejtë themelore e dikujt kundër një tjetri njeri!

Ora 12:16
VIDEO/ Berisha rikthehet në Kuvend, tenton t’u 'fshihet' protestuesve! Hyn nga ana e rrethuar me barriera metalike

Edhe pse protestën e ka përkrahur, Sali Berisha nuk zgjodhi të kalonte mes protestuesve ‘të armatosur’ me vezë për të hyrë në parlament, pas vendimit për t’u rikthyer në seanca.

Ai kaloi nga ana e pedonales, e cila është siguruar nga policia që ka vendosur edhe gardhe metalike.

Ora 12:13
Protestuesit 'personalizojnë' vezët me emrat e deputetëve para Kuvendit

1784542389_vezetedeputeteve.png

Teksa deputetët e PS po shkonin drejt godinës së Kuvendit, makinat e disa prej tyre janë qëlluar me vezë.

Madje protestuesit kanë shkruar mbi vezë edhe emrat e disa depuetetëve, mes tyre: Ulsi Manja, Besart Xhaferri, Luçiano Boçi, Milva Ikonomi, Oerd Bylykbashi, Tedi Blushi

Ora 11:51
Protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Kumbaros dhe Çuçit

 

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinën e ministres së Arsimit Mirela Kumbaros dhe atë të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës Bledar Çuçit teksa po shkonin te Kuvendi.

Një ditë më parë protestuesit deklaruan se do të ishte një protestë paqësore.

Ora 11:45
Protesta para Kuvendit, qytetarët sulmojnë me vezë makinat e deputetëve

 

Me breshëri vezësh janë sulmuar makinat e deputetëve ndërsa futen në Kuvend për seancën plenare. Një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë para godinës së Kuvendit.

Ora 10:37
Policia sposton protestuesit te Kuvendi, i nxjerr jashtë rrethimit me gardh metalik

 

Policia ka spostuar protetsuesit dhe i ka nxjerrë jashtë një rrethimi me gardh metalik të vendosur te Kuvendi, i cili në 12:00 do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Protestuesit janë spostuar pa bërë rezistencë.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sami: 20/07/2026 20:34

    Leket per te bler veze i paguan zeni dhe ze holli se nuk ju mungojn leket atyre populli vuan per te jetuar keto maskarenj Tallin bythen me leket e vjedhura

    Përgjigju
  • Flamur Myftari: 20/07/2026 19:17

    Po lekēt pēr vezēt kush ja jep ktyre fekaleve ku i gjejn lekēt se kta skan pun skan shpi e mezi han buk. A sa idjot jan kto lloi jashqitjesh.

    Përgjigju
  • Ted: 20/07/2026 12:28

    Po maqinat e deputetëve hajdutër të PDsë a janë gjuajtur me vezë?

    Përgjigju
  • tefik: 20/07/2026 10:12

    keta s'kane buke me honger,ndersa leke per veze kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09

    Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?