ELBASAN – Lideri i partisë Aleanca Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, ftoi sot shqiptarët që të bashkohen nën moton “Shqipëria bëhet”. Spahiu i bëri këto deklarata nga qyteti i Elbasanit ku ndodhej për të përuruar zyrat e kësaj partie, nga edhe komentoi 22 Marsin, ditën e demokracisë.

Aleanca Kuq e Zi nuk ka fraksione mes të majtës dhe të djathtës, ka thënë Spahiu, ndërsa theksoi se ajo ka karakterin e një lëvizjeje popullore. Ai foli për një frymë të re në politikë që do të sjellë edhe një doktrinë të re.

Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje që forcon të gjithë shqiptarët – tha Spahiu – të cilët i ftoi që të bashkoheshin në përpjekjet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

(im/shqiptarja.com)