Sot përkujtohet dita e
kujtesës së Holokaustit në “Marubi”

Sot përkujtohet dita e<br />kujtesës së Holokaustit në “Marubi”
Sot përkujtohet dita e kujtesës së Holokaustit në “Marubi”. Në kuadrin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit, në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” do të shfaqet sot në mbrëmje ora 19:00,  filmi i titulluar “The Decent One”.

Në bashkëpunim me Ambasadën e shtetit të Izraelit në Shqipëri, në kuadrin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit, edicionin e 6-të: “The Decent One” i regjisores Vanessa Lapa. “Më datën 6 maj 1945, Ushtria Amerikane hyri në shtëpinë e Heinrich Miller në Gjermani, ku gjeti qindra letra, dokumente, fotografi e ditare”…. Filmi fokusohet mbi vetë jetën e Millerit, si një prej komandantëve në një prej masakrave më të mëdha që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Në një prej fjalimeve të tij, ai pati thënë se “arma më e fortë e politikës është arma e terrorit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini