Në përvjetorin e 67-të të vdekjes, pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, u mbajt ceremonia mortore për ish-prefektin e Tiranës Qazim Mulletin. Në këtë ditë simbolike Autoriteti hapi dhe dosjen e ish-Sigurimit dhe zbuloi ë panjohura të jetës së Qazim Mulletit.
Kryetari i shoqatës ‘Tirana’, Arben Tafaj në një intervistë për Report TV thotë se duhet punë për të rehabilituar figurën e Qazim Mulletit.
“Tek pamlfeti i Qazim Mulletit nuk janë thënë kurrë të vërteta. Sa baltë është hedhur aq kamionë duhen për tu hequr baltën që është hedhur në figurën e Qazim Mulletit“ thotë ai.
Tafaj ndër të tjera shpreh dhe rezerva ndaj punës së Akademisë së Shkencave që nuk pranon të merret me figurën e Qazim Mulletit për ta pozicionuar aty ku i takon në historinë shqiptare.
“Në 2018 u riatdhesuan eshtrat e Mithat Frashërit dhe u bë rehabilitimi i figurës së tij. Kjo u bë me iniciativë të kryeministrit aktual i cili mori përsipër gjithë përgjegjësitë publike e politikë, ndërkohë që kishte socialistë që nuk e përkrahën. Por nuk është aspak për tu përgëzuar fakti që sot e kësaj dite Akademia e Shkencave dhe historianë rrinë të tulatur dhe po nuk mori vendim politika nuk bëjnë asnjë lëvizje. Mbase veprojnë kështu se janë rrogëtarë nga shteti e presin të prononcohet politika. Letrat aty kanë qenë dhe historianët aty i kanë pasur por duhet politika që të shprehet për tu bërë rehabilitimi i figurës së Qazim Mulletit”
Hapja më 28 gusht e dosjes nr.19 , me fashikujt e ish-Sigurimit nga Autoriteti i Dosjeve është një përpjekje më shumë për të zbardhur përmes fakteve kontributin e tij.
Paraprakisht, njoftohet se në të ka shkresa ku Mulleti përpiqet për lirimin e katër familjeve të internuara, por, nga ana tjetër edhe letra të autoriteteve italiane ku thuhet se Mulleti ‘favorizon Myslym Pezën dhe një ‘drejtues bandash’
-
Duke lexuar komentuesit dhe duke patur parasysh qe nen cilindo pushtues te huaj kemi jetuar me mire se nen cilendo qeverisje shqiptare atehere ndoshta i takon ndonje merite edhe Qazimit qe te rehabilitohet. :)
Përgjigju-
Le ta rehabilitojne italianet kur te na pushtojne heren tjeter.
-
-
Q.Mulleti eshte i pareabilitueshem dhe kete Akademia e Shkencave e di shume mire,sa per Mithat Frasherin dhe ai eshte i pareabilitueshem,sepse qe te dy kane qene tradhetare e bashkepuntore te pushtuesve.Rama e mori vete persiper si kthimin e eshtrave te tij si pergjegjesine per kete akt,pa pyetur njeri e pa marre opinionin e pergjithshem,por e pa reagimin e gjere e qe atehere e ka mbyllur kamaren e nuk ndermerr me iniciativa te tilla donkishoteske.Akademia nuk eshte rrogetare,por eshte e pergjegjshme para historise e popullit,kurse ju dhe politikanet jeni pergjegjes vetem para kolltukut tuaj dhe kuletes dhe kur politika ka bere nje gjoja /reabilitim/ e kane bere per pike personale dhe vota sic bene dikur Berisha qe u dha medalje ballisteve e Rama qe na risolli me ceremoni tradhetar M.Frasherin.Ju doni si ai skeci i K.Devoles:/Me urdher nga lart e propozim nga poshte/!Pra me urdher te politikes e ne rastin konkret me propozim te admiruesve te bashkepuntoreve te pushtuesve! Dhe si e ashtuquajtur shoqate qe perfaqesoni Tiranen,gjeni figura te tjera per t'u mburur,jo figura te tilla te damkosura nga historia si Qazim Mulleti.
Përgjigju -
Ore po si ka mundësi që jeni një prerje ju të gjoja krahut të djathtë?! Për çfarë rehabilitimi e keni fjalën? Ka qenë thjeshtë një funksionar i kohës kur në të gjitha shtetet e pushtuara nga nazistët kishte qeveri kuinslige, dmth bashkëpunëtore. Edhe ato lirime nga burgu që thonë që ka bërë, i ka bërë kundrejt një haraçi që kanë paguar familjarët e të burgosurve se nuk ishte aq budalla të rrezikonte kokën tek nazistët pa pasur asnjë përfitim.
Përgjigju-
Tamam,edhe une nuk kuptoj cfare reabilitimi kerkojne keta pse ka punuar vetem 3 vjet dhe ne keto 3 vjet ka bashkepunuar me pushtuesin..
-
-
Pse te reabilitohet?Kane mashtruar qe ai ka qene prefekt i Tir(o)nes gjate pushtimit fashist dhe nazist?
Përgjigju -
Nuk edi që shoqata Tirana(Tirona)siç ju pëlqen ta quajnë tiranësit etë ashtuquaturës,spsajo apendicipi i të tërës pd.Turpqë akoma ka njërëz që ndyjnë shoqatën.Që të quhesh autokton do shumë,shumë,prap shumë kohë, le të thon sa shumë kohë ka të mbledhësh tërë drejtusit +të mos haroni dhe NJËSHIN sali(jo sale).Shoqatat të promovoj vlerat dhe jo nazi-fashizmin po ka fakte le ta kundërshtoj kreu i emëruar nga..pd.Të laj gojën për ASHtëRSH.
Përgjigju










Komente
Komento