Sot përcaktohet gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020, Anglia favorite ndaj Ukrainës, në 18:00 luhet Çeki-Danimarkë

Me çiftin e parë gjysmëfinalist të Euro 2020 të përcaktuar tashmë Itali-Spanjë sot do të mësohen edhe dy ekipet e tjera që do të kalojnë mes katër më të mirave. Anglia pasi eliminoi Gjermaninë në 1/8 është gati edhe për Ukrainën në sfidën e orës 21:00 që luhet në “Olimpico” të Romës. Anglia është favorite për ta fituar sfidën e çerekfinaleve por trajneri Gareth Southgate thotë se ekipi i tij ende nuk e ka ngjitur Everestin dhe se mezi pret të zbresë sonte në fushë. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në shtëpinë e saj në “Ëembley” Anglia sot luan në Romë dhe do ketë mungesën e tifozëve. Pritet që të ketë ndryshime në formacion dhe të rikthehet mbrojtja me katër ndërsa “Tre luanët” janë i vetmi ekip që ende nuk ka pësuar gol.

Ukraina me kalimin në çerekfinalet  e Euro 2020 pasi eliminoi Suedinë tashmë e ka bërë historinë por trajneri Andriy Shevchenko është i bindur se skuadra e tij mund ta surprizojë edhe Anglinë.

Më herët në orën 18:00 Çekia dhe Danimarka kanë shansin e artë për të kaluar mes katër më të mirave të Euro 2020 kur të përballen në Baku. Çekët eliminuan Holandën në 1/8 dhe kanë rezervuar suprizën e radhës. Trajneri Silhavy vlerëson rivalët dhe thotë se sfidën do e zgjidhin detajet. Në fushë do zbresë formacioni më i mirë i çekëve i udhëhequr nga Patrick Schick autor i katër golave.

Danimarka do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale për t’ia dedikuar Eriksen. Të paktën këtë ka thënë trajneri i danezëve Kasper Hjulmand i cili thekson se ekipi i tij do të luajë pa frikë dhe ëndërron fitoren.Pritet që në fushë të zbresin të njëjtët futbollistë që mposhtën Uellsin në 1/8. Danimarka ka shënuar 8 gola në dy ndeshjet e fundit./Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion