Ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se qëndrimet cinike dhe arrogante të qeverisë kanë bërë që sindikata e pedagogëve të bojkotojë mësimin. Berisha tha se pedagogët nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të trajtohen njëlloj me pedagogët.
‘Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogë, punonjës e studentë nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës’- tha Berisha.
Lajmi kryesor: