Sot një vit nga ‘Banjska’, homazhe për heroin Afrim Bunjaku! Kurti: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi

Kosova shënon sot 1-vjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, nga një grup i armatosur serb, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në nderim të tij, kryeministri Albin Kurti, zyrtarë të lartë të politikës, e ambasadorë zhvilluan homazhe, duke kërkuar ndëshkimin e Serbisë si vend organizator.

Sot Kosova përkujton 1-vjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, nga një grup serb i armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri Albin Kurti vizitoi familjarët e heroit dhe më pas bashkë me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe te varri i tij.

Kurti tha se Serbia është përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë dhe se faktori ndërkombëtar duhet të detyrojë Beogradin të japë llogari.

“Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë më, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike. Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”.- tha Kurti.

"Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit. Ai dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet se si duhet të jepet jeta. Ai e la shembullin më të vyet edhe për vëllezërit dhe motrat e tij që janë në Policinë e Kosovës se si duhet të veproj njeriu kur e kërkon shteti."- tha Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar se liria nuk ka çmim.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

Përveç tyre, homazhe kanë bërë edhe zhytarë të tjerë qeveritarë, deputetë, pjesëtarë e drejtues të Policisë së Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë. Kurora lulesh tek varri i heroit të Kosovës vendosën edhe ambasadorë të huaj, përfshirë atë amerikan, Jeff Hovenier. Pak kohë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti zyrtarisht akuza për 45 persona, si të përfshirë në sulmin e Banjskës, nga të cilët 3 prej tyre tashmë janë arrestuar. Në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe organizator i sulmit, i cili endet i lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
1 vit nga sulmi në Banjskë, Kurti: Serbia është përgjegjëse! Osmani: Liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm

1727170258_albinkurti.JPG

Sot bëhet një viti nga sulmi i terroristëve serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Teksa mori pjesë homazhet që u bënë ditën e sotme te varri i policit të vrarë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.

Ai kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për financimin dhe dirigjimin e grupit paramilitarë që cenuan sovranitetin e Kosovës. 

Nga ana tjetër, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?