Elbasani është një nga qarqet më të rëndësishëm të vendit, me 14 mandate dhe prurjet e anëtarësisë së PD për kandidatët potencialë për deputetë, janë të larta. Anëtarësia do të votojë sot për 45 individualitete në qark.

Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Elbasan në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Elbasan

1. Anila Bishqemi

2. Anita Duhanxhiu

3. Aurel Bylykbashi

4. Besa Zhupa

5. Durim Çekrezi

6. Edmond Biçoku

7. Eliona Gremi

8. Elior Vila

9. Elsa Gega

10. Endri Hasa

11. Etleva Haxhihyseni

12. Lorenc Hastopalli

13. Luçiano Boçi

14. Mimoza Haseiku

15. Qani Xhafa

16. Shefqet Deliallisi

17. Sonila Daiu

18. Taulant Zeneli

19. Zamir Muzhaqi

20. Zheni Gjergji

Grup degët Cërrik dhe Peqin

1. Agush Cerriku         Cërrik

2. Arbjola Halimi         Cërrik

3. Dashnor Sula         Peqin

4. Ibrahim Sako         Cërrik

5. Nadire Asllani        Cërrik

6. Sokol Elezi            Peqin

Dega Gramsh

1. Armir Xhangoli

2. Armando Kllogjeri

3. Irena Progni

4. Loren Gllavina

5. Luljeta Toçila

Dega Librazhd

1. Anxhelina Mana

2. Arben Koxha

3. Erlind Gurra

4. Ilirjan Meta

5. Ndriçim Lila

Degën Belsh, qarku Elbasan është si më poshtë:

1. Blerim Kuqja

2. Dritan Cani

3. Fitimtar Zekthi

4. Lumturi Ferhati

5. Mehdi Shehu

Dega Prrenjas

1. Ardian Zeneli

2. Bajazit Karriqi

3. Ferit Kushta

4. Narti  Muçmara

Deri tani votimet kanë përfunduar në degët e PD në 6 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Durrësi. Procesi është konsideruar si një risi për politikën shqiptare, që rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrë  sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Bardhi në Elbasan: Kundërshtari të ndjekë modelin tonë, të ndajë kandidatët nga krimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e ka cilësuar pjesëmarrjen në votime të jashtëzakonshëm në qytetin e Elbasanit, ndërsa i bëri thirrje kundërshtari që dhe ata të ndjekin këtë model të saj duke votuar për përzgjedhjen e kandidatëve si dhe të ndahet nga krimi i organizuar. Bardhi duket se nuk e ka ndjekur zhvillimet e fundit , pasi paraditen e sotme kryeministri Rama prezantoi platformën online ku anëtarësia do të jap vlerësimet tyre për kandidat, një vlerësim me integritet dhe pa manipulime ashtu sikur tha Rama.  Madje kryeministri ka ironizuar grumbullimin e njerëzve për të votuar dikë që nuk e pëlqen një mënyrë që nuk është parë kurrë më herët, ku në shumicën e qarqeve konfirmohen të gjithë dhe se nuk kuptohet për çfarë vlen ky votim, duke e cilësuar si farsë qesharake.

"Sot kemi nisur në degën Elbasanit procesin e konfirmimit të kandidatëve nga anëtarët e partisë, procesi ka nisur në orën 10:00 dhe ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të anëtarëve të partisë dhe eksperienca në qarqet e tjera ka treguar një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe anëtarëve për tu përfshirë në këtë proces. PD është aktualisht e vetmja parti që po përzgjedh kandidatë në konsultim më anëtarët e partisë duke treguar një model dhe një shembull të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Uroj që dhe partitë kundërshtare të ndjekin modelin tonë, pasi një  përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët është përfaqësues që punon në interes të tyre. Apeli im për kundërshtarin tone politik është të heq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar. Gjithmonë ka vend për përmirësim, për më shumë emra se sa janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, lista është e denjë që përfaqëson qytetarinë e  Elbasanit dhe jam i bindur se edhe pas konfirmimit apo kontestimit  që do bëjnë sot anëtarët  e partisë sot, lista finale që do i paraqitet qarkut të Elbasanit do të jetë një listë e denjë dhe ekipi më i mirë i fitores së PD-së", tha Bardhi.