Sot testimi i verfikimit elektronik
PS: Numërimi elektronik dështoi
Pritet që të zhvillohet sot testi i parë i sistemit elektronik të verifikimit dhe Regjistrimit të zgjedhësve në qarkun e Tiranës. Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u krye edhe testimi i parë i sistemit elektronik të numërimit të votave, që do të aplikohej në Qarkun e Fierit.
TIRANE - Pritet që të zhvillohet sot testi i parë i sistemit elektronik të verifikimit dhe Regjistrimit të zgjedhësve në qarkun e Tiranës,kjo sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë në Tiranë u krye edhe testimi i parë i sistemit elektronik të numërimit të votave, që do të aplikohej në Qarkun e Fierit.
Por ndërkohë që ky projekt pritet që të mos realizohet, pasi fleta e votimit që do të përdorej në këtë qark, pra në Fier kishte parashikuar vetëm 42 parti të regjistruara që do të mund të lexonte skaneri i pajisjes elektronike. Përsa i përket sistemit elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve,nëse do të realizohet me sukses do të mund të përdoret për verifikimin e të gjithë zgjedhësve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërkohë që në fillim të muajit qershor pritet që të bëhen dhe testimet e dyta për të dy sistemet elektronike.
NUMËRIMI ELEKTRONIK KA DËSHTUARPartia Socialiste e konsideron të dështuar testin për numërimin elektronik të votave në Qarkun e Fierit. Duke iu referuar testit të kryer pak ditë më parë, në raport të posaçëm të PS-së, theksohet se në tetë orë u numëruan vetëm 5 mijë vota nëpërmjet teknologjisë së ofruar nga kompania IDRA.
Sipas socialistëve, me anë të numërimit me dorë, grupet e numërimit mundësojnë një proces më të shpejtë se sa me teknologjinë e aplikuar në testin 13 prillit. Një tjetër detaj që sipas PS rrëzon numërimin elektronik të votave është edhe mënyra e palosjes së fletëve të votimit.
Makineria që numëron votat, mund të pranojë si të vlefshme, vetëm ato fletë votimi, të cilat janë të palosura saktësisht sipas standardeve të paracaktuara nga makineria. Socialistët e konsiderojnë të dështuar testin duke theksuar se nuk janë kundër aplikimit të teknologjisë, por janë kundër asaj që ata e quajnë neglizhencë nga ana e
KQZ-së në këtë projekt pilot për Qarkun e Fierit.
Por ky sistem elektronik ka shumë gjasa që të mos përdoret për qarkun e Fierit, pas dështimit që ndodhi që në modelin që është miratuar për fletën e votimit, ku numri i partive që do të duheshin të merrnin pjesë në zgjedhje nuk duhet të ishin më shumë se 42 parti, por në KQZ janë regjistruar plotë 71 parti, por nga përjashtimi i 6 prej tyre për probleme dokumentacionesh, mbeten pikërisht 65 parti.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.5%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26