TIRANË- Aplikimet për regjistrimet e nxënësve në klasë të parë do të jenë të hapura nga kjo e hënë e 4 korrikut deri më 17 korrik. Ndryshe nga një vit më parë ku vetëm në disa shkolla regjistrimi u bë elektronikisht, këtë vit të gjitha aplikimet do të bëhen në online në portalin e-Albania.
Report Tv shkoi në shkollën 1 Maji në kryeqyetet, aty ku për vitin 2022-2023, 3 do të jenë klasa të para dhe kuotat për aplikime do të shkojnë deri në 100 fëmijë. Entela Lika , drejtuesja e këtij institucioni tregon lehtësitë e procedurave të aplikimit online.
“Përvojë shumë e mirë, unë e kam që nga vjet këtë përvojë për arsye se shmang rradhët e gjata për rregjistrimet e klasave të para, shmang korrupsionin, pra çdo gjë që ka lidhje me regjistrimin e klasave te para. Regjistrimi bëhet në bazë të rrugëve sepse në sistem janë të regjistruar të gjitha rrugët të cilat i përkasin dhe shkollës sonë dhe në momentin që bëhet aplikimi në sistem menjëherë bëhet aprovimi sipas rrugëve për çdo individë që ka aplikuar në klasën e parë”, tregon Lika.
Megjithatë në ndryshime nga klasat e para, regjistrimet për në parashkollor do të bëhen fizikisht në shkolla.
“Regjistrimet e parashkollorëve kanë filluar dhe jemi në pritje të fëmijëve derisa të bëjnë regjistrimin. Jo më shumë se 35 nxënës janë tek ne, sipas njësisë, persona që jetojnë dhe banojnë pra i përkasin njësisë 1 apo 2”, shtoi drejtoresha.
Edhe për shkollat e arsimit të mesëm regjistrimi për herë të parë i nxënësve në klasë të 10 do të bëhet online nga data 12-24 Korrik.
Afatet e regjistrimit
Për klasat e para 4 - 17 korrik
Për klasat e dhjeta 12 - 24 korrik
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
14.7%
-
Jo
83.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
-
Ekskluzive/ Skandali me diplomat false, dy ish-rektorët e Wisdom tregojnë si zbuluan skemën! Përpali: U dorëhoqa kur i pashë me firmën time! Jepeshin diploma pa qenë asnjëherë në kolegj
18 Shtator, 17:45
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator, 16:46
-
Skandali me shitjen e Diplomave False/ Arrestohet pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali
16 Shtator, 16:37
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër pas vendimit të CAS
9 Shtator, 15:40
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Viti i ri shkollor/ Mbi 238 mijë nxënës janë pajisur me libra falas
7 Shtator, 19:46
-
Tragjedi në Kenia, të paktën 17 fëmijë të vdekur dhe 14 të plagosur nga djegia e konviktit të shkollës! Mister shkaqet, dyshohet dhe për trupa të tjerë
6 Shtator, 10:12
-
Shkolla nis më 9 shtator, vijon shpërndarja e librave falas
6 Shtator, 08:09
-
Librat falas, Xhixho: Gënjeshtër, mijëra nxënës do e nisin shkollën me tekste të përdorur
28 Gusht, 18:42