Zgjedhjet në Malin e Zi, rezultatet paraprake nxjerrin fituese lëvizjen 'Evropa Tani' të presidentit Milatoviç! 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë

Lëvizja "Evropa tani" e presidentit, Jakov Milatoviç arriti të marrë numrin më të madh të votave sipas rezultateve të para të shpallura nga Qendra e Monitorimit të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme në Malin e Zi.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot (11 qershor 2023) në Malin e Zi tregojnë se Lëvizja “Europa Tani” ka dalë e para me 26 përqind të votave apo 24 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri e vetme.

Pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Koalicioni pro-serb dhe pro-rus "Për të Ardhmen e Malit të Zi" (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12.3 përqind ose 11 mandate. Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

6 shqiptarë në parlament

Në parlamentin e Malit të Zi do të jenë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare. Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Kush mund ta formojë qeverinë? 

Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi Rezultatet paraprake tregojnë se më shumë vota kanë fituar partitë pro-demokratike dhe proevropiane siç është Lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviç, koalicioni i URA-s me Demokratët dhe partitë e pakicave të cilët në koalicionin paszgjedhor mund të formojnë shumicën në parlamentin e Malit të Zi, shkruan Voa.

Pjesemarrja e ulët

Të drejtën për të votuar për të zgjedhur 81 deputetët e parlamentit malazez e patën 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 u mbyllën në orën 19:00 dhe rezultatet paraprake dolën në orën 21:00. 

Pjesëmarrja deri në orën 19:00 ka qenë 56.4% të votuesve, gati 20% më e ulët se 2020. Kjo është pjesëmarrja më e ulët në Mal të Zi që kur u nda nga Serbia për t'u bërë një shtet i pavarur në vitin 2006. Analistët e shpjeguan pjesëmarrjen e ulët me faktin se shumë votues ishn ngopur me zgjedhjet e shpeshta që nuk sollën ndryshime të mëdha në skenën politike lokale.

Në garë 15 parti dhe koalicione

Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyri në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash u tërhoq si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Një ndryshim i madh ndodhi tek koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik në këto zgjedhje hyri I ndarë në tre parti të pavarura dhe pati një rënie të theksuar. Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandiduan së bashku. Morën pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:30
Abazoviç i përgjigjet Spajiç: Kushdo që vendos prioritet interesin kombëtar të Malit të Zi është i mirëpritur! Nuk ka qeveri të qëndrueshme pa pjesëmarrjen tonë

1686551539_5495895viberimage20230611224824930ls.jpg

Dritan Abazoviç dhe koalicioni URA me të cilin mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.

Ai tha se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është një energji e re në Mal të Zi.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushate, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.

Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviç tha se “E kemi qeverinë, presim parlamentin”.

"Kushdo që dëshiron të vendosë prioritet interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur," tha ai.

Ora 22:49
VIDEO/ Historike Forumi Shqiptar në Mal të Zi merr dy mandate, në parlament do jenë 6 shqiptarë! Nis festa në Tuz me këngë patriotike

 

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë historike për shkak se ka një përfaqësi të madhe shqiptare. 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë, në parlament do jenë 6 shqiptarë.

Festimet kanë nisur në Tuz, ku shqiptarët kanë vendosur këngë patriotike shqiptare.

Ora 22:45
Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e presidentit Milatoviç shpall fitoren, mori 23 deputetë, kreu i ‘Evropa Tani’: Gati për t’u shërbyer qytetarëve

1686516346_Capture.JPG

Partia Evropa Tani e presidentit Milatoviç ka shpallur fitoren. Partia e Milatoviç ka marrë 23 deputetë.

Lideri i Lëvizjes Evropa tani, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ai tha se është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

Spajić njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiq tha se e kishte deklaruar qartë se me kë nuk do të bënte koalicion – me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Spajiq nuk i është përgjigjur pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe si do të reagonte Bashkimi Evropian ndaj tij. Ai tha se sonte është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2... Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen në katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”.- tha ai.

Zyrtari i PES, Filip Ivanoviq, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai prezantoi Spajiqin si kryeministër të ri.

Ora 22:43
Zgjedhjet në Malin e Zi, deputeti shqiptar Genc Nimanbegu: Rruga evropiane e Malit të Zi e pamundur pa pakicat

1686516462_639533xja8DCuKMU.png

Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bëhet pa pakicat e pakica shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, deklaroi sot në mbrëmje Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.

Ai tha se koalicioni i tij ka rritur përqindjen e votave në këto zgjedhje, dhe se kërkesat janë  standarde politike - vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se e shohin veten në koalicion me të gjithë ata që e mbështesin.

"E kemi ruajtur statusin tonë parlamentar, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ky grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi", tha Nimanbegu për Radio Televizionin e Malit të Zi

Ai beson se “lëvizjet në politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.

Ora 22:35
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Gjeloshaj: Rezultat i shkëlqyer i Forumit Shqiptar, morëm dy mandate

1686515814_Capture.JPG

Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka thënë se fituan dy mandate në zgjedhjet parlamentare dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme që do ta sjellë atë në Bashkimin Evropian.

Ai ka folur për "Radio Televizionin e Malit të Zi".

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, ka thënë Gjeloshaj.

Ora 22:01
Zgjedhjet në Mal të Zi, kryeson Lëvizja 'Europa Tani' me 23 mandate dhe 'Së bashku' merr 21 mandate

1686513791_mal.JPG

Janë publikuar rezultatet paraprake nga zgjedhjet në Mal të Zi.

Aktualisht kryeson Lëvizja 'Europa Tani' me 23 mandate dhe 'Së bashku' merr 21 mandate. Edhe 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë

Partia e kryeministrit të Malit të Zi, 'Guximi vlen' i Abazoviç merr 11 mandate. Më pas renditen edhe dy partitë Forumi Shqiptar me 2% të votave dhe Aleanca Shqiptare me 1.5% të votave.

Ora 21:23
Sot u mbajtën zgjedhjet parlamentare, dalin rezultatet e para në Mal të Zi! Ja si renditen partitë shqiptare

1686511436_Capture.JPG

Në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, lëvizja Evropa Tani fitoi 25.2 për qind të votave, sipas të dhënave paraprake nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), bazuar në 88.3 për qind të kampionit të përpunuar.

Koalicioni "Së bashku" (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 22.8 për qind, "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15 për qind, koalicioni "Hrabro se Broji" (Demokratët-URA) 12.9 për qind.

Partia Boshnjake ka 7.8 për qind, Partia Socialdemokrate (SDP) 3.1 për qind.

Poshtë regjistrimit janë aktualisht PKSH dhe Demos me 2.8 për qind, Pravda za sve me 2.6, Përmbysja me 1.5 për qind dhe Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) me 1.1 për qind.

Forumi Shqiptar ka dy për qind, Aleanca Shqiptare 1.6 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0.6, Nisma Qytetare Kroate 0.7 për qind dhe Ne Mund 0.5 për qind.

Ora 20:45
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, mbyllen votimet! 56.4% pjesëmarrës

1686509158_54958312342127ls.jpg

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% më pak se në vitin 2020.

Ora 15:00
Vihen re parregullsi gjatë votimeve në Mal të Zi, konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit të votimit

1686488480_votime.jpg

Teksa në Mal të Zi po zhvillohen votimet, në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A. Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve, në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.

Ora 14:49
Nik Gjeloshaj dhe Marash Dukaj thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje: Me punë do dëshmojmë angazhimin tonë

1686487963_votime.JPG

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, në garë janë edhe dy koalicione të partive shqiptare: “Forumi Shqiptar” me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin Genci Nimanbegu.

Pas votimit, Nik Gjeloshaj dhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, u bënë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë në zgjedhje dhe kërkuan shmangien e incidenteve në mënyrë që të tregojnë se procesi është demokratik.

“Ju falenderoj përzemërsisht si medie që jeni këtu për të përcjellë fushatën e shqiptarëve. Sot është ditë demokracie ndaj mendoj se gjithçka do të shkojë qenë. Ftoj të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, militantët partiak të japin shembullin e një procesi të qetë. Besoj se sot prej Malit të Zi do të vij mesazhi i një dite ku qytetarët të japin mendimin e tyre se kush do që ti drejtojë në 4 vitet e ardhshme”- tha Gjeloshaj.

“Fillimisht dëshiroj t’ju falenderoj personalisht juve për interesimin që bëni për proceset zgjedhore në Malin e Zi. Për ne kjo është një mbështetje shumë e madhe. Ne besojmë dhe shpresojmë së pari që ky proces të jetë i qetë. Jemi munduar të japim maksimumin që kështu të ndodhë dhe kam besimin e plotë se qytetarët tanë çdo ditë e më shumë e kanë kuptuar kontributin tonë, dhe kontributin e subjekteve nacionale për këto procese të rëndësishme.

Ky është momenti që t’i ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm në Tuz por kudo në Ulqin, Plavë, Guci, Rozhajë, Krajë, Tivar dhe natyrisht të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe jetojnë në Mal të Zi, të dalin dhe votojnë. Vota është një nga armët më të mëdha demokratike sot. Me votën qytetarët përcaktojnë vetë se kush dhe si t’i përfaqësojë për një periudhë të rëndësishme. Ndaj është e rëndësishme pjesëmarrja sa më e lartë qytetare në zgjedhje, për të përkrahur ata që mendojnë se janë më të mirët”- tha Dukaj.

Marash Dukaj foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve duke thënë se cdo gjë do të dëshmohet me punë. Ai tregoi se brenda 1 viti, në komunat shqiptare në Mal të Zi janë investuar më shumë se 20 milion euro.

“Unë kam qenë prej një viti ministër i Administratës Publike, dhe mendoj se me punë duhet ta dëshmojmë angazhimin tonë. Jemi munduar të veprojmë kështu dhe jam shumë i lumtur që për një periudhë kaq të shkurtër kohore të kemi bërë kaq shumë për shqiptarët. Për një vit është bërë më shumë se 20 vjet.

Madje sipas statistikave, brenda një viti janë nënshkruar kontrata për investime në komunat shqiptare, jo vetëm në Tuz por në të gjitha komunat shqiptare, në më shumë se 20 milion euro. Kjo tregon sinqeritetin dhe angazhimin tonë për të çuar përpara proceset duke filluar nga integrimi i shqiptarëve, të cilët jo vetëm në Mal të Zi por kudo po tregojnë se dinë dhe duan të jenë barabartë si të gjithë të tjerët. Natyrisht, integrim së bashku me identitet, duke u zhvilluar në nivelet evropiane pasi ne jemi shtet evropian”- tha Dukaj.

Ora 14:19
Zgjedhjet në Mal të Zi, Abazoviç: Gjendja e mirë, s'ka tensione! Kontributin e kemi dhënë dhe do vijojmë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë

1686486114_dritanabazovic.png

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është drejtuar qendrës së votimit dhe ka folur për mediat duke thënë se është i kënaqur për mbarëvajtjen e votimeve për zgjedhjet parlamentare.

Abazovic tha se kontributi i tij do të jetë i njëjtë derisa të përcjellë vlerat që përfaqësojnë.

“Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së. Shpresoj se në këtë frymë edhe do të përfundojnë zgjedhjet. Jam i bindur se do të kemi një institucion shumë të mirë. Unë nuk kam dilema sepse kontributin tonë e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë”, deklaroi Abazoviç.

 

Ora 11:44
Zgjedhjet në Mal të Zi, deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3% e votuesve

Mali i Zi po mban sot zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve të regjistruar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 12/06/2023 03:54

    Ku marrin vesh malazezet nga demokracia...zgjedhje te parakohshme dhe cjane keto 25% 23% 14% 12%... demokraci eshte kjo e jona oreeee 12 vite nga 75%... popull pa bisht jo si keta malazezet :(

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/06/2023 15:13

    Jo Abazoviç, ti ndrroje në Vucic se të pershtatet një SOK si këti Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Ari: 12/06/2023 09:41

      a shume shqyptar po te doket ky far edi....kqyrja emrin nje her....

    • San Giovanni: 11/06/2023 16:25

      Ti kurac çfarë alternative ke që vetëm i shan shqiptarët?! Na sugjeron ndonjë që mbase t'a mbështesim...

  • Trump: 11/06/2023 10:44

    Kjo votusja po lë lesht me u fotografu bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?