FT/ PSG 1-1 Arsenal (Ousmane Dembele 65' (p) / Kai Havertz 6') - PSG fitoi 4-3 pas 11 metërshave

HUNGARI - Francezët e Paris Saint Germain mbeten në krye të Evropës. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi për të dytin vit radhazi trofeun e Champions League duke mposhtur këtë të shtunë Arsenalin në finalen e Budapestit. Sfida në 'Puskas Arena' ishe dramatike, ndërsa 120 minutat u mbyllën 1-1. Nga 'ruleta e 11 metërshave' fati i buzëqeshi kampionëve të Francës të cilët u treguan më të saktë dhe fituan 4-3.

Në tre finale të luajtura, PSG ia ka dalë të fitojë dy trofe (radhazi), ndërsa Arsenali në dy finale ka po kaq të humbura (e para në vitin 2006), duke mos pasur asnjë trofe evropian në vitrinë. Kampionët e freskët të Anglisë me Mikel Artetan në stol do duhet të provojnë suksesin edicionin e ardhshëm.

Finalja e sotme e Champions League ishte e para pas dhjetë vitesh që u vendos nga 11 metërshat, kjo pas Real Madrid - Atletico Madrid në 'San Siro' në vitin 2016, me 'Galaktikët' që fitonin 5-3.

NDESHJA - Sfida u zhbllokua shpejt dhe Arsenali gjeti golin me Kai Havertz pas gjashtë minutash. Në zhvillimet e aksionit, Marquinhos nuk e largoi mirë topin dhe gjermani nuk gaboi përballë Safonov duke ia lënë sferën pas krahëve portierit rus.

Pjesa tjetër e ndeshjes u dominua nga PSG-ja e cila në një moment e mbajti topin për 78 përqind, kundrejt 22 përqind të anglezëve. Minuta e 65-të solli golin e barazimit me Ousmane Dembele nga pika e bardhë e 11 metërshit. Mosquera gaboi në ndërhyrje në dëm të Kvaratskhelias dhe arbitri gjerman Siebert akordoi 11 metërsh, i cili u konfirmua edhe nga VAR. Nga pika e bardhë goditi Ousmane Dembele i cili riktheu ekuilibrin 1-1 në fushë.

Me barazimin 1-1 u mbyll koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash, teksa skuadrat iu drejtuan gjuajtjes së 11 metërshave. Nga 'ruleta ruse' buzëqeshi PSG-ja që fitoi 4-3. Për PSG shënuan Ramos, Doue, Hakimi dhe Beraldo, ndërsa gaboi Mendes. Te Arsenali shënuan Gyokeres, Rice dhe Martinelli, ndërsa gabuan Eze dhe Gabriel.

Vitinha (PSG), u shpall 'Lojtari i Ndeshjes' në finalen e sotme. Trajneri Luis Enrique vijon rekordin në stol, teksa në karrierën e tij ka vetëm një finale të humbur, atë kundër Chelseat (3-0) në Kupën e Botës për Klube. Trajneri spanjoll ka fituar 12 trofe me skuadrën franceze, në mesin e tyre edhe dy trofe të Champions League.

Paris Saint Germain ka shënuar 45 gola këtë sezon të Champions League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Barcelona në sezonin 1999-2000.

Komentet më të rëndësishme të finales:

120' Mbyllet 1-1 pas 120 minutave lojë finalja e Champions League, fituesi do të vendoset pas 11 metërshave.

105+2' Mbyllet 1-1 ndeshja edhe pas shtesës së parë.

105' Dy minuta shtesë.

102' Shpërthejnë protestat e mëdha nga Arsenali. Anglezët kërkojnë penallti për ndërhyrje ndaj Madueke në zonë, por arbitri vazhdon lojën. Karton i verdhë për Rice dhe Artetën.

96' Zaire-Emery futet në fushë për PSG-në, del Ruiz.

91' Arteta (Arsenal) freskon ekipin. Dalin Skelly dhe Havertz, në fushë Zubimendi dhe Eze.

90+7' Mbyllet 1-1 koha e rregullt. Finalja shkon në dy shtesa nga 15 minuta.

90+7' Barcola (PSG) ka shansin e fundit, por goditja e tij nga pozicioni i prirët përfundon jashtë.

90+6' Joao Neves (PSG) ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli.

90+6' Dëmtohet Ousmane Dembele, trajneri i PSG-së e zëvendëson me Ramos.

90' Gjashtë minuta shtesë.

84' Mundësi e artë për francezët. Barcola shkëputet dhe del i vetëm me portierin, por e ndal Raya me një ndërhyrje vendimtare.

83' Enrique (PSG) hedh në fushë Barcola në vend të Kvaratskhelia.

83' Arsenali bën dy zëvendësime. Dalin nga loja Trossard dhe Saka, në fushë Martinelli dhe Madueke.

66' Arteta i Arsenalit nxjerr jashtë Mosqueran dhe Odegaard, në fushë Timber dhe Gyokeres.

65' GOOL! Mosquera (Arsenal) ndërhyn keq në zonë në dëm të Kvaratskhelias dhe arbitri gjerman Siebert akordon 11 metërsh, i cili konfirmohet edhe nga VAR. Nga pika e bardhë goditi Ousmane Dembele (PSG) i cili riktheu ekuilibrin 1-1 në fushë.

55' Gjuajtje e fortë nga Hakimi (PSG), por ndal Davide Raya.

54' Saka (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në këmbët e Doue.

46' Mosquera (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa në lojë.

46' Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim nga Enrique dhe Arteta.

45+6' Mbyllet 0-1 pjesa e parë e finales së Champions League. Arsenali kryeson kundër PSG-së falë golit të Havertz pas gjashtë minutash lojë.

45' Gjashtë minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

42' Aksion i rrezikshëm nga PSG-ja, por Fabian Ruiz gjuan mbi portë

35' Topi është mbajtur 77 përqind nga PSG dhe 23 përqind nga Arsenali.

27' Portieri Matvey Safonov (PSG) lëndohet dhe gjyqtari e ndal lojën në mënyrë që ai të marrë trajtim mjekësor. Vijon loja.

21' Vitinha (PSG) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit, por e tepron me forcën e pasimit dhe shansi humbet.

13' Fabian Ruiz (PSG) gjen pak hapësirë ​​brenda zonës dhe menjëherë lëshon një gjuajtje të parë. Gjuajtja shkon shumë larg shtyllës së djathtë pingule.

6' GOOL! Kai Havertz (Arsenal) përfiton nga një top i kthyer gjatë aksionit dhe me të majtën ia lë topin pas krahëve portierit Safonov.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Arsenali.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique

ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
PSG triumfoi në Champions për të dytin vit radhazi, Macron: Franca është krenare, një yll i ri shkëlqen mbi Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron e përgëzoi Paris Saint-Germain për titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron vlerësoi suksesin e Parisit, duke theksuar krenarinë që vendi ndjen për arritjen historike të klubit parizien.

“Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin! Urime PSG-së që e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”, shkroi Macron.

Ora 16:51
Formacionet zyrtare/ Enrique hedh në fushë Kvarën dhe Dembele, Arteta përgjigjet me Saka e Havertz

1780152698_championsleague.JPG

Trajnerët Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë bërë me dije formacionet zyrtare të finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit (sot 18:00). Mungesa e vetme për Arsenalin është ajo e Ben White, i dëmtuar.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique

ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta

Vendosja në fushë, PSG - Arsenal
Ora 16:09
VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të PSG-së dhe Arsenalit para finales së Champions League, tre të arrestuar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tifozët e Arsenalit dhe PSG-së u përleshën mes tyre në rrugët e Budapestit përpara finales së Champions League e cila fillon sot në orën 18:00.

Sipas një deklarate nga policia e Hungarisë, oficerët po shqyrtojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar huliganët e të dyja klubeve. Nga pamjet e shpërndara në rrjet shihen flakadanë, përdorim dhune dhe tension në rrugë. Tre tifozë u arrestuan të premten për dhunë në zonën e festivalit të tifozëve.

Gjatë këtyre ditëve rreth 4 mijë policë janë në rrugët e Budapestit për të siguruar qetësinë, ndërsa mijëra tifozë kanë mbërritur në qytet. 'Puskas Arena' ka një kapacitet prej pak më shumë se 67 mijë tifozësh, ndërsa sipas raportimeve pritet që mbi 20 mijë tifozë të kenë mbërritur në Budapest edhe pse nuk e kanë një biletë për në stadium.

Ora 15:54
PSG apo Arsenali? Superkompjuteri bën parashikimin për fituesin e Champions League

Në bazë të analizave dhe statistikave të të dyja klubeve, faqja e specializuar, OPTA, tregon se më shumë shanse për të fituar trofeun e Champions League ka PSG-ja.

OPTA aktualisht i jep PSG-së një shans prej 56% për ta mbrojtur trofeun, ndërsa Arsenalit i është dhënë një probabilitet 44% për të kompletuar një dopietë të famshme këtë sezon.

Në 10,000 simulime, PSG fitoi brenda 90 minutash në 43.5% të skenarëve, me Arsenalin që triumfoi në 29.7% dhe 26.8% të mbetura që kërkonin kohë shtesë dhe potencialisht gjuajtjet e penalltive.

Ora 14:57
Premio 'e çmendur', mësohet shuma që do të fitojë çdo lojtar i PSG-së nëse fiton Champions League

1780145913_psg.JPG

Sipas L'Equipe, secili nga lojtarët e PSG-së do të marrë afro 1 milion euro shpërblim nëse klubi francez ia del të fitojë sot trofeun e Champions League për herën e dytë radhazi. Njësoj si vitin e shkuar, klubi është dakordësuar për këtë shumë. Struktura e bonuseve u negociua me klubin nga futbollistët Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Vitinha.