Sot skadon afati i paraburgimit
për Sylejman Selimin 

Sot skadon afati i paraburgimit<br />për Sylejman Selimin 
PRISHTINE- Skadon sot afati i paraburgimit për shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si “Grupi i Drenicës”.
 
Gjykata Themelore e Mitrovicës duhet të vendosë nëse do të miratojë kërkesën e Prokurorit të EULEX Maurizio Salustro, për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, apo do t’i lërë të lirë.
 
Mes tyre është dhe Sylejman Selimi, ambasadori i Kosovës në Shqipërisë.

Avokati i Selimit ka thënë se Gjykata duhet të nuk mundet të zgjasë apo të shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të paraburgimit.

Sipas Tomë Gashit, nëse vendimi nuk merret deri në ora 24:00, klienti i tij dhe të gjithë të tjerët duhet të lirohen nga paraburgimi, citon KosovaPress.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodhen në paraburgim prej 23 qershorit të këtij viti me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Ata janë të dyshuar se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024