Sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

Sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

Ish krerët e UÇK-së

Ditën e sotme në Hagë po mbahet seanca e radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në seancën e mbajtur këtë të hënë po merret në pyetje nga mbrojtja e Selimit dëshmitari i pestë me kodin 3165. Gjatë dëshmisë ai u shpreh se ndonëse nuk ka qenë i pranishëm, nuk beson që ka patur tjetër person që mund ta kishte vrarë numrin 1, përveç personave të maskuar që e morën peng.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts pyeti dëshmitarin nëse e di me siguri që personat e maskuar që rrëmbyen personin 1 ishin të njëjtët që e vranë apo jo. Sipas dëshmitarit të pestë personat me maska kanë rrëmbyer tre të afërm të tij, dy prej të cilëve i zbritën nga makina dhe se ishin po ata që njërin prej tyre e vranë.

Kontradiktor dhe I paqartë në dëshminë e tij ka qenë dëshmitari edhe lidhur me shkatërrimet dhe dëmet që kishte dëshmuar më herët në disa fshatra të Kosovës, që sipas tij kanë ndodhur pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

 Javën e kaluar trupi gjykues ka dëgjuar edhe dëshmitarin e katërt të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria speciale i akuzon ish krerët e UÇK-së për tortura dhe krime lufte por ata dhe avokatët e tyre I kanë hedhur poshtë akuzat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Dëshmitari në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së tregon se iu vra familjari në luftë por nuk e di autorin

1684757519_642a88043a89aWhatsAppImage20230403at10.00.36.jpeg

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë sot ka vazhduar marrja e në pyetje e dëshmitarit të pestë të ZPS-së nga mbrojtja e Rexhep Selimit. Dëshmitari u shpreh se ndonëse nuk ka qenë prezent, nuk beson që ka pas tjetër person që mund ta kishte vrarë numrin 1, përveç personave të maskuar që e kidnapuan.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts pyeti dëshmitarin nëse e di me siguri që personat e maskuar që kidnapuan numrin 1, e vranë të njëjtit apo jo.

E në përgjigjen e tij, dëshmitari i pestë tha se personat me maska kanë marrë personin 1, 2 dhe 3, dhe se të njëjtit persona janë që e kanë kryer vrasjen

Roberts: Sa i takon kidnapimit, ti e di që burrat e maskuar që morën numrin 1, e morën nga fshati por nuk e di me siguri nëse janë të njëjtët persona përgjegjës për vrasjen e këtij personi se nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur

Dëshmitari: Personat me maska e kanë marrë personin 1, 2 dhe 3, 2 dhe 3 i kanë zbrit dhe kanë vazhduar rrugën dhe unë pas tyre jam nis dhe të njëjtë persona janë që e kanë bërë vrasjen

Roberts: Të jemi të qartë. Ti nuk e di qind për qind se këta persona që mori personin 1, janë të njëjtë që e kanë vrarë se ti nuk ke qenë atje kur ka ndodhur

Dëshmitari: Nuk kam qenë prezent

Roberts: Megjithëse ndonjëherë mund të jetë e dukshme por në të njëjtën kohë ti nuk mund ta dish me siguri dhe t’i nuk mund të thuash që fleta u vendos nga të njëjtat persona që kidnapuan numrin 1 kështu

Dëshmitari: Jam shku e kam gjet të vrarë dhe letrën e kam gjet aty, nuk mund të them asgjë

Roberts: E kuptova, por nuk e di me siguri, domethënë ti e di që këto kanë ndodhur, por nuk e dinë qind për qind që personat e maskuar ishin përgjegjëse për të dyja këto gjëra

Dëshmitari: vetë nuk kam qenë prezent, por përpos tyre nuk besoj që ka pas tjerë

Gjatë seancës së sotme në fillim të dëshmisë, dëshmitari me kodin 3165, ka deklaruar se në nëntor ishte larguar për 1 muaj nga UÇK dhe ka qëndruar në shtëpi për ngushëllime, dhe pas mbylljes së të ngushëllimeve i kishin thënë se ai përsëri mund të kyçej për të mbrojtur fshatin me ushtarët tjerë.

Ndërsa, i pyetur se a ka pas persona jashtë fshatit që kanë ardhur në fshat për mbrojtjenë mes marsit-prillit 1998 , dëshmitari tha se nuk i kujtohet.

Po ashtu, dëshmitari deklaron se nuk e dinë nëse ka pasur pasoja ndaj ndonjë personi i cili dëshironte të ç’kyqej nga UÇK-ja.

Dëshmitari: Pasi më ka ndodhur rasti duhet me nejt në shtëpi për ngushëllime që kanë ardh për ngushëllime dhe te ne ka qen zakon me ardh një kohë të gjatë për ngushëllime, afër 1 muaj ditë gati për ditë kam nejt në familje tu prit xhin

Roberts: Më pas kur u rikyçe u rikyçe në atë momentin më të përshtatshëm sipas mendimit tënd

Dëshmitari: U mbyll e pamja tani më erdhën dhe më than se prapë je i lirë nëse do me u kyç në mbrojte të fshatit me ushtarë të fshatit me bërë roje në fshat

Roberts: Kjo ka qenë në nëntor , pasi nuk ishte më ushtar i UÇK për 1 muaj më përpara. Po njerëz të tjerë në fshatin tuaj a u ç’kyçen nga UÇK dhe pastaj u ribashkuan me UÇK më vonë

Dëshmitari: Pas ofensivës janë shkuar nëpër shpija derisa janë tubuar prapë por tash nuk e di me datë

Avokati: A ka pas ndonjë person jashtë fshatit tuaj që ka ardhur në fillim të marsit-prillit 1998 që erdhi për të mbrojtur fshatin tuaj

Dëshmitari: Nuk më kujtohet, nuk e di

Avokati: A jeni në dijeni të ndonjë personi që u ç’kyç nga UÇK edhe juve megjithëse ju u ç’kyçët për një muaj, a ka pasur persona që u ç’kyçën UÇK për një periudhë më të gjatë sesa 1 muaj. A kishte pasoja nëse një pjesëtarë i UÇK largohej ose dëshironte të largohej dhe dorëzonte armën dhe nuk luftonte më, kishte pasoja për këtë person

Dëshmitari: Nuk e di

Më pas avokati i Selimit, ka pyetur dëshmitarin e pestë të ZPS-së, se a mund të largoheshin në çdo pikë nga UÇK kur ata e shihnin të përshtatshme.

E në përgjigjen e tij dëshmitari tha se të largoheshin pa pasur ndonjë arsye nuk ka qenë e mirë dhe e ndershme.

Dëshmitari i pestë i ZP-së gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Selimit, tha se personat që i kishin kidnapuar të afërmit e tij ishin të maskuar dhe kishin marrë masa ekstreme maskimi të mos identifikoheshin.

Mbrojtja e Selimit u interesua të di edhe më shumë për uniformat që mbanin veshur personat e maskuar. I pyetur nga mbrojtja nëse uniformat që mbanin veshur këta persona të maskuar ishin të njëjta apo jo, dëshmitari tha se nga ajo çka ka parë kanë qenë identike.

Dëshmitari: Çka kam pa identike, tash nuk e di çka e qysh kanë pasur, shoferin nuk e kam pa, çka i kam parë unë i kanë pas identike

Roberts: Dhe këto uniformat identike mund të bliheshin thjesht dhe të qepeshin thjeshtë sepse thjesht tesha të zeza ishin

Roberts: Dhe nuk e di në qoftëse se ata ishin thjesht anëtarët ë Policisë ushtarake thjeshtë që kishin vesh këto uniforma

Dëshmitari: Policia ushtarake mbajshin kësi uniforma të zeza të njëjta gati identike kanë qenë veç që këta kanë qenë me emblemë të UÇK-së atë ditë

Roberts: Duke pas parasysh faktin që thjesht ishin disa uniforma të zeza, ti nuk mund të thuash që ata ishin individë apo persona të policisë ushtarake, thjesht sepse mbanin këto uniforma të zeza, nuk mund ta thuash me siguri apo jo

Dëshmitari: Me uniforma, a kanë qenë ushtarë nuk e di, unë i kam parë me teshat të zeza dhe emblemë të UÇK-së edhe me maska dhe nuk e di çfarë pozicioni kanë pas.

Roberts: Në thelb ti e pranon se mund të jetë kushdo me uniformë të zezë

Edhe në këtë seancë në disa përgjigjet të dëshmitarit nuk është dëgjuar përgjigja e tij, raporton kp.

Në gjykatoren e Hagës ku po mbahet kjo seancë gjyqësore të pranishëm në sallë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, ndërsa edhe këtë seancë të sotme ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi po e përcjell përmes video-lidhjes.

Dëshmitari i pestë i ZPS-së gjatë javës së kaluar u është përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe kundra-pyetjeve të mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Para këtij dëshmitari kanë dëshmuar edhe katër dëshmitarë të tjerë, dëshmia e të cilëve u zhvilluar në seancë të mbyllur për publikun përkundër masave tjera mbrojtëse.

Ndërsa të mërkurën, trupi gjykues u ka kërkuar parashtrime palëve, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkret që mund të merren për të siguruar që procedurat të jenë publike në shkallë më të lartë.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm./Express

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 22/05/2023 14:16

    Keta europianet te cajne prapanicen me keto gjyqe, por e perdorin politikisht. At. Gjergj Fishta kishte te drejte kur i quajti "kurve".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari