Sot Lumturimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që u bë simbol i ndihmës ndaj të varfërve

Sot Lumturimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që u bë simbol i ndihmës ndaj të varfërve

Sot shënohet 17-vjetori nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë. Kujtojmë se ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.

Gonxhe Bojaxhi ka lindur më 27 gusht 1910 në Shkup. Në nëntor të vitit 1928, kur ishte në moshën 18-vjeçare, hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës. Më 6 janar 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e vajzave St. Mary derisa në vitin 1944 u emërua drejtoreshë. Më 17 gusht të vitit 1948 ajo veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe pasi përfundoi një kurs mjekësie pranë Motrave Misionare në Patna, u kthye përsëri në Kalkuta. Aty vizitoi lagjet e varfëra duke ushqyer të uriturit dhe mjekuar të sëmurët. Menjëherë rreth saj filluan të bashkoheshin edhe shumë nga ish nxënëset e kolegjit. Në vitin 1960 motrat e Nënë Terezës qenë të përhapura në të gjithë Indinë. Ndërsa në harkun kohor ndërmjet viteve 1980-1990 Nënë Tereza hapi shtëpi misioni nëpër vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, Kubë, Shqipëri etj. Për punën bamirëse asaj i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga Çmimi Indian Padmashri në vitin 1962 dhe deri tek Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979. Në vitin 1997, Nënë Tereza kishte rreth 4000 motra, të cilat kryenin misionin në 610 shtëpi bamirësie në 123 vende të botës. Tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Nënë Tereza ka shëruar një grua indiane, e cila quhej Monika Bersa që vuante nga një tumor. Dita e lumturimit të Nënë Terezës përkonte me 25-vjetorin e ngjitjes në fronin e Vatikanit të Papës Gjon Pali II.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK