Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët thirren për të dëshmuar! Shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit

ELBASAN-  Gjykatat e Elbasanit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Prokurorisë që kërkoi masën ‘arrest shtëpie’ për 6 efektivët që kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në zgjedhjet e vitit 2021. Kjo kërkesë e Prokurorisë, erdhi pasi seancën e kaluar dolën fakte të reja, përmes së cilave u zbulua se policët ishin në dijeni për 3 furgonët e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së si dhe për faktin se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur.

Por, Gjykata nuk e pranoi kërkesën e prokurorisë për masën ‘arrest me burg’ për gjashtë efektivët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku,  Erion Balla, Erion Meçe, Donald Dede dhe Besmir Kadiu. Në kohën që ndodhi ngjarja, efektivët u pezulluan nga detyra dhe u vendosën në ;arrest shtëpie’, por Apeli më pas i riktheu në detyrë. Ditën e sotme kanë dëshmuar 13 nga 18 dëshmitarë të thirrur. Pjesa më e madhe e atyre që dëshmuan ishin kalimtarë të rastësishëm ditën kur ka ndodhur vrasja e Xhuvanit.  Ndërkohë, Report Tv mëson se është shoqëruar një nga dëshmitarët në gjyqin e Arbër Paplekajt, Miles Kurti që akuzohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.  

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.  Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.  Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Vrasja e Xhuvanit, shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit

 Report Tv mëson se është shoqëruar një nga dëshmitarët në gjyqin e Arbër Paplekajt pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Mësohet se është shoqëruar Miles Kurti. 

Ora 13:17
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e prokurorisë për ‘arrest shtëpie’ për 6 efektivët

1677241087_1619008205pjerinxhuvani010.jpg

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ‘arrest shtëpie’ për 6 efektivët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 25/02/2023 01:42

    o maloke mos u beni vegla qorre te politikes,,,,se do perfundoni si ky hajvani,,,perjete ne burg,,,,shkoni ne mal e ruani dele e dhi.....dhe jetoni me nder e shendet.....///

    Përgjigju
  • JuL: 24/02/2023 20:24

    Ore nuk sqaruat keta te pipit a kishin arme apo jo.Se e grite kete policin

    Përgjigju
  • Tata: 24/02/2023 18:37

    Eshte normale ne shqiperi nje strukture partiake e armatosur? Gati gati........

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 24/02/2023 17:26

    Arestoni Gazmend Bardhin qe ngriti kete strukture t,e gjitha veprimet jane bere me urdher te tij .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion