'De Biazi dhe Panuçi xheloz për mua', Reja: Kërkoj nga tifozët të na mbështesin (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka publikuar sot listën me 26 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit kundër Andorës me 14 nëntor dhe kundër Francës tre ditë më pas. Për të dy këto takimi kombëtarja do të ketë vetëm një risi, Florian Kamberin që është bashkuar nga Hibernian dhe që akoma nuk është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm. Ndërkohë nga hera e kaluar janë rikthyer tre lojtarë Ndoji, Uzuni dhe Xhaka.

Përsa i takon objektivave kuqezinjtë kanë dalë nga gara për kualifikim, por sipas Reja-s ai do të synojë që ekipi të marrë pikët e plota në këto dy sfida.

Reja: “Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje ndeshjes me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Pikërisht në këtë sfidë është më e vështirë për të motivuar skuadrën, por unë dua që në fund të këtyre dy ndeshjeve të marrim 6 pikë.”

Më tej trajneri Reja bëri edhe një thirrje për tifozët:

“Për ndeshjen me Andorrën kam një apel për tifozët që të vijnë e të na mbështesin. Pa tifozë nuk ka futboll. Na ndihmoni që të marrim rezultat të mirë, pasi është ndeshje shumë e rëndësishme.”

I pyetur nëse është i lumtur që do të jetë trajneri i parë që do të drejtojë kombëtaren në ndeshjen inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare kundër Francës Reja përgjigjet:

“Është një emocion mjaft i bukur për mua që do të kem fatin të debutoj në këtë stadium. De Biazi dhe Panuçi do të jenë xhelozë për mua. Kam ftuar vajzën dhe gruan që të më ndjekin në këtë sfidë. Shpresoj që stadiumi të jetë kartëvizita jonë, për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.”

Reja nuk ka la pa komentuar edhe rinovimin me Kombëtaren, duke mos zbuluar detaje, por duke përsëritur se është në një mendje me Dukën përsa i përjet së ardhmes.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale