Sot u hap përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë! Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri Edi Rama, të cilit iu dedikua një këngë nga grupi polifonik 'Zëri i bilbilit'. Nuk munguan edhe vallet ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin, për të cilin thonë: "Paska dhe male mbi male që të çajnë mes për mes! Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat." Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet distanca me 45 minuta. Tuneli i Skërficës  përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit. Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën. 

Ministrja e Enerrgjisë tha se "vepra nisi në 2008 me tre lote të mbetura rrugëve, të cilat u përfunduan në 2018, pas 10 vitesh nga koha kur ishin hapur gjatë qeverisë së PD."

"Në 2018 kemi nisur lotet e tjera, 4,5 dhe 6, të dorëzuar në 2021 dhe loti i 7, tuneli i Skërficës, 1.3 km dhe me portalet hyrëse 1.3 të tjera, pra 2.6 km në total i kësaj vepre. E kemi nisur në gusht 2020 për ta përfunduar në 31 gusht 2022 dhe siç kemi premtuar ditën e hapjes, e kemi përfunduar 2 muaj më parë.

Rëndësinë e kemi thënë shpesh herë, është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën por edhe Tepelenën. Ashtu siç e themi shpesh herë me Tërmetin që u bë Gjirokastra dhe Tepelena me det", tha Balluku.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se rruga Sarandë-Gjirokastër bëhet për vetëm 40 minuta dhe me këtë vepër, shtëpitë Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena janë me pamje nga deti.

“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën.

Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.

Ndërkohë më 7 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
VIDEO/ Po tani kush e ka radhën pas Kardhiq-Delvinë?! Rama: Gati Bypass-i i Vlorës dhe nis puna për “Korridorin Blu”

 

Edhe 2 projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore ka përmenduar Kryeministri Edi Rama nga teksa ka inspektuar aksin më të ri në vend, Kardhiq-Delvinë.

Rama ka thënë se më datë 7 korrik do të hapet plotësisht edhe Bypass-i i Vlorës. Ai gjithashtu theksoi se do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier.

“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

Ora 14:35
Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, ministrja: Shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet, me ‘pamje nga deti’

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa prezantonte projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për pikat turistike në Sarandë, Përmet e Tepelenë. 

“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën. Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.

Ora 12:34
Video/ Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, Gjiknuri: Një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga PD përfundoi me sukses! Një realitet edhe për ata që nuk na besonin

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar videon nga rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e PD-së tashmë përfundoi me sukses. Ai thekson se ky është një tjetër premtim i mbajtur i kësaj mazhorance që i jep frymëmarrje turizmit. 

“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses. Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për zhbllokimin e projektit, sigurimin e financimit dhe hapjen e kantiereve në vitin 2018. Më pas vëmendje e vazhdueshme, punime intensive e tashmë rruga Kardhiq-Delvinë është një realitet edhe për ata që nuk na besonin! Një arterie e re qe i jep frymemarrje turizmit të Sarandës, i jep përspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën”, nënvizon Gjiknuri.     

 

 

Ora 12:01
Këngë, valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Grupi polifonik i dedikon këngë Ramës: Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhet pak minuta Gjirokastra dhe Delvina

 

Këngë, valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrit Edi Rama për hapjen e rrugës që do të lehtësojë aksesin drejt Tiranës. Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle.

Kënga dedikuar Ramës

I thotë qafa e skërficës
 Luvadhit dhe Gramatesë
 Paska dhe male mbi male
 Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë

Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.

 Këtu mezi shkonin trimat
 Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë  
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim