Kuvend/ Mziu interpelancë me ministren e infrastrukturës për rrugën e Arbrit: Kur do marrin fund vdekjet në atë aks? Balluku: Abuzuat me miliona euro me rrugën e Kombit

Me debate të shumta u nis Kuvendi ditën e sotme ku fillimisht miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe më vonë pati një interpelancë mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku.

Me kërkesë nga deputeti i PD-së, në sallën e Kuvendit u mbajt një interpelancë ku kryefjala ishte Rruga e Arbrit. Me akuza e nisi fjalën e tij Mziu ku përmendi shifra, si dhe kërkoi llogari mbi gjendjen e rrugës së Arbrit edhe pasi 80% sipas tij ishte mbyllur në kohën udhëheqjes së partisë Demokratike.  M

Deputeti u shpreh se megjithëse e kishte 'gati' rrugën e Arbrit ai e ktheu në një 'shpikje' dhe rruga e Arbrit mbeti thjesht një ëndërr. Ëndrrat e partisë Demokratike bëhen realitet nga qeveria Rama, sipas ministres, e cila pasi sipas saj u cilësojmë si qytetar të republikës së Shqipërisë dhe i plotësojnë ëndrrat. Sipas Ballukut bujqësia ka lulëzuar.

Debati vijoi edhe me tone të larta në seancë ku Xhelal Mziu përmes fotove ilustroi se në çfarë gjendjeje ishte ajo rrugë e Dibrës, ku sipas tij janë shpenzuar 40 miliardë dollarë, me letra 370 milionë euro dhe i sigurt u shpreh se nëse futesh në faqen e uebit thuhet 570 miliardë. Sipas tij ky segment duhet të quhet segmenti i vdekjes pasi kanë ndodhur shumë aksidente.

Në përfundim të interpelancës pas përplasjes, Balluku u shpreh se fotot Mziu i solli pasi ai nuk pranohej në Dibër, sipas saj deputeti duhet të mbante përgjegjësi për rrugën e Kombit e cila u nis me 10 lekë dhe përfundoi me mijëra euro.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
'Rruga e Arbrit bypass-i  i vdekjes' Mziu 'ndez' debatin me ministren: Viti im është ekuivalenti i PD-së 8 vite në pushtet! U more me shaminë time të kuqe

 

Me debate ka vijuar interpelanca mes deputetit Mziu dhe ministres së infrastruktrës Belinda Balluku. Me llogaridhënie që vijoi me ofendime, Mziu kërkoi llogari për vdekjet që ndodhin në Rrugën e Arbrit. Duke e ilustruar me foto, Mziu u shpreh se në çdo segment të saj duhet të ecësh me shpejtësi minimale se mund të përfundosh në humnerë

Mziu: 'Të kanë sjellë në Dibër dhe më vjen mirë se do të të bëjë mirë për karrierën tënde. Por të sugjeroj mos të vish se do kesh fatin e Dionisit. Mua më intereson rruga e mbetur rrugëve. dhe ashtu siç ishe futur thellë ti në bodrumet e Gjokës unë u futa në ëebsite. Kjo rrugë nuk është asfaltuar dhe janë marrë leket e këtij segmenti rrugor. Në këtë aks rruge, kjo është situata e këtij Bypass-i i shpikur, që nuk ishte nevojë ta bëje. Dhe ndërkohë ja kjo është situata, shikojë ministre nëse nuk ke kaluar. Kot rastësisht u futa në ëeb, ku thuhej se këto janë disa raste vdekjesh e krijuara në këtë Bypass e cila është shumë xhentile edhe në komunikim Dhe  janë shumë pak krahasuar me ato që janë në ueb.Më akuzoni se nuk dija rrugë, më thoni ku është kjo urë? Se unë nuk e kam partë këtë urë, në faqen tuaj e shoh. Në çdo segment të saj duhet të ecësh me shpejtësi minimale se mund të përfundosh në humnerë. Ja dhe tjetra e rrugës së mbaruar, ja shikojë si merret kthesa.  440 miliardë me letra 370 milionë euro janë shpenzuar për atë rrugë dhe jam i sigurt që nëse futesh në faqen e uebit thuhet 570 miliardë. por ju keni për at parë se çfarë do bëhet me atë segment rrugë.' tha Mziu.

Ministrja e infrastrukturës i është kundërpërgjigjur me ironi duke i thënë se deputetit i duheshin fotot për të treguar rrugën pasi nuk e pret askush në Dibër.

'Ti shkon shumë rrallë në Dibër dhe erdhe këtu me fotot se nuk shkon në Dibër, se nuk të presim. Ti i ke personale gjërat sepse nuk shkëputesh dot. Siç u more pamjen time ti ndoshta më do me shami të kuqe po mua nuk më shkon. Pamja ime është kjo që është por punën time e bëj mirë.  Viti im është ekuivalenti i PD-së 8 vite në pushtet. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës së ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë për rrugën e Arbrit. Ju nuk shpikni dot as fjalë merrni fjalët tona dh ei përdorni, ëndrrat tuaja po i bëjmë me. Ato fotot që solle, qytetarët e dinë shumë mirë, dole abuzove me shifra kontrata është ajo që është, nuk do ti shtohet asnjë qindarkë. Ju që zakonisht jeni mësuar me 10 lekë dhe ti përfundoni me qindra miliona euro siç bëtë me rrugën e Kombit.'- tha Balluku.

Pjesë nga debati:

Mos m'fol mu si papagalli, kur do të marrë fund vdekjet e pafundme të rruga e arbrit?

Duhej rruga e Arbrit duhej baypass-i i vdekjes për të marrë mandatin. Pse rruga e Arbrit u bë Llogara?

Balluku: Shikoje projektin boll me foto shif ndonjë letër

Mziu: Kush ju sugjeroi që të dobësoheshit kaq shumë?

Balluku: Shamikuqja

Nikolla: Zoti Mziu iu tërheq vërejtje është personazh telenovelash shamikuqja

Ora 12:50
'Rruga e Arbrit e paplotë', Mziu akuza qeverisë: Kishte mbaruar 80% e punës gjatë PD-së, mbeti ëndërr! Ministrja e infrastrukturës: Ne i bëjmë realitet

 

Në interpelancën e thirrur nga ish deputeti Xhelal Mziu ndaj ministres së infrastrukrës Belinda Balluku ky i fundit ka folur rreth projektit, sipas tij ende të paplotë për Rrugën e Arbrit.

Sipas tij, kjo rrugë mbeti një ëndërr, pasi sipas tij gjatë kohës kur PD ishte në pushtet kishte mbaruar punimet e saj me 80% ndërsa me ardhjen e rilindjes u deshën vite për ta përfunduar. Pas fjalës së tij, ministrja u shpreh se nëse opizita ka një ëndërr detyrimi i qeverisë Rama është ta bëjë realitet.

'Që nga ajo ditë e deri më sot 19 herë ka patur deklarata nga për fillim dhe mbarim të punimeve, dhe rruga ka mbetur rrugëve. Në 8 vite janë ndërtuar rrugë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP.

Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive.

Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Kjo rrugë jo vetëm që ka mbaruar por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytet e jo më të jetë ndërkombëtare. Për rrugën e Arbërit thanë ne do t’ia japim privatit se privati i ka lekët. U tha se do të jepet financimi në 13 vite dhe rruga do të mbarojë për 3 vite. Dtata e fillimit janë të shumta, por ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Nëse shohim rrugën e Arbërit dhe kontratë, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuu mbarua, por edhe sot 50% e rrugës ka mbaruar”, tha Mziu.

' tha Mziu

Sipas ministres nëse rruga e Arbrit do të kishte kaq shumë rëndësi, Mziu duhet së paku ti kishte shtyrë bashkëpartiakët e tij ta realizonin këtë rrugë.

'U tha se kjo rrugë shumë e rëndësishme dhe nuk e kuptoj pse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkë partiakët e tij ta realizonin këtë rrugë. Kjo rrugë u bë pasi qeveria Rama bëri ato studimet për ta realizuar.

Vende pune, ndërkohë që përfaqëson Dibrën unë kam marrë vota në Tiranë po përfaqësoj në Dibër, dhe ajo që unë shoh në atë qark janë se këto punë që janë bërë në rrugën e  Arbrit kanë ndryshuar jetën e qytetarëve në ato zona. Të vish e të thuash se nuk është bërë asgjë, është një abuzim shumë i madh. janë krijuar vende pune se bujqësia ka lulëzuar p[or edhe për shkak të infrastrukturës. Flet për ëndrrat dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr, jo nuk mbetem, detyrat i kishit ju detyra jonë është t'i bëjmë realitet. Ju cilësojmë si qytetar të republikës së Shqipërisë ju plotësojmë ëndrrat.'- tha Balluku. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2022 02:17

    /Kur do te marrin fund vdekjet ne ate aks?/-Do te ndalojne ate dite kur truri i Mziut te fitoje /Nobelin/ pasi te kete gjetur zgjidhjen e arte per te gjitha aksidentet e ngjashme ne gjithe boten.

    Përgjigju
  • KASAP ZENUN REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/07/2022 14:13

    O Xhelol Mutziu ti je kokra e IDJOTIT je një debil i ler. Ti s'vlen as për pastrus wc jo më të jesh politikan. Po kshu është Albanistani njerëz Idjot si ty bohren politikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve