Politikanët e rinj shqiptarë do të marrin sot pjesë në një bisedë interaktive online të drejtuar nga ambasadori amerikan në NATO Douglas Lute. Ftesa është bërë nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, sipas së cilës, diskutimi do të pasojë samitin e NATO-s në Uells.
Temat e diskutimit priten të jenë të ndryshme, ku një pjesë të mirë të bisedës do të zërë edhe situata në Ukrainë, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe politikanët e rinj evropianë dhe amerikanë.
Sipas ftesës së bërë nga ambasada e SHBA-së në vendin tonë, misioni i Shteteve të Bashkuara në NATO po punon me zyrat e Fondit Gjerman Marshall në Berlin, Bruksel, Varshavë dhe Uashington, për të mbledhur pjesmarrës për një diskutim të drejtpërdrejtë mbi Ukrainën, Rusinë, Afganistanin, aftësitë e NATO-s dhe tema të tjera.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com