Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, tha se sot nuk ka asnjë prokuror që të ketë denoncuar publikisht se ka presion politik.
Në një lidhje skype për emisionin 'Frontline' në Report Tv, juristi theksoi se është sukses që nuk ka pasur raste publike ku politika të ketë ushtruar presion ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve përmes largimeve nga puna të familjarëve të tyre, një praktikë që në të shkuarën sipas tij ka ekzistuar.
Megjithatë, sipas Spahiut, fenomeni më shqetësues mbetet fakti që shtimi i procedimeve penale dhe arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por sipas tij ka sjellë shtim.
‘Sot s’kemi një prokuror që të thotë kam presion për këtë çështje dhe ky është jo sukses por revolucion. Për 100 çështje pushtetarësh s’ka dalë që të thotë një prokuror që ka presion. Pra të thuhet që filan politikan i bërë këtë presion një prokurori për këtë gjë. Pra unë këtë deri më sot nuk di ndonjë rast. Deri më sot s’kemi një prokuror as një gjyqtar që qeveria t’i ketë hequr një familjarë nga puna. Presionet janë të mëdha, në një farë mënyrë por ajo që dua të them është se s’ka një presion për të shkarkuar.
Pjesa negative është se ka 3 standarde PS thotë s’do bëhem studio avokative për asnjë person dhe pastaj bëhet gjykatë dhe prokurori. Dhe kjo është e dukshme në raste të tjera. Problemi tjetër i PS është një rast i paprecedentë, sepse ne kemi 30 vite që kemi thënë ndëshkueshmëria do luftojë korrupsionin dhe tani po shohim që sa më shumë po ndëshkohen jo që s’po pakësohet korrupsioni por është shtuar edhe më shumë. Ky është problem shqiptar’, tha ai.
Teksa u ndal tek 21 janari, Spahiu tha se 21 janari dhe Gërdeci janë dy nga çështjet më të rëndëishme për t’u hetuar nga drejtësia. Spahiu deklaroi se vrasja e 4 protestuesve në bulevard nuk mund të ngelin të pandëshkuara.
‘Drejtësia sot ka dy çështje me rëndësi që janë Gërdeci dhe 21 janari. Tek 21 janari nëse ne tolerojmë qeveritar që vrasin ndëshkimin që ne i japim atyre që janë të korruptuar është zero. Dënimi që bënë për një zyrtar është zero nëse ti toleron dhe mbyll sytë përballë vrasjeve që bëhen në bulevard. Nuk ka ndodhur as në regjimet diktatoriale që para zyrës së kryeministrit të vriten qytetarë të pafajshëm, nëse do të kalohet me procedura të lehta është një pikëpyetje e madhe’, tha ai.
Komente












Nuk ja ndjen njeriu fare nga arrestimet. Ne shqiperi ska me reputacion, nuk ka as ndjesi percmimi ndaj hajdutit, njesoj si ndaj atyre qe merren me droge. Quhen te shkathet hajdutet. Burgu? Asgje seshte, palester, shkruajne libra per 2-3 vjet dhe dalin. Nderkohe kane vjedhur miliona qe sja ka levizur njeri. I bie qe :1 vit burg=miljona euro. A ka ndonje pune qe te paguan miljona euro ne vit si rroge? Pra llogaria ju del mire atyre. Shikoni S. Tahirin, mbaroi burgun dhe tani eshte pasunar i lire.
PërgjigjuZ.Spahiu,presioni kunder drejtesise vazhdon por nuk eshte individual,eshte i pergjithesuar.PD mund te vazhdoje t'i kercenoje duke i quajtur me emra e duke u vene nofka e duke i kercenuar me sekrete te pathena qe i di e i nxjerr vetem ajo kur ka nevoje,por PS ka taktika te tjera me te sofistikuara,shpesh duke perdorur dhe sterhollimet ligjore si ne rastet Veliaj,Balluku ose duke tentuar ndonje /ndryshim/ ligjor,ose me krijimin e ndonje komisioni.Sa per korrupsionin,eshte problem shqiptar,eshte mendesi shqiptare,por ama rritet sepse dikush mendon qe eshte i padukshem,ose i pakapshem,ose aq i fuqishem sa t'a mendoje veten i paprekshem e vec kesaj lidhet dhe me jetegjatesine ne nje post,ose ne pushtet.Sa me gjate te qendrojne, aq me shume siguri marrin edhe per shejtanlleqe,se krijojne vetebesim te tepruar per postin,pushtetin,pandershkueshmerine,paprekshmerine,aq me teper kur i kane dhe krahet te ngrohte.
PërgjigjuNQS fajtoret e vertet te tragjedise se Gerdecit dhe 21 janarit nuk denohen sic e meritojne ateher korrupsioni dhe jo vetem, do hedhin valle ne vendin tone. Kjo eshte uleritse por kjo eshte e verteta ne mos me keq....
Përgjigju