TIRANE- Për maturantët që kapen me celularë në testin e provimit të Maturës, do të ketë penalizime të forta deri në përjashtime. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, vetëm një ditë përpara zhvillimit të provimit të Matematikës, ka deklaruar se ka vendosur masa strikte edhe për administratorët e provimeve, me qëllim miradministrimin e tij.
 
Po ashtu Malaj u ka bërë apel prindërve që të mos qëndrojnë pas derës së shkollës.
 
45 mijë maturantë zhvilluan të hënën provimin e detyruar të Matematikës. Provimi filloi në orën 10:00, dhe testi përmbante 25 pyetje. Për t’u klasifikuar kalues ata duhet të sigurojnë së paku 10 pikë, provimi i fundit i maturës janë ata me zgjedhje që do të zhvillohen me datë 18 qershor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)