Sot rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, Basha në homazhe kërkon falje: Nuk është kurrë vonë të korrigjosh një gabim

Ditën e sotme zhvillohet në Tiranë rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, pas kthimit të tyre në Shqipëri javën që kaloi.

Nga ora 09.00 deri në 12.30 zhvillohen homazhe në shtëpinë funerale Alba 2000 ku bëri homazhe edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kryedemokrati pasi bëri një mea kulpa, premtoi se do të hedhë dritë mbi figurat e persekutuara nga komunizmi.

Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist. Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi. Angazhimi ynë është që historia të tregohet me objektivitet e jo të trashëgohet nga arkivat e propagandës komuniste"

Më pas, në 13.00 në xhaminë e Kokonozit tek Pazari i Ri, do të zhvillohen ritet fetare.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 14.00 në varrezat e Shish-Tufinës.

Qazim Mulleti ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në Romë ndërsa gjatë aktivitetit të tij ai ka qenë kryetar bashkie në Tiranë në vitet 1939-1940 dhe prefekt i kryeqytetit në vitet 1942-1944. Gjatë regjimit komunist ai u largua si emigrant politik në Itali ku edhe u varros pas vdekjes atje.

Në Shqipëri figura e Qazim Mulletit ka nxitur debate dhe interpretime të ndryshme për rolin dhe aktivitetin e tij.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/08/2023 01:17

    Z.Basha,ti aty ke ardhur per te marre pike per kauzen tende politike,jo per prefektin,keshtu qe leri pallavrat,sa per historine e vertete te ketyre figurave si Mulleti me shoke,ate e kane shkruar vete ata,diten qe vendosen te uleshin ne nje zyre,me nje post e nje rroge percaktuar e dhene nga pushtuesi per sherbime e besnikeri dhe diten qe ja mbathen e morren arrratine,jo nga frika se c'i priste,por nga frika per ate cfare kishin bere.

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/08/2023 13:09

    O Qazim more Qazim,. Puna jote aferim. Gomar ti, gomar kush të vuni. Sot a nesër valon druni.. Hahahahahahhaha.

    Përgjigju
  • Sadiu: 28/08/2023 12:18

    Vajti niveli tek niveli, me të vërtet Qazua nuk rron po zvëndësin e ka lënë tamam

    Përgjigju
    • Nasi: 28/08/2023 13:27

      Fiks niveli te niveli

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive