Superliga shqiptare e futbollit zhvillon sot tre nga pesë ndeshjet e raundit të 17-të. Në orën 16:30 në stadiumin e Rrogozhinës, kampionët në fuqi të Egnatias presin Partizanin.

"Demat e Kuq" kanë tre fitore radhazi dhe janë ekipi më në formë këtë periudhë. Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, tha për mediet se ekipi i tij do futet në fushë vetëm për tri pikë, paçka se përballë është Egnatia e vendit të dytë.

"-Ecuria pozitive e Partizanit, besoni se mund ta mbani këtë performancë rezultatesh?

Besoj që po, përderisa çunat po vijnë në rritje. Gradualisht forma e tyre është në rritje dhe shpresojmë që të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm.

-Partizani ka provuar shijen e fitores në Rrogozhinë. A mund ta përsërisni këtë rezultat?

Me besim të plotë. Ne shkojmë atje sigurisht për fitore edhe pse kemi respekt maksimal për ekipin e Egnatias pasi janë kampionët në fuqi, por ne shkojmë sigurisht për fitore.

-Gjeni përballë një Egnatia me numrin më të madh të lojtarëve në formacionin e vitit si dhe kanë trajnerin më të mirë të vitit...

Futbolli falë Zotit nuk luhet me ata që janë në formacionin e më të mirëve të vitit, apo në gazeta. Futbolli luhet në fushë, në të kundërt nuk do të shkonim fare të luanim.  Nëse do të niseshim nga “Mbrëmja Gala” nuk do iknim të luanim, kështu që do të fitonte Egnatia. Fusha ka treguar tjetër gjë, djemtë janë në formë, janë stërvitur shumë mirë. Shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv pse jo edhe me fitore.

-Shpresoni një fundviti sa më pozitiv?

Fokusi ynë është ndeshja me Egnatian. Pas kësaj përballje do të mendojmë të përgatisim ndeshjen me Dinamon.

-Merkato e janarit?

Janë çështje të brendshme të klubit. Grupi është. Ku ka nevojë ekipi të përforcohet ne e dimë dhe këto janë çështje shumë shpejt për t'u zgjidhur .

-Dëmtimet dhe gjendja e skuadrës?

Atëherë, janë rekuperuar pothuajse të gjithë, me përjashtim të Prekës i cili besoj do të rikthehet kundër Dinamos. Vazhdon i dëmtuar Doumbia i cili e ka mbyllur vitin deri në janar. Rikthehet Martinez dhe pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm", tha Kërnaja.

Po sot spikat Flamurtari - Teuta, ndërsa të shtunën luhet 'Klasikja' Tirana - Vllaznia në 'Selman Stërmasi'.

Superliga, raundi i 17-të:

E premte, 19 dhjetor 2025

16:30 Dinamo - Vora

16:30 Egnatia - Partizani

19:30 Flamurtari - Teuta

E shtunë, 20 dhjetor 2025

13:30 Bylis - AF Elbasani

13:30 Tirana - Vllaznia

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Dinamo pret sot Vorën në 'Air Albania', skuadra e Ilir Dajës me tre mungesa të sigurta

1766144915_dinamo.jpg

Pas humbjes me Egnatian, Dinamo pret sot në orën 16:30 në "Air Albania" skuadrën e Vorës. Trajneri Ilir Daja do ketë tre mungesa të sigurta te Dinamo.

Përveç mbrojtësit Naser Aliji, i cili ka nisur fazën e rikuperimit pas operacionit, 'Blutë' kanë dy mungesa të sigurta në mesfushë.

Klevi Qefalija ka plotësuar numrin 4 të kartonave të verdhë dhe duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, pasi është i skualifikuar. Mesfushori ka shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe është një mungesë e rëndësishme.

Tjetër mungesë në mesfushë është ajo e Bakary Gudiaby, i cili ka një shqetësim muskulor dhe nuk është në dispozicion të stafit.