Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se është domosdoshmëri që nga protestat e zhvilluara prej ditësh në Tiranë, të krijohet një Parti e Gjelbër.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se Shqipëria sot e ka një nga 3 prioritetet kryesore mbrojtjen e mjedisit.
“Ta them edhe të fundit, Shqipëria ka pasur shumë nevojë për këtë protestë, madje unë shkoj edhe me atë idenë e atij eurodeputetit gjerman, ku i sugjeroi protestës që Shqipëria ka nevojë që nga kjo protestë të prodhojë një parti të gjelbër, ku faktor politik i cili mungon në Shqipëri.
Unë mendoj se Shqipëria sot e ka një nga 3 prioritetet kryesore mbrojtjen e mjedisit dhe një parti e gjelbër është një boshllëk në spektrin politik shqiptar. Është domosdoshmëri që një nga forcat politike që duhet të prodhojë kjo protestë, duhet të ishte patjetër një parti e gjelbër”, tha mes të tjerash Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Organizatorët të bëjnë transparent çdo ditë numrin real të protestuesve! Që të marrësh përsipër zëvendësimin e institucioneve, nuk mjaftojnë as 100 mijë vetë në shesh






