GJKKO ka shtyrë seancën për Erion Veliajn dhe 29 të tjerët pasi kryebashkiakut nuk i ka mbërritur shkresa nga burgjet nëse ka marrë dijeni për seancën.
Shkresa është marrë nga punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, por gjykata konstatoi se kryebashkiaku nuk është njoftuar.
Veliaj nuk u paraqit në seancë, e cila nisi me 1 orë vonesë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati Plarent Ndreca.
“Ka detyrim ligjor të njoftohet personalisht i pandehuri dhe është gjykata garantues. Mosmarrja e vullnetit nga i pandehuri është pengesë për vijimin e gjykimit, megjithëse e ka shprehur në prokurë që ta përfaqësoj në prani e mungesë”, tha Ndreca.
“Konstatohet se Veliaj nuk ka marrë dijeni. Gjykata i ka marrë të gjitha masat. Drejtoria e Burgjeve s’e ka përmbushur detyrimin. Të verifikohen shkaqet pse nuk është njoftuar nga Drejtoria e Burgjeve si dhe të nxirren përgjegjësit. Vlerësojmë se ky mosnjoftim bën shkak për shtyrje”, është shprehur prokurori Altin Dumani.
Drejtoria e Burgjeve do të informojë gjykatën për shkaqet pse nuk është njoftuar Veliaj.
Seanca e radhës është caktuar në datën 27 prill, në orën 12:00.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u zhvillua më 3 prill, ku treshja gjykuese i dha 2 javë kohë avokatit Ndreca të njihet me dosjen hetimore. Më herët, Veliaj ka lajmëruar gjykatën se nuk do të paraqitet derisa të njihet me dosjen prej 60 mijë faqesh që iu dërgua në paraburgimin e Durrësit.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









