Testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi i kthen përgjigje kërcënimeve për padi të Kushit: Shihemi në gjykatë

Testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi i kthen përgjigje kërcënimeve për padi të Kushit: Shihemi në gjykatë

“Shihemi në Gjykatë”, kjo ishte përgjigja e deputetes së PS, Albana Vokshi pasi ministrja e Arsimit e kërcënoi me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo, të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar.

Vokshi tha se pas denoncimit të saj publik nuk e priste një reagim të tillë nga ministrja, ndërsa shtoi se provat do t’i dorëzoi menjëherë në gjykatë.

“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.

E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë  pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…

Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë çdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.

Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.

Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.

Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë.

Shihemi në gjykatë Evis Kushi.”, shkruan deputetja.


Lajmi kryesor:

Sot testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi denoncon: Teza ka dalë disa orë para provimit me porosi të ministres! Kushi: Të sfidoj, nëse i provon akuzat unë dorëhiqem


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë