Sot ndodhet në burg, kur mjeku Edvin Prifti shkruante: Doktorët nuk burgosen o të mjerë!

Sot ndodhet në burg, kur mjeku Edvin Prifti shkruante: Doktorët nuk burgosen o të mjerë!

Mjeku, Edvin Prifti

Ju sjellim në vëmendje një shkrim të realizuar nga mjeku Edvin Prifti të botuar në 11 maj të 2019-ës në Shqiptarja.com. Prifti reagonte për pezullimin nga detyra të mjekut Enes Hafizi dhe nfemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT pasi kanë marrë 1000 Euro rryshfet për një shërbim shëndetësor.

Kujtojmë se sot ai ndodhet në burg pasi vetëm dy ditë më parë në shtëpinë dhe zyrën e tij SPAK gjeti e sekuestroi një shumë prej 250 mijë eurosh dhe 160 mln lekësh të vjetra.

Shkrimi i Edvin Priftit:

Dr. Enes Hafizi, eshte arrestuar dhe ndodhet ne burg. Kjo m'u tha rastesisht dje ne oren 23.30 nga nje person shume i njohur i mas medias shqiptare, i cili interesohej per nje pacient qe une sapo e kisha operuar. U preka tej mase! U indinjova dhe u lemerisa per cfare ky vend ka prodhuar. Nuk e njoh dr. Hafizin por kam degjuar vetem fjale pozitive per te. Baba i tre femijeve dhe mjek ne nje specialitet te veshtire. Nuk dua fare te gjykoj aktin apo ngjarjen e provokuar apo jo e cila na u ekspozua.

Por ama jam ne gjendje te gjykoj kur nje shoqeri e mbushur me krime nga me makabre te cilat nuk kane autore, kur degjojme me qindra raste te tjera qe arrestohen edhe pse dy vjet me pare jane denuar me dhjetra vjet burg, kur degjojme te shumekerkuar qe mbeten tejet te kerkuar dhe kaq, kur lumenjte e droges nuk kuptohen ku burojne dhe ku derdhen, kur njerezit zhduken dhe akoma nuk iu dihen kockat, paska akoma njerez qe ruajne drejtesine dhe kane kohe te mjaftueshme per tu marre me mjekun, “kriminelin” e shoqerise shqiptare qe na ka ndaluar futjen ne BE. O tempora o mores do thoshte Ciceroni.

Nuk arrija dot ta kuptoja dhe pranoja kur ky mjek u pezullua nga detyra, ne konsideraten time pa te drejte, ne emer te nje populizmi rrenqethes dhe absurd. “Ti bejme qejfin popullit” duke lencuar dike apo disa. Kjo eshte nje strategji, nuk e di me cvlera dhe cbaze perfaqeson, por dime ama fundin makaber te populizmit. Ne Romen e vjeter, plebe (populli) perfaqesohej nga tribunet popullor te cilet nuk ishin gje tjeter vecse populistet e sotem.

Jo vetem qe keta nuk dhane asnje kontribut per zhvillimin e Romes antike por ne fund perfunduan te shqyer dhe te masakruar nga vete plebe dhe sklleverit sikur ishte edhe fati i Tiberio dhe Gaio Gracco dy vellezerit e famshem pjese e Gens Sempronia Plebea. Mbase populistet e sotem nuk e dine akoma qe nuk po prodhojne asgje te re pervecse perfaqesojne ate cka njerezimi e ka me antiken e tij, prandaj dhe po jap nje shembull te cilit i referohen te gjithe. Ky populizem qe na ka mberthyer ne nje dare te hekurt nuk ka se si te prodhoje si femije te denje vecse keto kimera te shemtuara te cilat i degjojme dhe shikojme per dite perfshire lencimin e mjekeve, dhunen ndaj tyre, burgosjen, dhurata, mirenjohje te gjobitura, ikje masive te mjekeve dhe infermiereve jashte vendit. Bravo qe e gjetem kriminelin!

Nuk vriten poetet o te marre,

Nuk burgosen doktoret o te mjere,

Mjeku nuk eshte sherbetor o te pashkolluar,

Mos shkaterroni gjithshka o te harbuar,

Kjo qe beni nuk eshte e drejte o te shkalluar.

P.S. duke filluar nga java qe vjen do referoj prane z. Salvini ne Itali si minister i brendshem rastin e pare qe kam asistuar ne vitin 1996, kur ish profesorit tim te kardiokirurgjise pacienti i operuar nga zemra i erdhi ta takonte duke i dhuruar nje makine Maserati. Nuk besoj qe z. Salvini per sa populist qe eshte do arrestoje ish profesorin tim?! Mbetet per tu pare. Premtoj qe do i referoj edhe qeverise kanadeze kur nje pacient i dhuroi profesorit te kardiokirurgjise ne Toronto nje cek me para per gjithe ekipin qe kishte asistuar ne nderhyrjen e tij. Per te mos thene qindra raste kur pacientet japin dhurata per zhvillimin e sherbimit apo per kerkimin shkencor apo cdo gje qe ata desherojne per te treguar mirenjohjen e tyre. Ashtu sikurse ka me qindra raste kur nuk ka mirenjohje. Por ne asnje rast nuk kam pare mosmirenjohje ndaj mjekut ne 12 vjet qe kam punuar me dy kontinente. Dhe ky vendi yne eshte i mbushur me mosmirenjohje! Me vjen shume keq per gjithshka qe perfaqesojmë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thomaed: 20/02/2021 17:10

    test

    Përgjigju
  • Thomaed: 20/02/2021 17:05

    Mitmarrja (ryshfeti) dhe mirenjohja jane dy koncepte diametralikisht te ndryshme Zoti Prifti. Shfrytezimi i vulnerabilitetit te pacientit eshte krim ne vetvete. Aftesia profesionale pa integritetin profesional nuk te jep driten jeshile per ta kthyer veten ne nje "institucion" te paprekshem dhe mitmarrjen ne nje ligj te pashkruar ne nje vend ku korrupsioni eshte kthyer ne sistem dhe ne nje gangrene qe po gerryen themelet e demokracise se brishte te nje vendi me nje tranzicion te stergjatur. Fakti qe ke studiuar ne vende si Italia qe njihet per humanizem dhe Kanadaja qe e ka demokratizuar sherbimin mjeksor per te gjitha klasat dhe shtresat e shoqerise dhe eshte model per shume vende ne bote, e bejne amoralitetin tend profesional te pafalshmem dhe te neveritshem. Shpresoj te kesh mundesi ti lexosh komentet e popullit te thjeshte se ndoshta "you have lost touch with reality" dhe ndoshta u ndjeve i paprekshem (untouchable).

    Përgjigju
    • David: 13/02/2024 13:40

      Ngelen budallenjt me gjyku 1 doktor si Edvin Prifti

  • Commoner: 20/02/2021 17:04

    Mitmarrja (ryshfeti) dhe mirenjohja jane dy koncepte diametralikisht te ndryshme Zoti Prifti. Shfrytezimi i vulnerabilitetit te pacientit eshte krim ne vetvete. Aftesia profesionale pa integritetin profesional nuk te jep driten jeshile per ta kthyer veten ne nje "institucion" te paprekshem dhe mitmarrjen ne nje ligj te pashkruar ne nje vend ku korrupsioni eshte kthyer ne sistem dhe ne nje gangrene qe po gerryen themelet e demokracise se brishte te nje vendi me nje tranzicion te stergjatur. Fakti qe ke studiuar ne vende si Italia qe njihet per humanizem dhe Kanadaja qe e ka demokratizuar sherbimin mjeksor per te gjitha klasat dhe shtresat e shoqerise dhe eshte model per shume vende ne bote, e bejne amoralitetin tend profesional te pafalshmem dhe te neveritshem. Shpresoj te kesh mundesi ti lexosh komentet e popullit te thjeshte se ndoshta "you have lost touch with reality" dhe ndoshta u ndjeve i paprekshem (untouchable).

    Përgjigju
  • Salla: 18/02/2021 22:47

    A ka pacient që ti nuk i ke thene "S'te ka ardh rradha" e kur te ka pagu, i ka ardh rradha? Ky eshte ndryshimi midis teje dhe profesoreve te tu. Ti i shantazhoje per me i operu, e kjo nuk eshte dhurate.

    Përgjigju
  • Bujari: 14/02/2021 16:16

    doktor prifti rrofsh vetem nje kerkes kam per ty o zotni te lutem ule pak cmimin nga 10 beje 1 qe te ken mundesi ta sjellin te gjith se do perfitosh me shum dhe te takon se njef ne gen psikologjin e jetes shqiptare

    Përgjigju
  • VISI: 14/02/2021 13:37

    KALBENI NE BURG KETE HAJDUTIN ME KOLLARE QE HIQET SI KOPETENT

    Përgjigju
  • Lexuesi: 14/02/2021 13:29

    Ky doktor grabitës shumë rëndësi i jep vetes, tani që u kap me presh në dorë thot që është politike, por me vjen për disa komentues injorant qe I dalin në mrojtie këtij grabitqari, nuk arrijnë te kuptojne që mjeku në radhë të parë duhet të jet human, ndërsa ky shfrytëzonte postin shtetëror, pajiset e spitalit të blera me taksat tono,i përdorte ky për përfitime të veta dhe po së pagoje nuk te zinte me dorë...

    Përgjigju
  • Free: 14/02/2021 12:01

    Ata qe japin dhurata apo fonde ne vende te tjera te botes jane pasanike qe sdine ta shprehin ndryshe mirenjohjen dhe nuk e kuptojne qe po te jemi te gjithe te paster kjo bote sdo kish nevoje per $. Ti ndyrsire ke mbushur xhepin me parate qe burojne nga dhimbja dhe varferia. I kap pacientet ne shtet dhe i con ne private. Lexoje dhe nje here ate urderin e doktorit se e paske harruar ndyrsire qe meriton te cnderohesh publikisht.

    Përgjigju
  • Ta rrasi: 14/02/2021 09:34

    O andi kok shinik të dhëntë Zoti mallkim e të sëmuresh e të shkosh te doktori kriminel Edvin Prifti e ta shikosh sa të vlen ty lëkura jote e qelbur o andi idjot. Se ky maskarai doktor paguhet për punën që bën e ska të drejt të vjedhi pacjetin. Se në çdo vënd të Botës hajduti dënohet o andi debil komplet bil.

    Përgjigju
  • Mikel: 14/02/2021 08:33

    Unë personalisht do të ndaj me ju një sekuencë të vogel nga jeta ime: Jam shtruar në spitlin Caregi Firenze per një semundje të rendë! Sot falë Zotit dhe mjekve më të mirë jam shendosh e mirë. Nuk kam paguar asnjë cent, sherbimin çë mjek e infermjer çë të bëjnë atje nuk ta ben as nëna në shtepi. Ti o ndyresir ke rrjepur popullin fukara! U ke pirë piken e fundit të gjakut, kan hyrë në borgje per të blerë sherbimin tend! Shkurt të ka parë Zoti, siç do ju shuhë të gjithëve në Shqiperi. Shteti ju ka krijuar kushte, hargjon miljarda, ju vidhni sallat akomodimin e çdo gjë dhe rrjepni fukarenjet.....

    Përgjigju
  • Akrepi: 14/02/2021 08:31

    Nese eshte deshira e pacientit , qe sherbimin tja beje mjeku X privatisht , (pra ne institucionin privat ), mjeku eshte ne te drejten e tij legjitime . Nese mjeku , sherbimin e ben ne institucionin shteteror , dhe te afermit e pacientit i japin nje dhoro , eshte e pranushme , eshte deshire personale , nuk bie ne kundershtim me ligjin . Askush te mos kujtoje , se kur ka nje problem shendetesor te rendesise se vecant , do tja beje mjekesia dhoro , sigura do paguash nje shume te arsyshme , edhe mjekut ne shtet . Keto nukse jane fjale ne ere , e kam kaluar ne kurrizin tim , pike . Te gjitha te tjerat jane deshira apo enderra . Ne sketerre do vesh , qe ta dish se c'eshte .

    Përgjigju
  • Edvin prifti: 14/02/2021 07:08

    Shqiptareve pakesoi buken dhe shtoi drurin ashtu te duan shum..do tju rrjep nga paret prap kur te dal o shqiptare te mjer..per nje jav me prisni ne spital ,pa 10 mij euro nuk pres takim fare..

    Përgjigju
  • meri: 14/02/2021 00:46

    Ti more Zotri,mund te jesh Doktor i mire por..,Njeri i mire nuk je:je nji Idjot qe te ka hyr vetja ne qejf.Ty more Zotri ,populli te paguan rrogen,dhe per kete,je i detyruar t'i sherbesh ç'do personi per nevojat qe ka.EDHE DOKTORET BURGOSEN O I MJER......

    Përgjigju
    • Pjeter: 14/02/2021 08:59

      @Andi,Bej nje shembull,ku ne c'fare vendi ndodh si ne Shqiperi? se ndryshe te del vetem si propagande ajo qe shkruan.Mjek i zoti,por me metoda hajni,duke perfituar me strukturen e paisjet publike per perfitime private.Ne ato vendet e botes qe permend zotrote,te fusin ne burg,saktesisht si perfundoi doktori i zoti Prifti ne Shqiperi,vetem po e pate per vende te botes si Avganistanin,aty gjen krahasim.

    • Andi: 14/02/2021 08:14

      po ti more shok socialist kur smuresh shkon te njeriu i mire apo tek doktori i mire. kudo ne bote mjeket e mire ta masin koken me pe dhe jane aset. NUK ARRESTOHEN NE ASNJE RRETHANE, EDHE KUR VDESIN NDONJE SI TI

  • vlashi: 13/02/2021 22:01

    Po perse mor hajdut nuk denohen mjeket kur jane vampire dhe i pine gjakun pacienteve....

    Përgjigju
    • Pjeter: 14/02/2021 09:26

      @ Agim Seriozisht e ke?

    • agim: 14/02/2021 08:15

      sepse kur semuret bytha jote ska kush e sheron. Albanez i pashprese. vanitoso

  • Vangjushi Xhinës e Fanije Bletës: 13/02/2021 21:27

    Ore ti mor burr që mbron ktë Edvin Priftin a ke një pik e moral dinjitet ? Po si mor burr i rall me kaq kultur të madhe mbron një hajdut ? Në cilin vënd të Botës hajduti mbrohet o intelektual i mbaruar me shkoll pa tjetër te kristali e na del e na shkruan kulturën Italjane e na mbron hajdutin seç si duket edhe ti je hajdut e prandaj e mbron Edvin Priftin që ju mer kotheren e bukës fëmijve pleqve e ndoshta dhe të sëmurve. Se Shqiptarët në përgjithsi jan të varfër. E ti mor pseudointelektual na mbron hajdutin. Pty pty pty rac pise rac IDJOTE.

    Përgjigju
    • Mikel: 14/02/2021 08:34

      Je ok vella

    • Taulant: 14/02/2021 00:35

      O ari e kupton lajmin me siper a jo? Eshte vete doktori i arrestuar dje qe ka komentuar ne vitin 2019 mbi arrestimin e nje kolegut te vet ne QSUT. Ai nuk e quan korrupsion kete, por mirenjohje nga familjaret e pacientit per sherbimin qe u ka bere njeriut te tyre. Dhe ne kete pike dhenia e lekut eshte bere kulture ne Shqiperi. Edhe kur s’ta kerkon doktori, jane njerezit vet qe u grisin xhepin e perpareses per t’i futur leke.

  • Derdimeni: 13/02/2021 21:18

    Ky derdimen që hiqet si njeri me kultur e me kapacitet duke na komentuar nga kultura Italjane se nga kultura Shqiptare ky pseudo intelektual nuk denjon të flasi. Se ky maman e ka Shqiptare e babai kti është Italjan po ky nuk e njef babain. E ky njeri ta themi allashqiptarce ky pler ka dal e mbron një mjek hajdut një mjek pler që hiqet sikur ju shpëton jetën por ju mer jetën gjith familjes që të paguajn ktë pis maskara doktor. Me një shum të till lekësh jan me qindra prefesor doktor Evropjan e si kan ktë shum patash. Që kta prefesor vin nga shtete madhështore : Si Gjermania, Italia, Franca, Suedia, Norvegjia që kto shtete kan nivel jeteshum shum më të lart seShqipria. E ky kopil maskara që hiqetsi intelektual halesh na del e mbron ktë doktor Priftin që është hajdut ordiner që lumturohet në fatkeqësin e ktyre Shqiptarve që jan shum të vatfër e ky qen pis doktor i rjep për së gjalli. E ky kopili maskara na del në mbrojtje të kti doktori fundërrin. Shqipria e Shqiptatët do të jen 100 her më mir pa kto lloi gjakpirsish si doktor Prifti hajdut ordiner.

    Përgjigju
  • Erisa: 13/02/2021 21:04

    Ky kokerr maskarai meriton varje! Po c parime mjekesie ke ndjekur ti mor burre i degjeneruar?! Kur mban aq lek ne shtwpi ti qe i bie te jene 10% e fitimeve tua, ku i dihet sa ke? Sigurisht nga ryshfeti! E dim sa jane pagat si shtet si privat! Po te ze gjynahi u njerzve ne nevoje qe u ke marr kafshaten nga goja! Dhe ne ferr do digjesh

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/02/2021 20:52

    Mu thafte gjuhe,mu thafte.prefsha doren deri ne rreze.kur vajza mbaroi studimet per mjekesi ,i bere nje dedikim me shkrim,te cilen ia thashe edhe me goje-"beju hyzmetin me perkushtim njerezve dhe mos i shiko nga duar.dhe ajo e mban fjalen.po cdreqin pata?ky profesori shikoni se cthote.jam i djathte ,ndaj,meqe isha pa breke ne bythen,duhet te rrjep qe te shtoj pasurine ,si i djathte.kokepalaret te bejne kujdes se do i leme pa sherbim

    Përgjigju
  • Ciceroni nga bathorja: 13/02/2021 20:37

    Ky thot kush paguan Mua eshte per zhvillim te shoqerise, dhe ai qe s‘paguan ke te ngordhe Se kshu e do shoqeria

    Përgjigju
  • Niku: 13/02/2021 20:31

    E keqja në shqiperi me ju doktorët, është se po nuk mbushet xhepin me parë të lini të vdesesh,nje nga këta je dhe ti zoti doktor I shkolluar në Itali.

    Përgjigju
  • Betimi i hipoktatit: 13/02/2021 20:21

    Jam dakort nese duan pacjentet ta shperblejn me nje dhurat sipas mundsive ndac me maserati ndac me nje buqet lulesh ...por nese nje "doktor" ben pazar me nje pacjent se sa kushton jeta ti dhe sa vler ka sido mos ne spitale publike nuk esht me pak se nje kriminel nje gjobvenes ose nje kuruptuarr.. Dhe me qe ke punu ne shum vende ne be dhe matan atlandikut na jep nje ceshtje qe ne per spitale publike doktori ben pazare dhe meriton metalje ari .... Nese pasuria jote esht ven e palgjeshme meriton burg nese leke qe ke jan te ndeshme zoti ti shtoft

    Përgjigju
  • Akrepi: 13/02/2021 20:16

    Mjeku Prifti , nuk eshte pjese e grupit te Hoxhes . Ishte nje lajm i gabuar . Mjeku Prifti ka punuar privatisht , por nukse dim , ka pat lishence , apo punet e tij jane te pa deklaruara , pra nukse paguante ne shtet sipas rregullave ,-- nje per te gjithe-- . Do te ishte e domosdoahme qe mediat te japin lajme te sakta , te mirpercaktuara . Nese do te nxitonim , do te thonim edhe ne , ndonje shprehie te pa pelqyer , duke i rene dikujt ne qaf . Edhe ky rast mund te sherbeje per sqarimin e mitmarries ne shendetesi ; Nese s'eshte tamam keshtu , , vjedhie , nuk eshte paguar interesi ne shtet . Megjithate , drejtesia do ta saktesoi , ndoshta ne japim nje mendim kritik , para kohe . Por ne deshirojme nje mbarvajtje kolektive , prandaj edhe mund te nxitemi .

    Përgjigju
  • Tirana: 13/02/2021 20:13

    Korekte do te ishte gjykimi i mjekut, pasi te sqarojet burimi i parave te gjetura. Ta leme drejtesine te beje detyren. Te humbesh nje mjek profesionist te shquar ne kardiokirurgji, eshte shume per kete Sbqiperi te varfer.

    Përgjigju
    • Petriti: 14/02/2021 12:37

      Ky plehra e ka bere monopol kardiokirurgjine vetem per te bere pazaret se punen e bejne te tjere te jesh i sigurt qe nuk humbet asgje nga ikja e ketij funderine.

    • Fghj: 14/02/2021 08:20

      Nje njeri me te tille karakter nuk mund te jete kurre nje doktor i mire.

    • One: 13/02/2021 20:47

      Po dakort jam qe eshte goxha humbje. Ky ne krahasim me hajdutet e tjere mund te shkaktoje demin me te vogel. Por te mbash eur 400,000 cash eshte pasuri e madhe per cdo vend te zhvilluar. Ne pergjithesi 10-20% e pasurise mbahet cash, nga vjen kjo pasuri kaq e madhe ne ate vend aq te varfer. Po ta them qe u zhvatet njerezve qe mezi marrin fryme. Ky eshte sistem qe i kthen te gjithe ne hajdute por ku te giithe kane kontribut qe e kane krijuar. Nuk me vjen me asnje qe e perdor dhe i jep fryme ketij sistemi edhe pse kam dyshimet e mija per serioziotetin e drejtesise.

  • Tirana: 13/02/2021 20:01

    Ky eshte koncepti i dr.Priftit . Pse duhet paragjykuar ? Une jam per denimin e mjekut qe nuk te sherben pz e dhpetblyer, por nese me sherben dhe kam deshire ta shperblej, sepse shpeton jete, kjo eshte mirenjohje. Ka te drejte kif ghote se kjo mirenjohne na mungon !!

    Përgjigju
    • Pro: 13/02/2021 20:56

      Qe te shpetoje jete eshte puna etij .Nerast se ti e shperblen sepse ke mire I ben vetes dhe ke keq atij qe ska sepse doktori ne kete rast mesohet me shperblim dhe nuk te fut ne operacin po nuk I dhe zarfin.Mos I mesojme me shperblime qe mos themi pastaj ketu nuk ka shtet

    • Duro: 13/02/2021 20:45

      Mëse e vërtetë nuk ka më vend për koment!

  • Hipokrati: 13/02/2021 19:55

    Doli dhe nje palaco tjeter qe del dhe mbron te korruptuarit dhe kriminelet e veshur me bluzat e bardha.

    Përgjigju
  • Korrupsioni: 13/02/2021 19:43

    Ky doktorrr e paska deklaruar publikisht se me rryshfet ecen perpara mjekesia. Ne vend qe te denohet ky fenomen negativ po merret ne mbrojtje edhe nga te ashtuquajtur analiste te medias pavarur. Ne burg si gjithe tjeret edhe ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës