Spahiu: I dashur Albin, fito zgjedhjet sepse Kosova s’është 'Shqipëri'

Spahiu: I dashur Albin, fito zgjedhjet sepse Kosova s’është 'Shqipëri'

Të dielën Kosova do shkoj në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Ndryshe nga Shqipëria e cila ka 107 vite shtet, Kosova e sapo lindur po rritet me shpejtësi.

Maturia politike dhe patriotizmi i shqiptarve të Kosovës po bëjnë me shpejtësi diferencën dhe pa e parakalon disa herë në proçeset apo pjekurinë e saj politike!

Faktorët objektiv dhe subjektiv janë disa:

- Dorëheqja e Ramush Haradinajt  tregoi që Kosova nuk e ka tabu dorëheqjen nga kolltuku. Krahasojeni dorheqjen e Ramushit me zvarritjet e Ilir Metës që ska burrë nëne ra zbres nga kali.

- Shpallja lehtësisht e zgjedhjeve të parakoheshme tregon qartë sa kurajo të madhe politike ka elita e Prishtinës duke e krahasuar me atë Tiranës. Berisha dhe Rama nuk kan lejuar kurrë zgjedhje të parakohshme.

- Ligji elektoral në Kosovë është 100 herë më demokratik se në Shqipëri sepse votohet mbi listat e hapura për kandidat që pëlqen populli dhe jo për emrat që ve në krye të listave kryetari partisë si rasti Lulzim Bashës apo Edi Ramës që rendisin ata listat e deputeteve

- Kosova po zhvillon fushatë elektorale për 5 alternativa kryeministrore dhe jo vetëm për dy si Shqipëria. Kosova ka diversitet pluralizmin, Shqipëria sankasion oligarkinë politike!

- Kosova po thyen establishmentin politik dhe ka dobsuar partitë tradicionale duke i dhën frymarje lëvizjeve të reja.

- Koaova nuk vjedh votat në ato përmasa si Shqipëria ku 30% e votuesve në Shqipëri shiten pë 3000 lekë

Sondazhi i fundit e publikuar nga një organizat e huaj sot në mëngjes rendit:

LDK 26%

VV 24%

PDK 23%

AAK 22%

NISMA 5%

Vini re sa i shpërndar është spektri politik, ndryshe nga Shqipëria.

Gjithsesi vota e emigrantve kryesoaht shkon për Vetëvendosjen dhe LDK.

Albin Kurti është më pranë se kurë të bërit histori kuqezi.

Nëse do ishte në Shqipëri as deputet s’do dilte se do ja numëronin votat Berisha dhe Rama.

Në Kosovë ai mund të hap një faqe të re në histori:

Duke larguar krahun mafioz që ka varfëruar Kosovën,

Duke nxjerr në pension ish-luftëtarët e UÇK që pas luftë skishin bukë të hanin tani janë miliarder

Duke larguar ish bashkpuntorët e UDB

Duke thyer establishmentin e vjetër 15 vjeçar

Duke i treguar Shqipërisë që revolucionet dhe ndryshimi nuk vin nga Berisha dhe Monika që kan në politikë që prej 90 viteve kur Milosheviçi shpalli luftën në Jugosllavi.

Kosova i afron popullit alternativën më të mirë, Shqipëria vazhdon të zgjedh mes dy të këqijave kush është më e vogla.

Është koha që Albini ti tregoj miliona shqiptave qē Kosova nuk është “Shqipëri”

Je me fat Albin që nuk votohesh në Tiranë!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 06/10/2019 10:24

    Dashurine ndaj Albinit mos e kurseni, Por fitorja e tij eshte larg percaktimeve politike shqiptare ne Kosove. Do te jete hisedar I besimit te sovranit,ama jo per te parine e liderit te besuar,Diku kah I treti apo I katerti ne renditje. Durim se koha po ecen per te mirin e Kosoves dhe kesaj hapesire shqiptare.

    Përgjigju
  • Hasani: 06/10/2019 01:35

    I dashur Kreshnik Kosova eshte pjese e pandare e trungut shqiptar. Prandaj te te vije turp qe thua qe Kosova nuk eshte Shqiperi. keto fjale qe thua tregojne qe je antikombetar je vegel qorre e Vucicit dhe Putinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot