
Raundi i 15-të në Superligën e futbollit shqiptar ka rezervuar derbin Tirana - Partizani, i cili merr jetë sot në 'Air Albania' duke nisur nga ora 18:00. Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t'i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit.
Deri mesditën e kësaj të diele, nuk janë shitur më shumë se 3 mijë bileta për këtë sfidë, teksa kapaciteti i impiantit është më shumë se 22 mijë e 500 ulëse. Shqiptarët i lënë gjërat për në momentet e fundit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që tifozët të kërkojnë bileta me të mbërritur në impiant.
Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë.
Partizani nga ana tjetër me 17 pikë mban pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se kryesuesit e AF Elbasanit.
Lajmi kryesor:
Tiranës i ka mbetur vetëm fanella, Partizani 'hakmerret' dhe e mposht 0-2 në derbi! Bardheblutë mbeten në fundin e renditjes









