Merkel, Macron e Varlehyi, Samiti i Sofies mbledh liderët e Europës! Marrin pjesë Rama dhe Hoti

Merkel, Macron e Varlehyi, Samiti i Sofies mbledh liderët e Europës! Marrin pjesë Rama dhe Hoti

Edi Rama dhe Avdullah Hoti

Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor pasi do të zhvillohet Samiti i Sofies në Bullgari, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Pjesë e këtij samiti do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Tema kryesore e këtij takimi të liderve të rëndësishëm të rajonit dhe Europës do të jetë Tregu i Përbashkët Rajonal si një Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtul. Sakaq në Samit do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 10/11/2020 13:08

    Samitet perfshihen ne CV besoj.

    Përgjigju
  • Kalsiandër: 10/11/2020 11:32

    Levon sipas teje Shqipëria duhet thjesht mos të mos marr frymë apo thjesht mos të egzistoj. Rruga jon dhe vizioni i vehtëm është Europa qysh me studentët e dhjetorit.

    Përgjigju
  • levon: 10/11/2020 08:26

    shko dhe kerko per te 690 here negociatat, le kokrren e namit, un te jem si ty nuk shkoj me ne europe, tallen te gjithe me ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen