Sot për herë të parë si titullar, Armando Broja ul në stol sulmuesin e Anglisë

Sot për herë të parë si titullar, Armando Broja ul në stol sulmuesin e Anglisë

Armando Broja

Armando Broja do të luajë sot si titullar tek Everton për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë është zgjedhur nga minuta e parë për sfidën e Premier League në shtëpi ndaj Nottingham, e cila nis në orën 16:00.

23-vjeçari i Kombëtares do ketë mbështetjen e Ndiaye dhe Harrison nga krahët, teksa ka lënë në stol sulmuesin e Anglisë Calvert-Lewin, i cili me "Tre Luanët" ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Kjo duket një mundësi e artë për Brojën që të tregojë cilësitë në fushë pas dëmtimit të rëndë të lënë pas, teksa përballë do ketë Nottingham, ekip që këtë sezon ka bërë surprizën në Premier League.

Everton - Nottingham, formacionet zyrtare

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk ndryshon emrin në platformën X, ja si e vendos

Elon Musk ndryshon emrin në platformën X, ja si e vendos