Kryemadhi: Rama nuk e kupton çfarë e pret, do e kapim në befasi herën tjetër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë në Durrës, në krye të protestuesve që bllokuan për rreth një orë  rrugët. Ajo ka thënë se ditët e tjera do ta kapin në befasi kryeministrin Edi Rama. Sipas Kryemadhit, opozita ka me vete televizionet e SHBA-së dhe BE-së.

“Ka një pjesëmarrje të madhe, kanë ardhur kaq shumë njerëz dhe duke menduar që kjo është një nga rrugët kryesore.

Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndan atë ndjenjë proteste që bëjnë qytetarët në protestat e Tiranës, tashmë shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë financiare për të ardhur në protestat që organizohen në Tiranë, sepse pjesa më e madhe ka qenë me qytetarët e kryeqytetit. Por, ne tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk do të ndalemi. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve.Këto nuk janë më protestat e opozitës, këto janë protestat e shqiptarëve. Sot nuk ka rrugë tjetër, o do të jesh me qytetarët, o do të jesh me krimin e organizuar.

Është paralajmërimi për Ramën. Akoma nuk ka filluar. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me ndërkombëtarët. Rama nuk e ka kuptuar. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Mjaftoni të shikoni televizionet shtetërore të të gjithë Europës e në SHBA ,të cilët përkrahin qytetarët shqiptarë që janë ngritur në protestë kundër këtij kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe i ka blerë ato me paratë e krimit të organizuar.

Kundër një kryeministri që e ka kapur shtetin dhe që e ka kapur peng krimi i organizuar. Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma në kohë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot”, tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 26/04/2019 15:51

    Je terbuar se do humbasesh pasurine vetem rrumpall do, po shumica fiton pakica i bie kavallit

    Përgjigju
  • Demokrati: 25/04/2019 21:59

    Laraske pa bisht .

    Përgjigju
  • Permetari: 25/04/2019 21:58

    C eshte kjo Laraske pa bisht qe flet neper protesta .Turp .

    Përgjigju
  • Demokrati: 25/04/2019 21:25

    Do ja ruash faqemenderen se e ka me vote .Ti i ke vjedhur votat dhe floririn Si ste vjen turp qe u bere lavire .

    Përgjigju
  • Tit: 25/04/2019 21:22

    Ti nuk kap dot Meten jo me Ramen qe s'behet fjale.Ik kap Bashet, Vasilet se u mesove me ta. Kjo ka rrjedhur e tera. Eshte bere si mall pa zot

    Përgjigju
  • permetari: 25/04/2019 21:20

    Zoti kryeminister .Organet ligj zbatuese duhet te arrestojne sa me pare Kryemadhin Bashen dhe gjithe banden kriminale Pd lesh e li .Mua si qytetar nuk dua te me pengojne ne jeten time te lire keta rrugace dhe njerez qe shkaterojne se duan te mbrojne duke prishur shtetin hajdutlleqet e tyre dhe pasurine me vjedhjet qe kane mare nga djersa e popullit Floririn dhe gjithe pasurine ne breg te detit e kudo qe kane vjedhur .duhet te veproje forca e ligjit qe na prishin rendin .Plumbi ne koke ketyre qe na shkaterojne .dhe atayre qe bejne thirje per gjak derjdhje .

    Përgjigju
    • Raul: 26/04/2019 06:40

      A e pate mbrene Nafije Fallxhoren, tek Eni vasili. E coroditur, mrroklla, nga nje dege ne tjetren, kumbulla nga goja qe i thahej shpesh se ka mungese te theksuar karizme dhe llogjike, taman Nafije Dybeku mjere particka qe e ka dhe mjere burri vet .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive