Nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Kreu i KMSH: Solidaritet mes njerëzve

Nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Kreu i KMSH: Solidaritet mes njerëzve

Zbukurimet në Tiranë për Ramazanin dhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisën sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë, ata mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është 11 marsi, ndërsa dita e fundit është më 9 prilli. Ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.

Më ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit nuk kanë munguar as urimet për besimtarët myslimanë. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për më shumë paqe dhe begati në këtë muaj adhurimi. Spahiu u shpreh se lutjet shkojnë që të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës.

"E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahiu.

Një mesazh e patën edhe myftiu i Shkodrës dhe Korçës për besimtarët myslimanë, të cilët fokusin e vendosën edhe tek familjet në nevojë, të cilave duhet t’u qëndrojmë pranë sidomos në këto ditë. 

Urimet nuk munguan as nga politika.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Ramazani është muaji më i rëndësishëm për të gjithë myslimanët. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin. Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje.  

Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Më poshtë, do të gjeni Kalendarin e Ramazanit për 2024

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Muaji i Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren uron besimtarët myslimanë

 

Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon efendi Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhe tek ata për muajin më të çmuar të tyre.

Në qytetin historik të Kosovës, në Prizren muaji i shenjtë i Ramazanit vazhdon të ruajë traditën e tij ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është më ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.

Prizreni shquhet për diversitetin kulturor, etnik dhe fetar, ku dallimet çmohen dhe ruhen.Ndërsa festa fetare e Ramazanit shndërrohet në një ngjarje shoqërore, që bashkon rreth një sofre të gjitha komunitetet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 12/03/2024 01:09

    Thmija nuk jan të njejtë si ata që kan prindë dhe rriten jetima pa baba dhe pa nanë,me ata që kan ren rregull dhe dashuni nfamije,po ashtu nuk jan të njejtë klerikët të cilë lexojn libra fetare dhe nuk e përjetojn ligjin e nanës Natyr,nuk jan të njejtë ata të cilët ngjinojn dhe nuk fitojn asgja,në munges të informimit ligji i Natyrës vlen për të gjithë,ora e mat kohën,burrat ngjinojn 18 orë ushqehen 6 orë,grat ngjinojn 16 orë ushqehen 8 orë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit