Sot protesta e opozitës, Zef Brozi: Jo dhunë, lexoni mesazhin e SHBA, mos e turpëroni Shqipërinë

Sot protesta e opozitës, Zef Brozi: Jo dhunë, lexoni mesazhin e SHBA, mos e turpëroni Shqipërinë

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë apel për protestë paqësore mbrëmjen e sotme, ku opozita do të zhvillojë tubimin e nëntë kombëtar kundër qeverisë Rama. Ai u bën thirrje atyre që do të marrin pjesë në protestë që të zbatojnë ligjin dhe të mos dhunojnë policët e institucionet. Ndërsa për drejtuesit e opozitës ka një apel që ta lexojnë, kuptojnë dhe zbatojnë plotësisht mesazhin e qartë të ambasadës amerikane.

"Duke qene se sot opozita do te protestoje ne Tirane, ju bej thirrje te gjithe atyre qe do jene ne proteste te zbatojne ligjin, te mos dhunojne policet e institucionet, te mos demtojne pronen publike dhe pronat private te qytetareve. Protestoni por mos na e demtoni e turperoni Tiranen dhe Shqiperine tone te dashur e te bukur!

Dua te theksoj me force se eshte ne te mire te tyre dhe te Shqiperise qe drejtuesit e opozites ta lexojne, kuptojne dhe zbatojne plotesisht mesazhin e qarte te Ambasades Amerikane. Ne fakt ai eshte shume me teper se mesazh. Shqiperia jone e dashur nuk duhet e as mund ta pranoje talebanizmin qe aq shemtueshem po shfaqet ne disa akte te opozites" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • youtube.com: 21/06/2019 10:50

    Ky zoteri i quajtur Zef Brozi kur paska kaq dhemshuri per Shqiperine ka qene Kryetar i Gjykates se Tiranes e deri Kryetar i Gjykates se Kasacionit e pastaj ja mbathi per SHBA pse nuk ndenji te vinte ne vend drejtesine sepse kishte vete ne dore duke qene ne poste drejtuese te sistemit juridik.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/06/2019 09:47

    Kur e doni kaq shume Shqiperine pse nuk beheni pjese e sistemit te drejtesise e te jepni ndihmesen tuaj qe ne Shqiperi te kemi nje shtet tense drejtes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral