Fundi i epokës së Gjukanoviç, Millatoviç fitore të thellë në Mal të Zi! Kryeson me mbi 58% të votave për Presidencën

MAL I ZI- Epoka e Presidentit aktual, Milo Gjukanoviç duket se ka ardhur drejt fundit, të paktën kështu tregojnë rezultatet paraprake të votave në raudin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi. I pari që përshendeti fitoren e tij ishte kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç i cili u shpreh se tashmë Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. 

Sipas rezultateve primare nga raundi i dytë i zgjedhjeve në Mal të Zi, kandidati për president Jakov Milatoviç ka fituar ndjeshëm me 58.8% të votave, ndërsa Gjukanoviç me 41% të votave.

“U bëftë me fat kjo fitore për të gjithë ne”, tha Milatoviq në festën në Qendrën Universitare në Podgoricë.- tha ai.

Pjesmarrja e malazezëve ka qenë sot e lartë. CDT njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë. Sipas të dhënave të CDT-së, kjo është një pjesëmarrje 7.7 për qind më e lartë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të 19 marsit.

Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku morën pjesë kreu aktual i shtetit dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq dhe nënkryetari i Lëvizjes Evropa tani Jakov Milatoviq. Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt për herë të parë që nga viti 1997, kur Momir Bulatoviq ishte kundërshtar i Gjukanoviqit.

Që atëherë, kandidati i DPS-së ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 19 mars me pjesëmarrjen e shtatë kandidatëve, por askush nuk fitoi shumicën e nevojshme të votave (më shumë se 50 për qind). Sipas rezultateve të përkohshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Gjukanoviq fitoi 35,37 për qind të votave (ose 119.673 vota), ndërsa Milatoviq 28.92 (97.858).

Një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, ka marrë 19.32 për qind të votave (65.386), lideri i Demokratëve, Aleksa Beçiq, 11.1 për qind (37.562), deputeti i Partisë Socialdemokrate (SDP). , Draginja Vuksanoviq Stankoviq, 3,15 (10,669), presidenti i Malit të Zi të Bashkuar Goran Danilović 1,38 (4,652), ndërsa kandidati i pavarur Jovan Radulović fitoi 0,76 për qind të votave (2,574).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, pjesëmarrja në rrethin e parë ishte 64 për qind.

Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Mbështetësit e Milatoviçit festojnë fitoren për Presidencën e Malit të Zi! Fishekzjarrë në Podgoricë, Nikshiq, Budva e Kotorr

 

Pas fitores së thellë në Mal të Zi nga Milatoviç, në disa qytete filluan festimet nga mbështetësit e Jakov Milatoviqit, kandidatit presidencial të Lëvizjes Evopa Tani.

Përkrahësit e Milatoviqit u mblodhën para selisë së PES në Podgoricë. Këndojnë “Bie shi ujë i ftohtë, Milo shkon, Milo shkon”.

Ora 21:42
Millatoviç fitore të thellë për Presidencën e Malit të Zi, Abazoviç: Na pret një e ardhme e ndritur

1679672954_kryem.JPG

Kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Abazoviç ka reaguar për fitoren e thellë të Millatoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

‘Fitore! Përgëzoj

@JakovMilatovic

 për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! ???????????????? Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!’- shkroi ai.

Ora 20:30
Fundi i epokës së ‘Gjukanoviç’, mbyllet raundi i 2-të i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi! Milatoviç kryeson me 60% të votave

1680460246_gju.JPG

Sipas rezultateve primare nga raundi i dytë i zgjedhjeve në Mal të Zi, kandidati për president Jakov Milatoviç ka fituar ndjeshëm me 60% të votave, ndërsa Gjukanoviç me 40% të votave.

Ora 14:31
Sot kërkon të bëhet Presidenti i malit të Zi, kush është Jakov Millatoçiv 36-vjeçar që mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi sot?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten shfaqi brengën e tij për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Presidenti Milo Gjukanoviç rrezikon seriozisht që të humbas nga një politikan i ri që ka avokuar për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë. A duhet të jemi të gjithë kaq të brengosur sa Kurti?

“Në planin ndërkombëtar më së shumti më kanë shqetësuar zgjedhjet në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për ato zgjedhje,” – tha z. Kurti në intervistë duke shtuar se uronte që kundërkandidati Jakov Millatoviç të humbiste. Kryeministri madje, nënkuptoise kishte shumë indikacione e bile edhe fakte se MilatoviՎ mund të ishte pro-serb e pro-rus.

“Nëse fiton kundërkandidati, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Çka dihet për Millatoviçin?

Jakov Millatoviç është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që mund të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia... theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.” – ishte shprehur mes tjerash z. Millatoviç.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiqin, ai kishte themeluar partinë “Europe Now!” (Evropë Tash) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiq dhe Millatoviç kishin marrë popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që kishte dyfishuar pagën minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoji edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.

Dhe, ishte Spajiq e jo Millatoviç ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij e mori teposhtëzen shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte shtetësi të dyfishtë.

Kësisoji, iu hap rruga Millatoviqit dhe tashmë ai ka marrë një mbështetje të madhe nga kundërshtarët e presidentit aktual që janë rritur ndjeshëm.

Gjukanoviq i mori vetëm rreth 36 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve, ose gati 20 për qind më pak se që i kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2018. Millatoviç i kishte marrë rreth 29 për qind. Por, megjithatë ekziston një frikë e madhe se kjo epërsi e vogël tashmë është shkrirë dhe se Gjukanoviq mund të humbas zgjedhjet./ Nacionale 

Ora 13:00
Në garë për t’u bërë President i Malit të Zi, Milatoviç harron kartën e identiteti! Shkon në shtëpi dhe rikthehet për të votuar

Kandidati presidencial i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç erdhi në qendrën e tij të votimit në Podgoricë për të votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Milena, por pa letërnjoftim. Ai e kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi.

Kandidatit për President i është dashur të kthehet në banesën e tij, pas së cilës ka ardhur sërish në qendrën e votimit dhe ka votuar.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pothumsi: 02/04/2023 17:43

    Fitorja e Milatoviçit dote jete fatale per Malin e Zi.

    Përgjigju
    • Arbërori: 03/04/2023 02:16

      Edvin shkjau shqipfolës është duke festuar me Vucicin fashist në Itali

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg