Spahiu: Kosovë-Shqipëri bashkë
pa të korruptuarit Thaçi-Berisha

Spahiu: Kosovë-Shqipëri bashkë <br />pa të korruptuarit Thaçi-Berisha
TIRANE - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, zhvilloi një intervistë në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 Report, drejtuar nga gazetari Ilir Babaramo ku i dha përgjigje pyetjeve të ngritura së fundi lidhur me koalicionin në zgjedhjet e 23 Qershorit, formularin për bashkim kombëtar, por edhe se cilat do të jenë hapat e radhës së AK-së.

Në lidhje me kërkesën e paraqitur në KQZ për referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Spahiu tha se ky propozim është i ligjshëm dhe do të ndodhë para se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Këtë deklaratë, kreu i AK e komentoi me faktin që sipas tij integrimi do të ndodhë pas 15 vjetësh ndërsa theksoi se Shqipëria e Kosova mund të jenë bashkë vetëm atëherë kur Thaçi e Berisha të mos jenë më në pushtet. Duke i cilësuar dy figurat më të korruptuara në botë, Spahiu iu përgjigj njëkohësisht edhe pyetjes së gazetarit Babaramo lidhur me qëndrimin e SHBA kundër kësaj nisme.

“A mund të bashkohet qeveria Thaçi dhe Berisha? E kuptoni çdo të thotë të bashkosh dy njerëzit më të korruptuar në botë? E dini çfarë shqetësimi ka SHBA për këtë? Bashkimi i këtyre të dyve është destabilizim i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm i rajonit”, tha Spahiu.

Në fokus të intervistës ishin edhe deklaratat e kryeministrit Berisha për kampionat të përbashkët, për Shqipërinë nga Preveza në Preshevë dhe për pasaportë të përbashkët, ku për këtë të fundit Spahiu deklaroi se AK e ka propozuar një vit më parë dhe është kundërshtuar për këtë fakt. Sipas tij Berisha nuk ka ide dhe nga frika e humbjeve të zgjedhjeve, kopjon nismat e AK-së.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, se më kë forcë politike do të shkojë Aleanca Kuq e Zi drejt Zgjedhjeve të Qershorit, duke përjashtuar koalicionin me partitë e mëdha, PS, e PD Spahiu tha me AK janë bashkuar afro 12 parti të vogla si Atdheu, Partia e Emigrantëve, Uniteti Kombëtar, Partia Popullore Shqiptare e të tjera.

KUSHTETUTA E LEJON BASHKIMIN SHQIPERI-KOSOVE

Sot AK paraqiti kërkesën zyrtare për miratimin e formularëve për nisjen e procedurës për referendumin e përgjithshëm për shprehjen e sovraniteti të popullit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Spahiu sqaron se ky proces ka disa faza dhe fillestarja është pikërisht miratimi i formularit për nisjen e nënshkrimeve. “Formularët kanë firmat e iniciatorëve të kërkesës për referendum”, vijon Spahiu, ndërsa sqaron se “Kushtetuta parashikon dy lloj referendumesh, për të ndryshuar ligje, si dhe refendumet me karakter të përgjithshëm me një karakter të veçantë.”

I pyetur nga gazetari Babaramo nëse kjo iniciativë është tjetërsim i kufijve të dy vendeve dhe veprim kundër Kushtetutës, Spahiu u shpreh se “për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Shqipërisë parashikohen dispozita të cilat krijojnë pengesë. Ajo dispozitë ndalon mundësitë që pakica të caktuara të mund të mblidhen për të shkëputur territore. Nuk lejohet të mblidhen 100 mijë grekë në Himarë dhe të thonë ne kërkojmë shkëputje nga Shqipëria. Pakica nuk lejohet t’i imponohet shumicës”

BASHKE BRENDA 15 VJETESH, PA BERISHEN DHE THACIN
Në lidhje me deklaratën e SHBA-ve se nuk e mbështesin këtë nismë, Spahiu tha se faktori ndërkombëtar ka të drejtë të shprehë shqetësimin që një Shqipëri e bashkuar mund të përbëjë faktor destabiliteti në rajon.

“A mund të bashkohet qeveria Thaçi dhe Berisha? E kuptoni çdo të thotë të bashkosh dy njerëzit më të korruptuar në botë? E dini çfarë shqetësimi ka SHBA për këtë? Bashkimi i këtyre të dyve është destabilizim i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm i rajonit”, tha Spahiu.

Kreu i AK theksoi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë para se vendi të anëtarësohet në Bashkimit Evropian, dhe ky proces sipas Spahiut do të ndodhë pas 15 vjetësh. “AK e konsideron bashkimin një proces i cili do të ndodhë para anëtarësimit në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE në rastin me të mirë të një pune të përsosur ndodh pas 15 vitesh, dhe i Kosovës pak më shumë se është procedura e politikave të zgjerimit, e cila kërkon kohë pas marrjes së statusit”, tha Spahiu.

BERISHA PER BASHKIM KOMBETAR? VODHI IDENE E AK TE 2 VITEVE ME PARE
Kreu i AK-së vuri në fokus edhe deklaratat e kryeministrit Berisha për kampionat të përbashkët, për Shqipërinë nga Preveza në Preshevë, për pasaportë të përbashkët, ku për këtë të fundit deklaroi se AK e ka propozuar një vit më parë dhe është kundërshtuar për këtë fakt.

AK kundërshtoi pr/ligjin e Berishës ku propozonte t’i jepte pasaportë çdo qytetari të botës i cili investonte 100 mijë euro. Dhe ne e kundërshtuam, pasaportën duhet ta marrin shqiptarët. Ne kemi propozuar pasaportë për çdo shqiptarë, kemi një vit e gjysmë. Por na hapi luftë. Dhe për këtë u quajta nacionalist. Pas një viti, pasi u pa i izoluar nga SHBA, nga ku pa që ka humbur gjysmën e elektorit, ju kthye nacionalizmit, Këta janë politikanët më të lodhur që ka parë gjithë Evropa, nuk kanë më ide. Janë të lodhur”, theksoi Spahiu.

studioa babaramo spahiu
(Në foto, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, dhe gazetari Ilir Babaramo në studion e emisioni "5 Pyetjet nga Babaramo")

KOALICION? DO THURIM FITORE VETEM

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, se më kë forcë politike do të shkojë Aleanca Kuq e Zi drejt Zgjedhjeve të Qershorit, duke përjashtuar koalicionin me partitë e mëdha, Spahiu tha me AK janë bashkuar afro 12 parti të vogla si Atdheu, Partia e Emigrantëve, Uniteti Kombëtar, Partia Popullore Shqiptare e të tjera.

“AK është krijuar si një lëvizje e qendrës. Ne jemi të bindur në fitore. Kur kemi hyrë të gjithë nuk na kanë marrë seriozisht. Jemi rritur aq sa gjithë kundërshtarët e pranojnë që do të jetë forcë kryesore në Parlament. Ne kemi bindje që në disa qytete do jemi mbi Partinë Demokratike. Ne mendojmë që jemi faktori më i rëndësishëm dhe më serioz i opozitës shqiptare. AK duhet të jetë lokomotivë e çdo partie opozitare. AK është forca më kredibël opozitare në Shqipëri, është shpresa e rinisë shqiptare”, deklaroi Spahiu.

MISIONI I AK, TE RREZOJE BERISHEN E TE BASHKOHET ME KOSOVEN
Misioni i Aleancës Kuq e Zi është të rrëzojë nga pushteti Sali Berishën dhe të bashkojë Shqipërinë me Kosovën. Kështu u shpreh Spahiu duke theksuar edhe një herë se pa largimin e Kryeministrit Berisha nuk mund të ndodhë bashkimi i vendeve.

“Misioni është rrëzimi i Berishës nga pushteti dhe mosrënia në kompromis me të në asnjë pikë me të. Dhe bashkimi i Shqipërisë me Kosovën...Pa rrëzuar Sali Berishën nuk bashkohemi me Kosovën, nuk ka asnjë hap”, u shpreh kreu i AK-së

Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas