Spahiu: Gjykata të garantoj një proces publik me kamera, ligjor dhe jo politik për shtetasin Ilir Meta

Kreshnik Spahiu thekson në Frontline se duhet siguruar një proces transparent ndaj Ilir Metës që gjithë publiku të njihet me faktet dhe pse dënohet Meta.

Nga ana tjetër ai kërkon një proces publik me kamera, cilësor dhe jo si procesi ndaj Nexhmije Hoxhës që u dënua për kafet.

'E gjithë do jetë spekulim nëse shpallet apo nuk shpallet nga amerikanët. Mua do më pëlqente që gjithë faktori ndërkombëtar ti jepet mundësia për një proces të rregullt ligjor. Fakti që ka akuza nuk duhet ta bëjë të njëanshëm. Fakti që gjykohet ish presidenti, paçka mëkateve që dyshohet, kur shkohet në gjykatë duhen prova. Do dëshirojë që me drejtësinë të mos ndodh ajo situata e ’45-ës që punohet me normë dhe sasia ul cilësinë.

Një proces i dështuar kthehet si ndaj Nexhmijes, për kafet. Që të bindesh publikun që Meta duhet të shkojë në burg duhet proces i rregullt ligjor dhe moral, një proces i rregullt edhe serial killerave i sigurohet. Gjykimi duhet të jetë i plotë. Nëse do jetë i paanshëm dhe i pavarur, më e rëndësishme është një vendim gjyqësor i bazuar në prova.'


Lajmi kryesor:

Spahiu për Report Tv: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta gjatë arrestimit dhe në gjykatë


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës