PS platformë online për komunikimin me anëtarësinë/ Rama: Presim vlerësimin me pikë të tyre për kandidatët për deputetë! Drafti votohet nesër, kemi qenë shërbëtorë të 2 opozitave në këtë proces

Marrja e vlerësimit nga anëtarësia dhe jo vetëm  për kandidatët për deputet nga partitë politike është një proces i rëndësishëm që nuk po anashkalohet nga dy partitë e mëdha,por ndryshe nga PD që ka zgjedhur votimet dhe grumbullimin e njerëzve në qendra e votimit në të gjithë qarqet e vendit, PS është treguare më e moderuar,e kushtëzuar edhe nga pandemia, duke prezantuar një platformë online anëtarësia.ps.al,ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo platformë u prezantua nga kryeministri Edi Rama, cili tha se platforma siguron anonimatin e çdo anëtari të PS dhe nuk ka manipulime të vlerësimit, që mund ta kthejnë në komisione farse ku   votohet më pak i pëlqyeri duke iu referuar këtu votimeve për kandidatë të PD-së.

Sipas Ramës, kjo platformë do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë dhe punëve. Çdo anëtarë partie do të bëjë vlerësimin me anë të pikëve nga 1-5 të cilat do të merren në konsideratë për përzgjedhjen përfundimtare të ekipit përfaqësues.

Rama foli edhe për draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit duke thënë se ka një kohë për dialog e konsensus dhe ka një kohë për t'i dhënë fund diskutimeve dhe të kalohet në veprim. Rama tha se drafti do të  votohet nesër dhe se nga ky proces PS është treguar më e përulura duke plotësuar dëshirat e dy opozitave, asaj në Kuvend dhe asaj jashtëparlamentare.

Nëse nuk do të fitonte zgjedhjet, Rama tha se në atë ditë që s'do i besohet roli i Kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje dhe do i urojë punë të mbarë atyre që do marrin stafetën.

VIDEO/Konferenca e plotë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PS-së Taulant Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Meta i ka shumë borxhe Shqipërisë, më i pakënaquri se e di që do humbasë zgjedhjet (VIDEO)

Rama foli edhe për pakënaqësitë e partive politike që shkaktuar ndryshimet kushtetuese, ku ka shigjetuar Presidentin Ilir Meta i cili tha se mëzira e tij kaq e madhe qëndron në faktin se e di që do humbasë zgjedhjet, dhe se ai ka shumë borxhe ndaj Shqipërisë dhe jo anasjelltas.

"Kompromiset janë gjithmonë mbi parimin që të gjithë të mërziten nga pak, dhe jo që të gjithë të dalin të lumtur. Më shumë është mërzitur më shumë kush do humb zgjedhjet, nivelin e mërzisë shikojeni nga deklarata, më i mërzitur nga të gjithë është Ilir Meta se do humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore këtë radhë siç e meriton në fakt pasi Shqipëria Ilir Metës nuk i ka asnjë borxh. Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë pasi Shqipëria e ka bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president, çfarë do më shumë ky njeri që nuk rri rehat asnjë  sekondë të vetme dhe do vetëm të nxisë sherr, rrëmujë e ndasi si i treti i vërteti. Edhe vetë pozicioni ku qëndron është një pozicion për të qenë i treti i vërteti ku nga dua unë shkon rrota historisë. As unë nuk jam i kënaqur por as kaq i mërzitur se e di që nuk do humbim zgjedhjet, ndërsa ata e dinë që do humbasin zgjedhjet. Një parti që thotë kopjo programin tona 6 muaj para zgjedhjeve e dine se nuk kanë për të pasur rast që ta zbatojnë.  Apo një parti që thonë hiqni ata që s'doni, futen 40 veta atje dhe hiqet njeri, po të tjerët kush do i zgjedh?", tha Rama. 

Sa për një debat publik me kryedemokratin Basha, Rama tha se " është një nga ato që i bëjnë kafenetë më tërheqëse, jo do dalësh jo s’do dalësh, jo kishte temperaturë apo jo, jo do jesh në Vlora apo në Durrës."

 

Ora 12:29
Koalicion PS-PD?  Rama: Nëse humbasim, unë do përqafoj shqiptarët e do i lë stafetën palës tjetër (VIDEO)

I pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të plotësojë votat për të qeverisur i vetëm a do bëjë koalicion me PD, Rama përgjigjet se kjo nuk do të ndodhë.

Ai u shpreh se nëse do të humbasë do të përqafoj shqiptarët për zgjedhjen e qeverisë së re.

"Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua në rolin e kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje që nuk di ta shpreh. Do t'iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën" - tha Rama

Ora 12:28
'Dekriminalizimi', Balla: PS e vetmja që e ka sanksionuar në rregullore! Duhet dakordësi me opozitat (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla foli për ligjin e dekriminalizimit si një proces të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se kjo do të jetë një proces që do të kërkojë dakordësinë e opozitave e më pas të kalohet në KQZ. Balla tha se PS është e vetmja parti që e ka sanksionuar ligjin e dekriminalizimit në librin e tyre të rregullave.

"Ju e dini që paketa e dekriminalizimit është një paketë e votuar me konsensus me PD dhe LSI kur kanë qenë në Kuvend. Kjo është një prej çështjeve që ka qenë pjesë e punës të grupit të punës në kuadër të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga i cili kanë buruar një sërë projektligjesh që priten të shqyrtohen në Kuvend. Ne do të marrim kontaktet përmes Gjiknurit dhe opozitën jashtëpalramentare. Kujtoj që nisma ka të bëjë me zgjerim të afatit të depozitimit të kandidaturave në KQZ e për pasojë ajo në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të kenë më shumë kohë në dobi të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Ne si PS jemi e vetmja forcë që këtë çështje e kemi sanksionuar në librat tonë të rregullave lidhur me një verifikim paraprak që do ta bëjmë për kandidatët tonë për zgjedhjet e 25 prillit. Është një proces që do kalojë përmes një komunilkimi me opozitat për të dakordësuar këtë nismë sepse rritja e afatit që ka KQZ-ja, mundëson që të detektojmë të gjitha kandidaturat e partive politike që mund të kenë probleme për të parandaluar zgjedhjen e tyre" - tha Balla.

Ora 12:11
Retorika opozitare e Metës, Rama: Ai është zhveshur nga roli i Presidenti për të shpëtuar nga falimenti SH.P.K. i Monikës! Po na turpëron të gjithëve (VIDEO)

Kryeministri Rama ndihet i turpëruar nga Ilir Meta i cili nuk po luan më rolin e presidentit po është kthyer në kryetarin e shtabit elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit për të bërë këtë fushatë.

"Më vjen keq por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i presidentit edhe një herë tjetër edhe është zhytur i gjithë në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi SH.P.K siç e ka përcaktuar Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij. Mos prisnin asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron të gjithëve që vjen nga goja e presidentit por nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, pasi Meta është kryetari i shtabit elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit për të bërë këtë fushatë", tha Rama

Ora 12:07
'Vrasës luftëtarët e UÇK-së', Rama: Ata janë çlirimtarë! Serbia solli tanket në Kosovë, vrasësit janë në Beograd (VIDEO)

Ndërkohë Rama tha se vrasësit nga lufta e Kosovës ndodhen në Beograd. Për mediat ai u shpreh se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë dhe se nuk ishte Kosova që dërgoi tanket në Serbi por e kundërta.

"Sa për luftëtarët e UÇK-së, unë jam krenar që për arsye të fatit kam mundur t'i njohë dhe t'i kem miq në ditë të mira dhe të vështira. Për mua janë çlirimtarë. Vrasësit ishin në Beograd dhe janë në Beograd. Ngado të rrotullohen këta personazhe nuk e ndryshojnë historinë. Serbia e sulmoi Kosovën. Nuk ishte Kosova që dërgoi tanket. Ishin nga Beogradi, ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit që bënë spastrim etnik, përdhunues. Çlirimtarët në Kosovë, ndërsa kriminelët e asaj lufte janë në Beograd nën dhe dhe disa janë mbi dhe" - tha Rama.

Ora 12:06
Rama: Serbia nuk mund të hapë gojë për kufirin Shqipëri-Kosovë! Hapja me fqinjët kusht i minishengenit ballkanik! Shpresoj të jetë gabimi i tij individual (VIDEO)

Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb Aleksandër Vulin. Rama tha se Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të minishengenit ballkanik.

"Unë jam neveritur kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme. Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë. Në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e madhe ndërsa serbët anasjelltas. Unë kam kërkuar një reagim nga Presidenti i Serbisë. Unë kam qenë i qartë me të dhe mendoj që e kam kuptuar që ai ka qenë dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave rajonale. Serbia nuk mund të hapë gojën se sa shpejt ne dhe Kosova avancojmë në minishengenin. E para nga kushtet për këtë është liria e lëvizjes. Kufiri bëhet inekzistent. Ne se kemi realizuar sepse nuk na kanë lejuar. Ne duam dhe heqjen e kufirit me Serbinë që nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Shqiptarët që shkojnë në Beograd duhet të zbresin atje duke kaluar duke përshëndetur. Kështu duhet kudo. E dyta, porti i Durrësit padiskutim do jetë dhe porti i Kosovës edhe Serbisë. Në sensin që kusho lëvizjen e mallrave. Unë shpresoj që të jetë magjarllëku i një individi që për 1000 arsye dhe mos të jetë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake duhet që të mos humbim kohë për këtë proces" -  tha Rama.

Ora 11:56
'Kryetari i partisë në 4 qarqe', Rama: Nuk e donim por do ta votojmë! Unë kam qenë dhe do jem në Vlorë (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat kryeministri Rama komentoi propozimin e opozitës parlamentare për kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe.

Rama tha se PS nuk është dakord për këtë pikë por do ta votojnë në mënyrë që të përforëcohet më shumë konsensusi. Sërish ai përsëriti kandidimin e tij në Vlorë.

"Kjo është një tjetër votë që unë do ta jap pa dëshirë. Edhe PS do e japë pa dëshirë sepse e propozon opozita parlamentare. Nuk është diçka që bie ndesh por nuk është në horizontin e pëlqimeve tona. Por do e votojmë për shkak të rritjes së konsensusit. Përsa i përket çështjes time unë jam deputet i Shqipërisë. Nëse një deputet është në parlament si zëri i një komuniteti dhe ka detyrë të tërheqë sa më shumë. Unë jam deputeti i gjithë Shqipërisë. Në Kosovë kryetarët e partive nuk janë fare nëpër lista. Ne mund ta kërkonim këtë. Këto pyetje që nuk kanë lidhje. Formalisht e vendos unë në Vlorë apo Tropojë por kjo vjen thjesht si rrjedhojë sepse e kërkon ligji. Unë në Vlorë kam që 1 muajsh dhe do jem deri në fund i lidhur me qytetin. Dashurinë për Vlorën se kam kushtëzuar nga partia" - tha Rama.

Ora 11:50
Nesër votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Në atë draft janë reflektuar dëshirat e dy opozitave, PS është treguar e përulur në këtë proces (VIDEO)

PS dërgon nesër në parlament votimin e draftit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku kryeministri Rama tha se ka në kohë për dialog e konsensus dhe ka një kohë për t'i dhënë fund diskutimeve dhe të kalohet në veprim. Ai tha se në draftin që do dërgohen në parlament të hënën nuk ka asnjë gjë ashtu si i do mazhoranca, por janë të gjitha gjëra se ashtu i do opozita parlamentare dhe jashtë parlamentit. Rama tha se opozita po ushtron fuqinë e saj përmes mazhorancës në kuvend edhe pse ka djegur mandatet, dhe kjo falë PS që është treguar mjaft e përulur në këtë proces.

"Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda kuvendi kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e saj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka aty gjëra që janë sepse kështu i do opozita si jashtë dhe brenda parlamenti, ndonjë gjë që është aty se kështu e duam ne aty nuk ka. Ka një moment për ti dhënë fund diskutimeve ku dy palët e tjera tërheqin nga vetja dhe duan gjithçka, kjo s'mund të ndodh pasi jemi dhe ne, për carë jemi këtu ne. Nuk mund ti kënaqim dot të dyja palët. Konsensus është tek kushtetuta dhe jo tek bisedat dhe marrëveshjet jashtë kushtetutës. Do të ishte mrekulli që 100 % e partive të ishin dakord në 100 % të gjërave por kjo nuk ndodh. Të gjithë ata që janë në moshën e pjekurisë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe koston që kanë veprimet e tyre. Kur ikën nga parlamenti duhet ta dinin se nuk mund të kishin më fuqi ne te edhe pse duhet thënë se ata fuqinë e tyre po e ushtrojnë përmes nesh. Kjo është për të shpjeguar se kemi bërë të gjitha përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë, por konsensus për 100% të gjerave nuk kemi dhe nuk mund të rrimë të presim, pasi palët janë shumë larg njëra tjetrës. Nesër ligji do marri aq vota sa do marri dhe do vendoset", tha Rama

Ora 11:43
Balla: Platforma online është proces me integritet, jo farsë qesharake si votimet e partive të tjera (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky proces përshtate me nevojat që solli pandemia dhe se është një proces me integritet të plotë ku të dhënat dhe vlerësimi i anëtarëve është konfidencial.

"Padyshim anëtarët e PS janë struktura që merr vendimet më të rëndësishëm dhe konsultimi lidhur me ekipin e PS që do të garojë në zgjedhjet është një prej qëllimeve të këtij procesi. Çdo anëtar i PS i cili i ka të gjitha të dhënat e tij të hedhura në platformën digjitale do të marri përmes shërbimit postar edhe për transparencë kemi lidhur një kontratë dhe shërbimi nis prej nesër, ku do të marri kredenciale për të aksesuar platformën. Ky është një proces me integritet të plotë ku të gjitha të dhënat dhe vlerësimi i tyre është shumë konfidencial dhe është e rëndësishme që çdo kush të marrë pjesë, ky është një prej proceseve dhe një risi që përshtate edhe me nevojat që soli pandemia. Nuk mund të zhvillohen votime në grumbullim dhe më pas kthehen në procese qesharake sikundër keni parë ku voton atë që nuk do, ku në fakt votohet ai që do", tha Balla.

Ora 11:40
Rama prezanton platformën e re të komunikimit brenda PS: Presim opinione nga anëtarësia për kandidatët për deputetë në çdo qark! Vlerësimi me pikë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të dielë (5 tetor) platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste.
Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark. 
Çdo anëtarë partie do të bëjë vlerësimin me anë të pikëve nga 1-5 të cilat do të merren në konsideratë për përzgjedhjen përfundimtare të ekipit përfaqësues. Vlerësimi nga çdo anëtar do të jetë anonim, ndërkohë që Rama tha se afati për këtë do të jetë fundi i nëntorit.
Secili prej anëtarëve do të pajiset me kredencialet dhe çelësin e tij që do të mundësojë futjen në këtë platformë. Këto do tu dërgohen të gjithëve me postë, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe atyre jashtë vendit.

"Një proces modernizimi të komunikimit të brendshëm të partisë dhe me këtë rubrikë të parë hapim platformën e re digjitale që është një platformë inovative që krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes politike ku çdo anëtarë ka një akses përmes një çelësi personal në këtë platformë. Mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës që nga vlkerësimi i deputetëve tek diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra. Të shkëmbimit në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktivitetit sipas çdo bashkie, përmes telefonit apo kompjuterit më të afërt. Dhe të kenë mundësi për të adresuar drejtëpërdrejtë deputetin, kryetarin përfshirë dhe  Është një hap i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill. Procesi dhe ndërveprimi vijon dhe më tej. E gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë për mbledhjen e rradhës nga partia. Deputetët të jenë të parët që të marrin informacionet. Të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë e një informacioni. Kjo është e rëndësishme se këta janë njerëzit në vijën e parë. PS ka një mbështetje që shkon disa fish përtej kufijve të anëtarësisë. Por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtare të partisë në konkretizimin e peshës dhe fuqisë të çdo anëtari. Ky është hapi i parë. Duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët e partisë brenda Shqipërisë por edhe ata jashtë.

Të gjithëve do ju shkojë një letër me postë me çelsin përkatës individual. Në këtë proces presim një intensifikim të komunikimit me përfaqësuesit. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe i komunikimeve me grupe përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne duhet të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtare partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë. Çdo anëtar do japë një vlerësim me pikë nga 1-5 si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi bazuar në mbështetjen ai ose ajo ka dhënë.Këto vlerësime do na ndihmojnë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partoisë dhe krijimin e skuadrës që do të na ndihmojë në zgjedhjen më 25 prill. Në ditët në vijim do hapim një proces tjetër sërish përmes platformës së PS. Do jenë ndarë në dy grupe lidhur me deputetët që njerëzit duan.

Këtu nuk do të shohim krah, kush është kush, do i japim mundësi të gjithëve që do japin opinione për figura që tërheqin vëmendjen dhe që kanë mbështetje në komunitete të ndryshme për të pasur një mundësi vlerësimi në shkallë të gjerë. Për të mos e lënë zgjedhjen e skuadrës së re në kanalet e vjetra të komunikimit. Do jetë një proces i hapur dhe do na krijojë një zgjedhje më të gjerë. Duke qenë se nesër konkretizojmë në Kuvend listat e hapura. Të gjithë kandidatët janë pontecialisht të zgjedhshëm ne na duhet që minimalisht ta dyfishojmë skuadrën. Sot kemi një skuadër me 74 deputetë. Sot kjo do të ndryshojë rrënjësisht duam që të jemi sa më të përputhur me opinionin në çdo qark lidhur me skuadrën që do nxjerrim në fushë. Duam dhe një vlerësim për deputetët aktualë. Do të jetë një vlerësim konfidencial, i fshehtë, i garantuar plotësisht në raport me çdo njërin në mënyrë që gjithsekush ta bëjë vlerëismin e vetë pa pasur asnjë ndjesi pasigurie se vlerësimi i tij do të shihet nga ata që do të vlerësohen dhe kjo mund të krijojë problme në aspektin shoqëror. Do të jetë një vlerësim që më pas do të analizohet nga vetë deputetët.

Afati që kemi lënë për këtë është një afat besoj i arsyeshëm, duke pasur parasysh se është një praktikë e re edhe nga pikëpamja e mënyrës dhe duke pasur eksperiencën e zhvillimeve dixhitale, ku njerëzit e kanë të thjeshtë, inercia i pengojnë që të përdorin shërbimet dixhitale. edhe pse numri i përgjithshwm i ndërveprime të qytetareve  që përdorin këto platofrma është rritur, ka plotë që shkojnë ti marrin këto shërbime duke ecur apo i kërkojnë këto shërbime duke kapur njërin apo tjetrin, ndërkohë që nuk është e nevojshme. Këto shërbime kanë të mirën që janë të pamanipulueshme. Afati që do të lëmë në këtë proces do të jetë fleksibël, ne kemi vendosur një afat paraprak fundin e nëntorit dhe më pas e gjithë struktura do të angazhohet të nxisë anëtartë e partisë të bëjnë veprimine tyre. Besoj se për ne është e mjaftueshme që brenda vitet të kemi një qartësi mbi skuadrën që kemi dhe mbi stolin potencial të rezervave që duhen ata kemi sa më shumë rezerva të reja për të futur në skuadër.  Dua të ftojë të gjithë anëtarët e PS të përfghsirë në këtë proes, letra e personalziuar është rrugën në një psje dhe ër një pjesë tjetër po vijon procesi i printimi, do të vijë me postë pë rtë pasur sigurinë e plotë që letra mëbrrin në desitnacion dheë të gjitëh të marrin celësin e tyre dixzhital dhe të fusin platformën e tyre në telefon. do më lejoni që ti jap taulantityi flajen  për të bërë plotësime" - tha Rama.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 05/10/2020 00:18

    O Z.VULIN o fytyre-qen,,,edi rama nuk te ve ty as tek maja e k...it,,o plehre e keqe...T.Q.R.JEBES SVOJU PORODICU..

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/10/2020 14:16

    ”Mini shengeni” dmth ti z Rama dēshiron t’i hapēsh kufijt me Kosovën e në anēn tjetër serbia të kaloj mbi Kosovë pa u turpēruar fare nga tmerret që i ka bër dhe të futet në Shqipēri pa kufijē...!!! Hajde Edi na sqaro pak mē thjesht se si ke menduar Ti me këtë prrall ?! Dmth kufijt me Kosovën do hapen me kushtin e serbis , apo jo zotri...?!

    Përgjigju
  • Toni: 04/10/2020 13:44

    Ti te kall date sa te shikon jo me te te votosh. Kalbesire njeri je kthyher nuk di nga te te zesh e nga te lesh. Nje mashtrim e hajduteri nga te gjitha anet. Demin qe i ke bere ti kombit bashke me shpurren tende do ti duhen dekada te riparohet.

    Përgjigju
  • hahaah: 04/10/2020 11:51

    hidhi ne vote o shoku rama se online manipulojhen apo harrova, jo vidhi dhe votata tuyaja jo me te te tjereve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë