Spahiu: Berisha financohet
nga Al Kaeda, tërhiqet në 2013

Spahiu: Berisha financohet<br />nga Al Kaeda, tërhiqet në 2013
TIRANE - Kryetari i partisë Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ngre akuza të forta për lidhje të kryeministrit Berisha me rrjetin terrorist Al Kaeda. I ftuar në emisionin "Debat" nga Alfred Peza, Spahiu paralajmëroi tërheqjen e Berishës nga politika në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. Ai gjithashtu ka deklaruar se eksponentë të PD financohen nga terrorizmi. "Zyrtarë të lartë të PD dhe diplomatë të lartë të shtetit janë financuar nga fondacione të Al Kaedës", ka qënë deklarata e fortë Spahiu pa publikuar asnjë emër konkret.

Por nga ana tjetër nuk ka munguar të shprehet me tone tepër të forta në drejtim të kryeministrit aktual Berisha, duke deklaruar se do ta nxjerrë nga politika për shkak të fakteve komprometuese që zotëron për të. "Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve parlamentar për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e tij me paratë e pista dhe fondacionet e dyshimta", tha Spahiu në mënyrë publike. Njëherësh ai ka dhënë përgjigje në lidhje me akuzat sipas të cilave Aleanca Kuq e Zi ka financime e donacione nga Turqia. "Donacionet nga jashtë quhen të kundraligjshme. Në këto kushte duhet të ndodhin dy gjëra në një shtet juridik, ose të mbyllej lëvizja ose të bllokohej revista që ka thënë një gjë të tillë. Jemi në një shtet rrumpallë ndaj ndodh kjo që ndodh", tha Spahiu.

Kreu i partisë "Aleanca Kuq e Zi" përmendi në intervistën e tij edhe një skenar jo shumë të përfolur për presidentin e ri të vendit. Ai beson se kandidatura që do propozojë PD është vetë kryeministri Berisha. "Unë ju deklaroj se Berisha kërkon të bëhet sërish President. Do e mbyllë karrierën e tij politike në Presidencë", deklaroi Spahiu, duke tentuar të hedhë dritë mbi arësyen e këmbënguljes së liderit të mazhorancës për të qënë kreu i shtetit nga radhët e PD, madje dhe në kundërshti me kërkesën e ndërkombëtarëve, që kërkojnë një President konsensual.

Njëherësh ai ka reaguar dhe ndaj deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili kohë me parë e ka akuzuar se nuk e ka prejardhjen nga Shqipëria. "Babai im është lindur në Prizren. Mamaja ime është nga Libohova, ndërsa unë jam lindur e rritur në Tiranë", tha ai. Njëherësh teksa ka folur për partinë e tij, ai tha se Aleanca Kuqezi ndryshe nga çdo parti shqiptare, është për herë të parë lëvizja politike mbarëshqiptare. "Ndaj ne do të bëjmë 1 milionë anëtarë aktivistë kudo që jetojnë. Ne nuk kemi thënë që 1 milionë anëtarë do të jenë votat tona. Natyrisht energjitë tona do të jenë të fokusuara në Shqipëri se ne do të kërkojmë të marrim pushtetin. Ne kemi vetëm në Elbasan qytetet 11 e 500 të regjistruar me karta. Praktikisht me aktivitetet që ne kemi zhvilluar i tërheqim njerëzit me anëtarë aktivist dhe jo me humor", është shprehur Spahiu, i cili ka nënvizuar se sipas database dhe formularit janë gjithsej 145 mijë anëtarë.

Ai ka folur dhe për mandatin e kryetarit i cili sipas tij do të jetë i kufizuar. "S'ka koalicion me asnjë parti që nuk pranon kufizimin e mandateve të kryetarit të partive, kryeministrit, kryetarëve të komunave, nëse nuk pranojnë ne. E çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk bihet dakord që të ndryshohet Kushtetuta apo ligji për partitë politike ku do të vendoset kufizimi i mandateve dhe koha me të cilët duhet ushtruar, kjo është prerazi dhe e qartë. Ose të dalin një herë e mirë në pension ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme", ka qënë deklarata e Spahiut.

(jm/im/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni