Spahiu: Kosova dhe Shqipëria duhet armatosen ushtarakisht, sepse gjeopolitika në Ballkan do ndryshojë

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet armatosen ushtarakisht. 

Sipas tij, kjo duhet të bëhet pasi gjeopolitika në Ballkan mund të ndryshojë dhe të dyja vendet duhet që të jenë të armatosura. 

‘Nuk është momenti që të tregojmë se jemi të ndarë kur vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe kufinjtë e Kosovës. Rama dhe Kurti duhet që të përgatisnin një strategji për të armatosur të dy shtetet, armatimi është i domosdoshëm, sepse në të ardhëm mund të kemi ndryshim të agjendave të gjeopolitikës në rajon dhe ne si shtete duhet të ruajmë sovranitetin pa ndihmën e të tjerëve', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: Sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës garantohen nga NATO dhe Amerika, jo nga Vetëvendosja


S.B/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë