TIRANË- Deputetët i shpëtuan vezëve e domateve të protestueseve, por jo gjuhës së ashpër të njëri-tjetrit në parlament. Qartazi PD e PS ndaheshin në qëndrime të ndryshme, duke akuzuar njëra tjetrën se po i fshihen mllefit dhe urrejtjes së qytetarëve.
“Taulant rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin me vezë, e di që e ke të shtrenjtë. E keni kërkuar ju mbrojtjen? Frika juaj nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj qytetarëve! Nëse keni frikë nga qytetarët, mos hajdeni në Kuvend! Fshihuni”, i tha Bardhi-Ballës.
“Nuk e mbush dot as nuk e kënaq dot kostumin tim”, iu përgjigj Balla.
Opozita në bllok hodhi akuza për dhunë ndaj protestuesve dhe kërkoi që të merren parasysh kërkesat e tyre.
“Dënoj egërsinë ndaj protestuesve të narko policisë. Sot kuvendi duhet të vendos fundin, krijimin e qeverisë kujdestare. Nuk keni më të drejtë të qeverisni, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestave”, tha Sali Berisha.
“Urdhërohen 2 mijë punonjës policie të dhunojnë qytetarët! Çfarë Kuvendi është ky? Ky nuk është Kuvend, është strehë, bunker i atyre që dhunojnë qytetarët!”, tha Bardhi.
“U ndjeva jashtëzakonisht keq duke hyrë në parlament kur shikon qytetarë që protestojnë dhe sulmohen nga policia. Ndërkohë që flasim, dalin pamje të qytetarëve që janë djegur”, tha Jorida Tabaku.
Përgjigjen u dha kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili i kërkoi dmeokratëve të distancohen nga aktet e dhunshme, duke theksuar se në asnjë rast nuk do ta tolerojnë dhunën ndaj Policisë së Shtetit. Balla tha se aktet e dhunës janë të organizuara nga persona të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.
“Shprehim solidaritetin me katër punonjësit e policisë të plagosur. Është keqardhje që PD jo vetëm nuk e dënon dhunën, por bie pre e një solidariteti të turpshëm me disa terroristë. Persona të identifikuar prej nesh me lidhje të qartë me Gardën Revolucionare të Iranit janë organizatorët kryesorë të akteve të dhunshme. Kush ngre dorë ndaj policisë, ngre dorë kundër shtetit”, deklaroi Balla.
Reagimi i policisë u mbrojt nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili tha se efektivët po veprojnë sipas ligjit dhe se gazi lotsjellës i përdor për të shpërndarë protestuesit është i certifikuar. Opozitarëve u bëri thirrje të largojnë nga protesta njerëz me kapuça.
“Lamllari duhet të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta që po ju shkaktojnë djegie trupi. Ambulancat shkojnë e vijnë”, tha Agron Gjekmarkaj.
“Janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga BE dhe SHBA. Largoni njerëzit me kapuçë që aty para se t’i largojë policia! S’keni asnjë të drejtë të pretendoni se përfaqësoni njerëzit aty!”, tha ministri.
Socialistët ironizuan demokratët të cilët sipas tyre nuk i dëgjojnë thirrjet ‘Berisha në burg’
Mes përplasjeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, u regjistrua një midis Ardit Bidos dhe Jorida Tabakut. Duke iu referuar një fraze të Tabakut, Bido tha se e vërteta qëndron ndryshe pasi të dy deputetët hynë bashkë në Kuvend dhe s’pati asnjë thirrje “parlament i krimit” siç pretendon demokratja.
Ardit Bido: Ky Kuvend e ka humbur kontaktin e vet me qytetarët, e ka humbur sepse dita më interesante e javës është vendosur nga e enjtja e parlamentit në të mërkurën e përgatitjes së reels-ave. E dëgjova më parë kolegen që e vlerësoj, Jorida Tabakun që thoshte sesi hyri me qytetarët që thërrisnin “parlament i krimit”, etj. Në fakt, ne hymë bashkë nga hyrja nga “Toptani”, nuk kishte asnjë njeri andej, ishte vetëm një i Lëvizjes Bashkë që thoshte “parlament i krimit.” Se ku u dëgjuan këto “parlament i krimit”, unë nuk e di.
Tabaku përsëriti fjalët e saj të mëparshme që socialistët të dalin në protestë dhe të shohin si do të reagojnë qytetarët ndaj tyre.
Jorida Tabaku: Të dalë një nga ju atje përjashta, ta provojë dhe të shohë sesi sillen me ju. Hymë të dy bashkë në parlament dhe u morën me ju, asnjë fjalë kundër meje. S’kanë asnjë shqetësim me opozitën. Asnjë shqetësim. “Rama jepe dorëheqjen”, thonë. Dil njëherë e provoje, si të kanë trajtuar herën e shkuar.
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Berisha tha se Kuvendi duhet të vendosë sot fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare.
“Dënoj egërsinë ndaj protestuesve të narko policisë të falangave të krimit ndaj djemve, vajzave, grave dhe burrave idealistë që nuk iu njohin juve për Kuvend. Që kërkojnë shkrijeni e kuvendit dhe ju rezervoni armë kimike, lëndë djegës, e i shpallni terroristë këtu. A e kuptoni apo jo, si mund të përfaqësoni ju qytetarë. Qytetarët i përfaqësojnë ata që kërkojnë të ike Rama, njeriu që ndërtoi në Shqipëri shtetin e drogës, njeriu që përzuri nga Shqipëria. Sot kuvendi duhet të vendos fundin, krijimin e qeverisë kujdestare. Nuk keni më të drejtë të qeverisni, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestave. Plotësoni kërkesat e tyre, janë kërkesa të drejta, janë kërkesa që i mbështesin 96% e shqiptarëve. Ju se bëni dot këtë se keni frikë nga vjedhjet që keni bërë, keni frikë nga urrejtja e papërmbajtur e tyre”, tha Berisha.
Protesta 54-ditore është e vetmja që veç qeverisë, kërkon edhe arrestimin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, tha në Kuvend kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Me ironi, ai tha se halli i tyre i vetëm është që protestuesit që u maskuan për vallen e një nate më parë, anashkaluan fytyrat e tyre.
“Ata protestuesit që shkulin për ju dhe mezi presin të shkonin, që ju donin kaq shumë që juve ju djeg barku e shpirti, çfarë kanë me kryetarin tuaj? Në gjithë botën ka protestë, bëhen protesta kundër qeverive, janë të mirëpritura dhe e kemi bërë diferencën tonë mes sorrave dhe flamingove. Kjo protestë është e vetmja në botë kundër kryetarit të opozitës, që përmendet kryetari i opozitës. Këta që flasin sot kanë hallin se nuk iu ka dalë fotografia mbrëmë te vallja... se thashë te hallva, por edhe hallva, ku i dihet”, tha Balla.
Lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit për të neutralizuar dhunën e protestuesve janë të gjitha të certifikuara, tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në Kuvend. Ai tha se protesta po bëhet nga mercenarë të paguar dhe i bëri thirrje opozitës të largojë prej saj njerëzit me kapuçë.
“Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi nuk është spray i përdorur. Lajmi është që partia e ‘molotovarëve’ është shndërruar në parti të ‘skuthave’, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuç dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë. Largoni njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t'i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë”, tha Lamallari.”, tha ministri.
Ky sesion parlamentar po mbyllet me vezë, u tha Redi Muçi deputetëve të parlamentit ‘duke parashikuar’ se ky do të jetë edhe fillimi i atij të ardhshëm. Më pas, tha se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme ku i siguroi se nëse mazhoranca merr 100 mandatet e pretenduara, do t’i urojnë.
“Sesioni i radhës i shtatorit do të nisë me vezë. Po tetori, nëntori, dhjetori? Me vezë. Mbani përgjegjësi politike, hyni në zgjedhje të parakohshme. Po fituat 100 mandate siç thoni, hallall e paçi pushtetin! Jua lirojmë të gjitha karriget këtu! Por deri në atë moment do të kërcasë veza këtu! Nëse populli kërkon zgjedhje të parakohshme, duhet të shkoni në zgjedhje të parakohshme!”, tha Muçi.
Pasi Niko Peleshi i tërhoqi vërejtje Taulant Ballës për fjalët e përdorura në Kuvend, Ina Zhupa tha se kjo nuk mjafton. Ajo tha se qeveria dhunon protestuesit jashtë parlamentit sepse i trembet vezës. Më pas iu drejtua me akuza duke i quajtur deputetët “hajdutë” dhe “terroristë”, që i kushtuan edhe asaj një vërejtje.
Ina Zhupa: Nuk kalohet me një vërejtje personi që në vetë të parë u ka hipur policëve mbi koka! Jeni mazhorancë hajdutësh dhe frikacakësh se vidhni çdo ditë! U vidhni qytetarëve çdo shpresë dhe pastaj jeni frikacakë! I dhunoni se keni frikë nga veza! Nuk është kualifikuar deri më sot veza si armë që mund të cenojë sigurinë tuaj! Kushtetuta thotë sovraniteti i përket popullit! Ka 53 ditë që kërkon sovranitetin e vet! I quajtët terroristë ata njerëz qe janë qytetarët më të mirë dhe të përgjegjshëm të këtij vendi, kur të vetmit terroristë jeni ju! Ju keni shkatërruar çdo sektor të këtij vendi! Vjen ministri dhe u thotë protestuesve budallenj! Nuk e meriton një vezë ky? Protestuesit që e paguajnë! U thua terroristë! Nuk e meriton një vezë ti? E meriton edhe më shumë! Ju duhet të zhdukeni nga jeta politike e vendit sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi!
Niko Peleshi: Tërheqje vëmendjeje për deputeten Ina Zhupa në bazë të rregullores.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dënoi aktet e dhunës së protestuesve ndaj policëve. Balla tha se terroristë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit kanë organizuar dhunën në mënyrë të përsëritur ndaj policëve. Balla i bëri thirrje PD të distancohet nga dhuna duke thënë se në asnjë moment nuk do të lejojnë që të goditen punonjësit e policisë së shtetit.
“Shprehim solidaritetin dhe lutjet që 4 punonjës të policisë së plagosur nga dhuna barbare nga disa elementë terroristë të cilët në mënyrë të përsëritur kanë goditur punonjës të policisë së shtetit, të cilët janë aktualisht në QSUT. Uroj që shëndeti dhe jeta e tyre të mos rrezikohet. Është keqardhje që PD jo vetëm që nuk e dënon dhunën, por bie pre e një solidariteti të turpshëm me disa terroristë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën që nisi kundër dhunës. Persona të identifikuar prej nesh me lidhje të qartë me Gardën Revolucionare të Iranit, janë organizatorët kryesorë të akteve të dhunshme,. Solidarizim i turpshëm i një partie të përdhunuar nga ajo protestë. Ne për asnjë moment nuk do të tolerojmë që të goditen punonjësit e policisë së shtetit, gjaku i policëve është gjaku i vetë shtetit, kush guxon të ngrejë dorë mbi policët, ka ngritur dorë kundër shtetit. Policia po bën punën e vet. Thirrja ime është për drejtësinë, edhe jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve e ruan policia. Nuk kam asnjë pritshmëri që kjo që ka mbetur nga PD të mos distancohet nga dhuna, ju mbeteni një grup i përdhunuar nga protesta dhe prandaj ju nuk distancoheni. Kuvendi duhet ta dënojë ashpër dhunën”, tha Balla.
Jorida Tabaku sfidoi deputetët socialistë që të dalin në protestë dhe të përballen me qytetarët që janë kundër qeverisë. Deputetja demokrate tha se protestuesit janë kundër parlamentit që s’i përfaqëson dhe dhuna ndaj tyre duhet të ndalojë menjëherë.
Jorida Tabaku: U ndjeva jashtëzakonisht keq duke hyrë në parlament kur shikon qytetarë që protestojnë dhe sulmohen nga policia. Ndërkohë që flasim, dalin pamje të qytetarëve që janë djegur. Qytetarët thërrisnin parlament i krimit dhe e kanë me mazhorancën. Provoni të shkoni në protestë!
-Hajde dalim!
Jorida Tabaku: Unë dal çdo natë dhe nuk më prek njeri me dorë! Ata protestojnë kundër këtij parlamenti se nuk i përfaqëson. Policia e Shtetit të ndalojë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve. Qeveria shqiptare të përfshijë 4 pr.ligjet në rendin e ditës. Ndaloni prezantimin e njëanshëm dhe hajdeni me një produkt në interes të qytetarëve.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë. Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Socialisti i sugjeroi Bardhit që të çojë në burg Sali Berishën, nëse do që të plotësojë kërkesat e protestuesve.
“Sot kishe ardhur që në 8, herë e parë në histori që ma kalove. Sa i përket pjesës së kostumit, nuk e mbush dot as nuk e kënaq dot kostumin tim. Është keqardhje e madhe që kreu i grupit të PD, PD e vlerave të mëdha e përfundon diskutimin kështu. Kush është dallimi më i madh mes këtij grupi dhe atij. Ky grup parlamentar a s’ka vuajtur nga 12 qershor i 91 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani. Ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesit. Doni t’ia plotësoni kërkesat protestuesve. Saliu në burg, plotësoja pra, çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën. Nuk të fut dot brenda kostumit tim se nuk më pëlqen”, tha Balla.
\
Sali Berisha i drejtoi akuza të rënda Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash. Në lumin e fjalëve të tij, nuk munguan as ofendimet.
“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës, shërbëtori më i shpifur i tyre. Është njeriu që ka liruar 2 terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i asaj që u quajt b*ndrra, por në fakt b*ndra e vërtetë është parafolësi. Të të lexoj pazarët që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj qytetarët kërkojnë fundin sepse përfaqëson bandat dhe krimin”, tha Berisha.
Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje për fjalorin e përdorur.
Ndërsa mori fjalën për të kundërshtuar projekt-kalendarin e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se s’mund të miratohet për sa kohë nuk përfshihen kërkesat e protestuesve që ndodhen jashtë parlamentin. Bardhi kërkoi menjëherë ndalimin e dhunës së efektivëve ndaj protestuesve, teksa u tha deputetëve se nëse kanë frikë, të mos vijnë në Kuvend.
Ai iu drejtua edhe Taulant Ballës duke i thënë se ka frikë se mos vezët i bëjnë pis kostumin e shtrenjtë.
“Së pari, ky Kuvend duhet t’i kërkojë Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë. Është e parapranueshme që sot godina e kuvendit në një perimetër të zgjeruar a thua se qytetarët tanë na rrezikojnë ne. Pa diskutim Taulant rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin me vezë, e di që e ke të shtrenjtë. Policia duhet të verifikojë markën e kostumit tënd dhe ku i ke gjetur paratë për atë kostum të shtrenjtë. Dhunën ndaj qytetarëve, përdorimin e mjeteve disproporcionale ndaj protestuesve. Nuk e nderon atë që po bën Policia e Shtetit jashtë Kuvendit. Askush nga ne nuk duhet të jetë kundër qytetarëve. Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht kërkesat e tyre, t’i bëjmë pjesë të kalendarit të punës dhe jo të rrimë në heshtje kur ata dhunohen. Zotrote, si gjithë ne të tjerët ke hyrë krejt lirshëm në sallën e seancave plenare, nuk të kanë rrezikuar qytetarët dhe as vezët. Pse e keni vënë perimetrin deri te Rruga e Elbasanit a thua se kush po hyn? Do të hynit ju! E keni kërkuar ju mbrojtjen? Frika juaj nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj qytetarëve! Nëse keni frikë nga qytetarët, mos hajdeni në Kuvend! Fshihuni dhe bëni mirë se u keni marrë shpirtin për 14 vjet! Frikën tuaj mos ia impononi Kuvendit të Shqipërisë, qytetarëve! Kostumet tuaja të shtrenjta që keni hall se ua bëjnë pis me vezë mos i përdorni për t’u justifikuar! Të dhunosh të rinjtë, të moshuarit dhe të përdorësh ndaj tyre mjete disproporcionale është shkelje flagrante e Kushtetutës, e ligjit! Frika e këtyre është ligji i shtetit! Kanë frikë këta, urdhërohen 2 mijë punonjës policie të dhunojnë qytetarët! Çfarë Kuvendi është ky? Ky nuk është Kuvend, është strehë, bunker i atyre që dhunojnë qytetarët!”, tha Bardhi.
Seanca plenare ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza.
Riza u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Ndërsa protestuesit vijojnë protestën para parlamentit, Sali Berisha dhe grupi i PD hynë nga ana e siguruar me gardh metalik. Megjithatë, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.
“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.
Një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës.
Komente










Balon tabakja katë drejtë që thot të dalim para protestuesve! Por balon tabakja e di mirë se gjith aty janë banditët , kriminelët e PDsë
PërgjigjuAshtu siç e bone ti qeverinë kujdestare në krimin e 21 Janarit plak , pusht, kodosh, ordiner, kriminel! Hapi rrugën PDsë se ja ke bllokuar si ipa fytyrë që je.
Përgjigju