Arena Kombëtare kalon testin/ Fitoren e parë e shijojnë vajzat e Vllaznisë kundër Apolonisë! Pamjet brenda stadiumit

Është mbyllur me sukses sfida mes vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë së Fierit, ndeshje kjo që shërbeu edhe si test për stadiumin Arena kombëtare që do të inagurohet një javë më pas ku Shqipëria do të përballet me Francën për ndeshjet eliminatore për Euro 2020.

Vajzat e Vllaznisë u janë dashur 78 minuta lojë që të kalojnë në avantazh me anë të , Arbiona Bajraktarit. Por vetëm 2 minuta më pas Vllaznia ka shënuar sërish duke dyfishuar shifrat në 2-0 me anë të një goli të bukur nga Esi Lufo. Topi u godit fillimisht nga Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin Shqiptar të futbollit për femra. Report Tv solli pamjet që nga fillimi i kësaj ndeshje e deri në fund të saj ku u mbyll me një festë të vajzave të Vllaznisë. Kjo ndeshje ishte edhe një test i mirëfilltë për impiantin 75 milion eurosh që mesa duket e kaloi me sukses.  Me kërkesë të UEFA-s janë shpërndarë 10 mijë bileta për të bërë një testim ashtu siç duhet të impantit të kryeqytetit, që vetëm pas pak ditësh do të rikthejë në ‘shtëpi’ kombëtaren shqiptare. Megjithëse biletat ishin falas në stadium nuk pati pjesëmarrje masive por të pranishëm ishin rreth 7 mijë tifozë.

Kujtojmë se takimi mes Vllaznisë dhe Apolonisë për vajza ishte në program të dielën e kaluar, por ajo u shty për shkak se u bë rimbiellja e barit të fushës për stinën e dimrit.  Ndërkohë përgjatë gjithë ditëve të fundit është folur nëse stadiumi do të jetë apo jo gati për ndeshjen kualifikuese me Francën, e cila luhet më 17 nëntor, por në të gjitha daljet e tyre drejtuesit e federatës kanë dhënë siguri se ndaj kampionëve të botës do të luhet në këtë impiant.

Për të ndjekur sfidën e sotme të pranishëm do të jetë edhe disa inspektorë të UEFA-s, të cilët pas konfirmimit në parim do të bëjnë edhe ‘kualidimin’ përfundimtar të stadiumit. Ndërkohë Report Tv solli edhe pjesën tjetër të medaljes së stadiumit Arena Kombëtare. Në këtë stadium edhe pse në fushën e  blertë u kalua me sukses prova jashtë fushës po i jepet dora e fundit e punimeve. Nga jashtë stadiumit janë ende makineritë e rënda që pritet të punojnë edhe gjatë javës së ardhshme deri më 17 nëntor në përballje Shqipëri - Francë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Mbyllet ndeshja testuese në Arenën Kombëtare/ Vllaznia dominuese ndaj Apolonisë, e mund me rezultat 2-0


 Vajzat shkodrane triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Apolonisë së Fierit. Janë dashur dy gola të shoejtë të shënuar në fund të ndeshjes për të vulosur fitoren e Vllaznisë.

Ora 20:51
'Arena Kombëtare' hap dyert për ndeshjen testuese për vajza, Vllaznia - Apolonia

Report Tv sjell foto nga disa prej momenteve më pikante të ndeshjes së sotme të zhvilluar në Arenën Kombëtare, mes vajzave të Apolonisë dhe atyre të Vllaznisë. 

Ora 20:35
Zhbllokohen shifrat, vajzat e Vllaznisë shënojnë dy gola të shpejtë ndaj Apolonisë


Vajzat e Vllaznisë kanë shënuar golin e avantazhit ndaj Apolonisë kur na ndajnë edhe 10 minuta nga përfundimi i kësaj ndeshje testuese në Arenën Kombëtare. Vetëm pak sekonda nga goli i parë, vajzat e Vllaznisë kanë gjetur rrugën e dytë të golit duke thelluar rezultatin në 0-2. 

Ora 20:14
Kanale në dysheme, e makineri të rënda/ Në fushë luhet ndeshja testuese, por çfarë ka mbetur pa përfunduar nga Arena Kombëtare (FOTO-VIDEO)


Ndërkohë që në fushën e blertë po zhvillohet ndeshja e parë testuese e Arenës Kombetare, mes vajzave të Apolonisë dhe atyre të Vllaznisë, në pjesët e tjera të stadiumit po vijon puna.

Jashtë stadiumit janë ende makineritë e rënda që merren me shtrimin e betonit, si fadroma e betoniere. Po kështu brenda në stadium tek pjesa e shkallëve dhe kanale ku do të vendosen kabllot, ende vijohet puna për t'i dhënë dorën e fundit ndërtuese Arenës Kombëtare.

Stadiumi me kapacitet me mbi 22 mijë vendesh të ulura do të inaugurohet në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, pas një jave ku Shqipëria do të përballet me Francën. Deri në atë kohë pritet që e gjithë puna në stadium të ketë përfunduar.

 

Ora 19:58
Rrjetat e paprekura, mbyllet në barazim pjesa e parë në Arenën Kombëtare


Është mbyllur me rezultat të barabartë, pjesa e parë e ndeshjes testuese mes vajzave të Apolonisë dhe Vllaznisë në Arenën Kombëtare. Pjesa e parë ka qenë mjaftë e bukur, por  pavarësisht përpjekjeve të dy klubeve rrjetat nuk janë prekur

Ora 19:48
Këto janë arbitret e para që po gjykojnë ndeshjen testues në Arenën Kombëtare

Ndeshja e sotme testuese e stadiumit Arena Kombëtare, mes vajzave të Apolonisë dhe të Vllaznisë është arbitruar nga gjyqtaret të cilat janë të parat që po gjykojnë në një ndeshje në këtë stadium.

Arbitre kryesore në këtë ndeshje është Emanuela Rusta. Asistente 1 është Erinda Kume, Asistente 2 Koleta Prenga. Arbitre e katërt është Mirela Cemeri, ndërsa delegatë Marjus Sulejmani.

Ora 19:41
FOTOT e para nga brenda stadiumit 'Arena Kombëtare', luhet ndeshja testuese

Report Tv, sjell foto e para brenda Arenës Kombëtare, ku sot luhet ndeshja testuese ajo mes vajzave të Apolonisë dhe atyre të Vllaznisë për kampionatin shqiptarë. Brenda stadiumit është krijuar një atmosferë fantastike ku kanë qenë të pranishëm rreth 6-7 mijë tifozë. 

Ora 19:28
Me duart 'shqiponjë', Rama publikon videon nga brenda stadiumit

Edhe kryeministri Rama ka shpërndarë pamje nga brenda stadiumit Arena Kombëtare, në prag të ndeshjes për vajza mes Apolonisë dhe Vllaznisë që po teston stadiumin e ri.

Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë videot, por vetëm ka vendosur krahas saj, si përshkrim një flamur shqiptarë , shenjën e duarve të kryqëzuar në formë shqiponje dhe një top futbolli.

Kryeministri ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të stadiumit të ri, edhe pse projekti për ndërtimin e tij në formën që është konkretizuar sot ka ngjallur shumë debate politike dhe akuza.

Ora 19:22
'1, 2, 3 prova...', Veliaj i pranishëm në stadiumin Arena Kombëtare, ja ku është pozicionuar kryebashkiaku i Tiranës


Në sfidën e parë që po luhet në Arenën Kombëtare mes vajzave të Apolonisë dhe të Vllaznisë i pranishëm për të parë ndeshjen ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryebashkiaku i Tiranës me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo që bie në sy është se Veliaj, të paktën nga fotoja e shpërndarë, nuk është në Tribunë që njihet edhe si zona 'Vip' por është mbrapa porte në atë që njihet edhe si zona e tifozëve ultras.

"1, 2, 3 prova..." shkruan Veliaj.

Ora 19:08
Nis ndeshja testuese e Arenës Kombëtare (VIDEO)

Sapo ka nisur ndeshja testuese në Arenën Kombëtare, ku dy skuadrat për femra të Vllaznisë dhe Apolonisë. Shkallët e stadiumit nuk janë mbushur plotësisht, por tifozët janë shpërndarë në të gjithë cepat e stadiumit.
 

Ora 18:57
Të gjithë me celularë në duar për të filmuar, spektakël dritash në stadiumin Arena Kombëtare (VIDEO)

Arena Kombëtare është kthyer në një 'magji' dritash pak para ndeshjes për femra mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Dritat kanë krijuar një atmosferë spektakolare brenda stadiumit duke bërë që të gjithë të pranishmit të nxjerrin celularët dhe të filmojnë.

Ora 18:37
Pamjet brenda stadiumit/ Dy skuadrat nisin nxehmjen e parë në Arenën Kombëtare (VIDEO)

Kjo është videoja e parë nga brenda stadiumit Arena Kombëtare, ku sot pritet të luhet ndeshja për testuese e stadiumit mesa Vllaznisë dhe Apolonisë për femra.

Në video e siguruar nga Report Tv shihet se në tribunë kanë arritur tifozët e parë, ndërsa nuk mungojnë edhe stjuarted e shumte që bëjnë ruajtjen e rendit brenda stadiumit.

Ndërkohë të dy ekipet kanë bërë nxehjen e parë në stadiumin e ri.

Ora 18:35
'Të gjithë duan ta shohin si duket 'Arena Kombëtare', nis hyrja e tifozëve (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes së femrave Vllaznia- Apollonia në stadiumin e "Arena Kombëtare". Një ndeshje e cila ka thyer rekord sa i përket numrit të biletave të rezervuar në një takim mes femrave, mbi 10 mijë tifozë do të jenë në stadium për të parë për herë të parë stadiumin e ri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/11/2019 17:26

    Ndërkohë stadiumi i ri në argjentinë: https://video.repubblica.it/sport/argentina-sugli-spalti-cammina-un-leone-enorme-la-presentazione-dello-stadio-e-da-brividi/347770/348356?ref=RHPPRB-BS-I240850455-C4-P2-S1.4-T1

    Përgjigju
  • Niku: 11/11/2019 02:11

    Edhe une do e ndertoja me para te huaja ndoshta dhe para te pista dhe populli te pakten 50 vite ne borxh.Kapen me popull qe pastron parate dhe kemi nje qeveri pastruese.Te pakten enveri e kishte thoshte me forcat tona edhe pse ishte gabim.Ta gezoni edhe ju so Stadiumet e rusise qe po kalben se nuk kane aktivitete.

    Përgjigju
  • Aouuu: 10/11/2019 21:37

    Më mirë ta quanin VICIDOL ARENA sesa AIR Albania

    Përgjigju
  • Vera: 10/11/2019 19:35

    Lajmi fundit- pas nje viti do prishet kontrata me AIR ALBANIA dhe stadiumi do quhet KANTINA DUKA. klm

    Përgjigju
  • FSHF-KÇK: 10/11/2019 18:39

    Kot sia vune emrin stadiumit KÇK Arena!!!

    Përgjigju
  • Trala zura nje galem: 10/11/2019 17:22

    Nuk e ka me emrin Arena Kombetare por Armando Arben Air Albania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë