Mazhoranca ‘rrëzon’ PD, Denaj: Shtimi i bashkive jo efektiv! S’mund të flasim për numra pa ekspertizë! Çupi: Zonat rurale të harruara, 8 mln euro investim në 8 vite

Mazhoranca nuk e mbështet propozimin e Partisë Demokratike për rritjen e numrit të bashkive në vend.  Deputetja Socialiste, Anila Denaj, bashkëkryetare e komisionit për Reformën Administrative Territoriale për “Report TV” u shpreh se copëzimi i mëtejshëm i hartës territoriale është i nxituar dhe jo efektiv.

‘Opozita e ka bërë daljen e saj publike për një numër bashkish të rritura. Mazhoranca nuk e mbështet në llogjikën e asaj, që problemet dhe shqetësimet që vijnë edhe nga dëgjesat mund të adresohen në forma të tjera, jo të copëzimit të mëtejshëm të vijës territoriale, e cila do thellonte më shumë këto problematika. Numri i bashkive në opinionin tonë, duhet të ishte më i vogël.’- u shpreh Denaj.

Denaj foli për Report Tv në përfundim të tryezës së organizuar nga OSBE ODIHR në Tiranë, ku u diskutua për autonominë e pushtetit lokal.

‘Ne s’mund të flasim për numrat, pasi duhet të kishim një ekspertizë më të madhe dhe duhet të kemi informacion më të madh për popullsinë dhe censusi për popullsinë do realizohet vitin e ardhshëm.’- tha Denaj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit të “territoriales”, gjatë tryezës së OSBE, tha se bashkitë rurale janë lënë harresë.

‘Për personelin, duke parë ajo që u synua në 2014 nuk u arrit. Në 2019 pati një rritje të tejskajshme. Opozita ka deklaruar se sa herë ka zgjedhje ka fryrje të burimeve njerëzore. Kjo rrit kostot dhe ul investimet. Ka bashki që mbahen me taksa e tarifa por qytetarë nuk marrin shërbime. E padrejtë që qytetarët të paguajnë njësoj në të gjithë territorin dhe merr shërbimet në nivele të ndryshme. Bashkitë nuk mund të jenë në varësi të simpatisë së kryeministrit për fonde. Ju konfirmuat varësinë fiskale te njësitë vendore.’- tha Çupi.

Ekspertja Merita Toska, u shpreh se reduktimi i numri të bashkive në 2015, solli dhe rritje të të ardhurave të tyre.

Ndërsa kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i punës së komisionit për reformën territoriale, i cili afatin e final të punës e ka brenda 30 shtatorit, mazhoranca e opozita duken larg kompromisit. PD ka propozuar krijimin e 6 rajoneve dhe rritjen e numrit të bashkive në 92. Mazhoranca, duket se nuk do të ketë propozime për numër bashkish dhe pritet të kufizohet në rekomandime mbi rritjen e autonomisë vendore dhe për shtimin e monitorimit të tyre nga pushteti qendror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Tryeza për Reformën Territoriale, Toska: Bashkitë kanë autonomi të ulët financiare

Merita Toska, eksperte e Co-Plan në fjalën e saj në tryezën e përbashkët me OSBE-në për Reformën Territoriale u shpreh se bashkitë kanë autonomi të ulët finanaciare. Sipas saj investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje.

‘Bashkitë pas 2015 kanë patur më shumë të ardhura në dispozicion. Kjo jo vetëm për shkak të shtimit të kompetencave. Bashkitë mesatarisht në 2021 arritën të grumbullojnë vetëm 28.8% të të ardhurave totale. 85% e kësaj nga taksa pronës. 55% e te ardhurave të bashkive u mblodh vetëm bashkia Tiranë. Duke parë të dhënat bashkitë kanë autonomi të ulët financiare. Nga ana tjetër shpenzime kanë një prirje rritëse. Struktura e shpenzimeve dominohet nga shpenzimet konkrete (paga dhe pagesa operative) dhe 25% shpenzime kapitale. Investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje duke arritur 0,6% të totalit Pbb.’- u shpreh Toska.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi