Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime

TIRANË- Kuvendi u përfshi në debate të ashpra lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, ndërsa opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca. Bardhi akuzoi qeverinë se kanë vjedhur fondet e IPARD dhe se kjo bazohet në gjetjet e raportit të Olaf, por kreu i grupit të PD, Bledi Çuçi tha se një debat i tillë në këtë moment do të minonte përpjekjet e qeverisë për të zhbllokuar fondet.

Në rendin e ditës ishte parashikuar edhe një interpelancë e deputetit Agron Shehaj me ministren e bujqësisë, po për fondet e IPARD. Por ndonëse shkaktuan shumë zhurmë për këtë çështje, shumica e deputetëve të opozitës ishin larguar nga salla.

Edhe Shehaj hodhi akuza në drejtim të qeverisë se kanë vjedhur 33 mln euro nga fondet që do duhej të shkonin për mbështetjen e fermerëve.

"BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndare, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve", tha Shehaj. 

Madje ai u ndal edhe në emra, duke thënë seStela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha kanë marrë fondet e IPARD për të ndërtuar vila. 

"E di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE", vijoi Shehaj. 

Ministrja nga ana tjetër iu përgjigj Shehajt që t’i drejtohet SPAK, ndërsa ndalur në shifra tha se janë në total 540 investime të mbështetura nga këto fonde.

Nëse keni emra pse nuk i çoni në SPAK, pse i sillni këtu? Nuk kemi detyrim të japim përgjigje për emra të përveçëm çojini tek organet e drejtësisë.

Ndërkohë, institucionet si Avokati i Popullit, ILD, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, INSTAT do të prezantojnë raportin për vitin 2023.

Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Fondet për bujqësinë/ Denaj: Janë 540 investime në gjithë Shqipërinë! Shehaj: Kanë përfituar individë lidhur me politikën, jo fermerët

 

Ministrja Anila Denaj dhe deputeti Agron Shehaj vijuan me debatin për fondet e BE, IPARD 2 për bujqësinë lidhur me raportin vjetor të OLAF. Denaj mohoi akuzat se janë vjedhur fondet për fermerët dhe theksoi se janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë me këto fonde.

'Më latë dhe ju mua pa fjalë. Jam e kënaqur që ju lashë pa fjalë. Nëse keni emra pse nuk i çoni në SPAK, pse i sillni këtu? Nuk kemi detyrim të japim përgjigje për emra të përveçëm çojini tek organet e drejtësisë. Sa i takon raportit të OLAF, që e paskeni lexuar, ajo është annual report, jo raporti i OLAF. Janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë për të cilat vlen të shikohet se përse një investim nuk është paguar dhe një tjetër është paguar. Në cilin moment keni bërë kërkesë dhe nuk ju kam kthyer përgjigje. Të gjitha destinacionet që përmenda, kantinat e verës, janë aty. Sa për paraardhësen, në informacionin që kam nuk është këshilltare. Roli dhe përgjegjësia e saj nuk e lidh me ministrinë dhe as këshilltarit. Lërini fjalët boshe. Kemi detyrimin për të ruajtur teknikën dhe njëkohësisht profesionalizmin për të cilin ju trumbetoni si sipërmarrës', u shpreh ministrja Denaj.

Ndërsa Shehaj nënvizoi se këto fonde kanë shkuar për emra të njohur për qeverinë dhe jo për fermerin.

'Emrat që sapo përmenda është tek Website juaj. Unë nuk jam prokuror, jam këtu për të denoncuar, i ka marrë kryetari i Bashkisë së Divjakës. Nga 540 përfituesit, raporti thotë gjysma e ka krijuar biznesin pasi ka nisur fondet e IPARD. Ka individë të lidhur me politikën, ka persona sipas raportit, me rekorde kriminale, që kanë sajuar biznese, ka skema familjare ku disa familjarë vëlla, baba, nënë, kanë marrë të gjithë nga një fond. 18 përfitues që kanë përfituar të paktën 2 herë fonde. këto janë fakte. Unë nuk urdhëroj SPAK', tha Shehaj

Ora 14:35
Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: Ia dhatë Stela Gugalljas, Enver Roshit, vëllait të ish-drejtorit Tusha e kreut të Bashkisë Divjakë, ndërtuan vila

Deputeti opozitar, Agron Shehaj zhvilloi një debat me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD. Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha. Shehaj pretendon se ata kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për t’i mbështetur.

Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë.

Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin.

Ora 14:30
'IPARD 2 ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare', Denaj i përgjigjet Agron Shehajt: Mos bëni politikë, bujqësia drejt rritjes

 

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në interpelancën e sotme në Kuvend lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkuesit të interpelancës, deputetit Agron Shehaj.

Me keqardhje shoh që salla është bosh me ata që folën me terma të gabuar me referencë të gabuara me ulërima për të kërkuar mocion. Dhe këtu mungojnë të dëgjojnë përgjigje sot nesër e sa herë thirrem. Kontributi i BE në bujqësi i një rëndësie të veçantë. Është për qeverinë shqiptare, për të vijuar më tej progresin e nisur. Para 5vitesh filloi IPARD 2 pas një procesi akreditimi. Dua të rikujtoj një program me fonde të BE-së në masën 75%, 25% të qeverisë, 96 milion euro në total. Ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare, në vlerën e shtuar të produktit shqiptar. Pa këtë mbështetje, kjo ekonomi bujqësore nuk do ishte kjo që shohim. Para 5 vitesh në mungesë të pikave të grumbullimit, bëhej në shesh. Malli shkonte nga fushat në kontejnerë. Sot është e domosdoshme temperatura 6, 7 gradë celcius

Investimet në sera, është transformuar nga plasmasi në sera moderne. Mundëson rritje me 20% të prodhimit. Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug. Janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Eksporte në mbi 80 tregje elitare. Janë 73 investime në sera, Divjakë Lushnje, Berat, Fier. Sipërfaqja në sera nga 1 mijë hektar në 2 200 hektar, janë realizuar 1307 investime në produkte bujqësore. Kanë lehtësuar punën e krahut. Por kanë ndihmuar në daljen në treg. 72 pika grumbullimi. Kanë ndikuar në cilësinë e produktit në eksport. Ngritje agro-turizmesh dhe kanë dhënë turizmi rural shtyllë kurrizore 80 investime në agro turizëm.

Ushtrojnë presion në prodhimin e brendshëm ushqimor. Agro turizëm angazhon 11 ha. 46 investime në kantina vere dhe nuk më thotë njeri këtu që nuk është krenuar me verën shqiptare dhe na bën krenar me eksporte. 34 investime në ferma dhe stallë. 40 fabrika përpunimi agro ushqimor, 31 investime për energjinë e rinovueshme, çdo mbështetje nga IPARD është evidentuar dhe e prekshme në çdo cep të vendit. Faktet nuk mund të mohohen,. Sipas INSTAT në 5 vitet e fundi, bujqësi është rritur 1.3 miliard euro, nga 2.5 më 3.8 miliard. Bujqësia është drejt rritjes. Ky është një proces, i cili si për çdo vend ka si objektiv përmirësimin institucional. Ka një qasje të raporteve që ju i bën referencës. Në përfundim të hetimit u përcoll autoriteteve shqiptare përmes digji agri, ekstrati i raportit nga zyra e tij në tetor të 2023.

U dorëzua  në qeverinë shqiptare. E rëndësishme të theksoj rolin e komisionit, digji agrit. Raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna me digji agrin ka nisur në fund të vitit  të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Të dy komitet e IPARD i bëjnë referencë gjithë kësaj punë që kemi bërë. puna për të cilin kemi marrë angazhim ka filluar në janar të këtij viti. Është miratuar struktura e re për AZHBR, forcon mekanizmat parandalues. Mbështetur në procedura ligjore po evidentohet roli i konsulentit. Konsulenti që zgjidhet nga përfituesi, të jetë informacion publik për këdo. Të gjitha strukturat tona po ndërmarrin masat për standardet e menaxhimit. Përgjatë këtyre muajve kemi punuar fort dhe kemi marrë vlerësime. Ato letra nuk erdhët të na i sillni. Kemi shumë punë ende.

Nuk kemi dalë të bëjmë politikë me këtë raport. Kemi ulur kokën për disa çështje që duhet të punojmë. Pse nuk erdhët vjet në tetor kur progres raporti evidentoi janë 72 parregullësi nga strukturat tona të auditimit, që raportuan parregullsi. Ne në ministri nuk kemi zgjedhur të bëjmë diskurs politik, por nuk i trembemi. IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon institucion më të fortë dhe plotësimin e më shumë dokumentacioneve. Përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike nuk e ndihmon procesin aq më pak fermerin. Kemi treguar se ia kemi dalë kur ka pasur nevojë për ndryshime institucionale. Do ia dalim në një kohë optimale për një plan veprimi.

Ora 14:05
Agron Shehaj interpelancë për fondet e IPARD: 33 mln euro shkuan në xhepat e pushtetarëve, jo te fermerët! Qeveria vodhi paratë

 

Deputeti demokrat Agron Shehaj po zhvillon një interpelancë me ministren e bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD, të cilat janë bllokuar. Shehaj tha se 33 mln euro që duhej të shkonin për fermerët shqiptarë shkuan në xhepat e pushtetarëve.

"Kam kërkuar këtë interpelancë se kjo ministri kishte për detyrë të shpërndante rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë të programit IPARD të BE. Janë 200 mln euro që BE kishte vendosur t’ia falte fermerëve shqiptarë. 200 mln euro nga taksa paguesit europian te fermerët shqiptarë, për të ndërtuar një serë, të ndërtonin një bujtinë, të rrisnin bizneset e tyre në Shqipëri. Pothuajse 5 vite nga nisja e procesit të ndarjes së fondeve, BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndare, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve,. Qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët. Në dijeni kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj, koordinatori i IPARD, sot në burg për korrupsion.

Kaloi një vit nga paralajmërimi dhe zbulimi i skandalit dhe para pak muajsh BE njoftoi bllokimin e programit. BE i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa, të hetojë mekanizmat e vjedhjes dhe të identifikojnë dhe ndëshkojnë vjedhësit e fondeve. Sipas Olaf janë vjedhur 33 mln euro, ju e keni marrë arportin ku janë gjetjet dhe abuzimet e vjedhjeve", tha Shehaj. 

Ora 11:14
Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen, shkoni flini gjumë

Deputeti socialist Erion Braçe është nxehur me opozitën e cila kërkoi me këmbëngulje një mocion me debat për bllokimin e fondeve të IPARD. Braçe tha se kërkesa e tyre është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.

Ndërkohë, ligjvënësi socialist tha se ata që janë zgjuar për bujqësinë duhet të flenë gjumë akoma, ndërsa shtoi se kur ai fliste për bujqësinë opozita tallte menderen.

“Kjo çështje u diskutua, u votua se kuptoj pse diskutohet më. Nëse ka rendi i ditës të vazhdojmë me pikën tjetër me qëllim që të ekonomizojmë kohën edhe të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka mes tyre pika që mund të flitet edhe për ekonominë edhe për bujqësinë, kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen por duhet të flejë akoma. Kur unë çohesha dhe flija për bujqësinë tallnin menderen andej matanë”, tha Braçe.

Ora 11:12
'Kërkojmë masa të zhbllokohen fonde për bujqësinë', Zhupa: Nuk duam t'i bëjmë gjyqin Frida Krifcës, le t'ja bëjë SPAK

 

Deputetja Ina Zhupa kërkoi edhe një herë në Kuvend mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare. Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët.

'Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim pubklik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çliorohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujqësinë', shprehet Zhupa.

Ora 11:04
Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për IPARD, Çuçi: Nuk është momenti, po bëjmë përpjekje për të zhbllokuar fondet

 

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD. Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF është ende konfidencial.

Çuçi: Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga PD, ne kemi pasur një qëndrim të qartë në konferencën e kryetarëve. Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me zhvillimin e një sektori jetik si bujqësia. Pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjet që po bën qeveria për të zhbllokuar ato milion euro që i janë dedikuar Shqipërisë, kemi thënë që është i parakohshëm një debat përderisa raporti i olaf është konfidencial. Ka vetëm një paragraf ku përmenden shtet që ka shkelje të procedurës lidhur me fondet e BE. Raporti me të gjitha gjetjet dhe parregullsitë është ende konfidencial. Pasi ky proces dhe përpjekja e qeverisë për të zhbllokuar fondet të realizohet, që të mos minojmë përpjekjen duhet ta bëjmë këtë debat më pas. Jemi të hapur për debat, por në momentin e duhur.

Me votat e PS, u rrëzua kërkesa e Bardhit për mocion me debat. 

"Deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë", tha Nikolla. 

Ora 11:01
'Ju shtrimë dorën që fondet e IPARD të zhbllokoheshin për fermerët', Bardhi: Ju doni t'i vidhni

 

Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit kërkoi edhe një herë mocion me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e Komisionit Europian në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Bardhi akuzoi mazhorancën de do që ti mbajë të mbylura fondet e IPARD për fermerët, pasi Konferenca e Kryetarëve dje e mohoi. 

'Ka një njoftim zyrtarë të zyrës kundër mashtrimit në BE se ka informuar autoritetet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të zyrrës së POLAf mbi abuzimet në bujqësi. Nuk e di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni. Ministrja është prezente. Duhet ta ketë marrë raportin e OLAF. Punën e kanë përfunduar dhe autoritetet përgjegjësie e kanë dërguar. Nëse ministria është skenë krimi nuk.. atëherë e kanë shpallur skenë krimi ministrinë e Bujqësisë.

Raporti është përfundimtar dhe micioni me debat bazohet mbi njoftimin zyrtar. Asnjë e dhënë nuk ështrë thashethem por është dokumenti zyrtar mbi kontrollin publik. Pas hetimit të rastete është vërejtur nga RSH është abuzuar me fondin e dhënë në kuadër të IPARD 2, konisderohet i papërshtatshëm dhe i kërkohet KE të pezullojë dhënien e fondit IPARD 3, 112 milion euro derisa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare.

Opozita i shtriu dorën mazhorancës që të bëhemi bashkë dhe të analizojmë gjetjet e OLAF, në funksion të zhbllokimit të fondeve. Nëse do e kishim përdorur këtë çështje për politikë do kishiom vendosur gishtin tek përgjegjësit. Këta po nuk patën fonde që ti vjedhin. Këta nuk i duan fondet. Ata që vuajnë pasojat janë qytetarët shqiptarë. Jemi për të përfaqësuar interesin e qytetarëve shqiptarë, që këto fonde të zhbllokohen.

E vetmja kopetencë e konferencës së kryetarëve është të caktojë datën e mocionit për debat. Dhe jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për mocion. Doni ti mbani të bllokuara fondet për fermerët. Janë 112 milion euro të dhëna në dispozicion. A është ky interesi i të gjithëve ne? Kolegët thoshin në Konferencën e Kryetarëve të mbylli Prokuroria hetimet.

Detyra jonë është që fondet ti bëjmë efektiv një orë e më parë. Çfarë po bën kuvendi që këto fonde ti shkojnë bujqësisë. Nuk kanë kohë për të pritur. Nuk duhet ta harxhojmë kohën asnjë minutë, por duhet të bëhemi bashkë për të marrë masat që i japin garanci Komisionit Europian për të zhbllokuar fondet në ndihmë të bujqësisë. Përgjegjësia është e juaja. Debatin do ta bëjmë. As ju Kryetare as Konferenca e Kryetarëve nuk ka të drejtë të na mohoj të ndihmojmë fermerët shqiptarë.', tha Bardhi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/07/2024 01:59

    Cucka flet si disa kongresiste amerikane kur ndodhin masakra me arme ne U.S.Nga qe duan te ruajne karrigen e tyre ne Kongres dhe u pelqen te votohen nga qeflinjte e armeve,ose jane ne xhepin e prodhuesve e lobit te armeve,thone nuk eshte momenti tani te diskutojme per armet, me shprese se cdo gje do te harrohet pas ca kohesh, dhe shtojne se eshte koha per te sheruar plaget shpirterore qe lene keto ngjarje dhe ja kepusin nga pas dhe nje klisheje qe eshte bere banalitet i padurueshem:/Mendimet e lutjet tona jane me ju/ dhe keshtu hipokrizia vazhdon deri ne masakren tjeter te radhes.Dhe Cucka te njejten gje thote-nuk eshte koha te diskutojme per fondet e IPARD!! Mos deshiron dhe ky qe ceshtja te harrohet?!Dhe A.Shehaj permend emra e fakte,por aty duhet te vish me letra,dokumente ,nxirri aty t'i shohin te gjithe dhe pastaj dorezoi ne SPAK me kallzim te faktuar me dokumente konkrete.Nuk mund te dalesh aty me /te degjuar/!

    Përgjigju
  • labi: 18/07/2024 14:26

    Kur flet dhe hajduti Shehaj për vjedhje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë