Sot takimi i fundit për hapjen
e negociatave për MSA

Sot takimi i fundit për hapjen<br />e negociatave për MSA
KOSOVE - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku së bashku me ekipin negociator në Bruksel do të zhvillojë sot takimin e fundit përgatitor për hapjen e negociatave për MSA. Sipas ministres Çitaku, draft marrëveshja që është tani dhe pritet të marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e BE-së, përmban të gjitha komponentët e MSA, ngjashëm me vendet e rajonit.

“Periudha transitore mes nënshkrimit të MSA dhe hyrjes së saj të plotë në fuqi është 10 vjet. Kjo është periudha më e gjatë që e kanë pasur edhe vendet tjera të rajonit. Duhet të përqendrohemi më shumë në kriteret afatmesme.

Jemi në rrugë të mbarë që paralelisht me negocimin e MSA-së, të përmbushim kriteret afatmesme. Përmbushja e reformës zgjedhore është një ndër sfidat me të cilat ne duhet të prodhojmë rezultate sikurse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente. Më 5 shtator kemi afat të japim imputet e fundit për raportin e progresit”, ka deklaruar Çitaku.

Marrë nga RTK
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë