Sozia e Scarlett është kaq e
veçantë, sa aktorja do ta takojë

Sozia e Scarlett është kaq e<br />veçantë, sa aktorja do ta takojë
Përveçse një nga aktoret më të talentuara, Scarlett Johansson është shpallur më shumë se një herë gruaja më seksi në Tokë.

Duket e çuditshme, që diku në një vend të botës, në një periudhë krejt tjetër kohore, të ekzistojë dikush që ka plotësisht fytyrën, mimikën dhe trupin tënd, por ja që kjo i ka ndodhur pikërisht yllit të "Lost in Translation".

Javën e kaluar, një 25-vjeçar nga Arkansas-i postoi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale një foto të vjetër të gjyshërve, të shkrepur më 1967-ën. Dhe ajo që i ka habitur të gjithë është ngjashmëria e frikshme mes gjyshes së djalit, të quajtur Geraldine, dhe Scarlett Johansson-it. 

Të gjithë do të betoheshin që vajza në foto është Scarlet, nëse vetë gjyshe Geraldina nuk do ta pohonte se aty është ajo-në gjendje të dehur-me bashkëshortin e saj.

Rreth 2 milion përdorues e kanë parë dhe komentuar këtë rastësi, duke e bërë kështu virale vetëm për pak kohë. 
Por më e bukura e gjithë kësaj, është se kjo nuk i ka shpëtuar as vetë aktores, e cila menjëherë sapo e ka parë, ka dhënë reagimin e saj nëpërmjet një videoje surprizë për sozinë e veçantë.

"Kjo video është për gjyshe Geraldine-n. Geraldine nuk mund të ta tregojë se sa email-e dhe mesazhe më kanë dërguar rreth ngjashmërisë sonë. Derisa e pashë vetë foton, oh zot i madh."-thotë ajo. Menjëherë pas kësaj, aktorja e ka ftuar sozinë e saj të moshuar për të pirë diçka të dyja. "E pashë që ishe e duhur tek pozoje në foto dhe do më pëlqente të pinim diçka të dyja, të shihja fytyrën tënde të dehur. Do të ishte e lezetshme të ndanim fytyrën tonë të përbashkët. Pasi "Scarlett-i" i një epoke e tjetër ka mësuar për gjestin e këndshëm të yllit, sipas nipit të saj, gjithçka ka bërë është të qendrojë e shtangur për minuta me radhë. /Anabel





9/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%