Sali Berisha nuk dha asnjë koment për skenarin që do të ndjekin në protestën e sotme, por u dha porosi protestuesve që të respektojnë besimtarët myslimanë dhe të mos afrohen tek xhamia pranë Kuvendit, duke qenë se ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Edhe njëherë, për të gjithë ata që agjërojnë, nderimin dhe respektin tim më të madh. Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë dhe kërkoj që njeri prej tyre të mos shkelë në territorin e vakëfit dhe të xhamisë.

Protestuesit, absolutisht, përveç nderimit më të madh për ata që falin namazin në xhami, nuk mund të kenë asgjë tjetër. Ata që hyjnë me uniforma, ata që përdorin territorin kundër protestuesve paqësorë, ata në ferr do përfundojnë, në xhehenem, atje e kanë vendin. Ata kryejnë një akt dy herë më të rëndë. Prandaj, ne u shprehim respektin më të madh, se çfarë bëjnë banditët, ajo nuk është përgjegjësia jonë. Por ne do i çlirojmë shqiptarët edhe nga këta banditë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Molotovët kundër efektivëve, Policia nuk ‘aprovon’ tubimin e sotëm të Berishës! Koçiu: Përgjegjësit e akteve të dhunshme përballen me drejtësinë