Spahiu nga Gjermania: Do e veshim Dortmundin KuqeZi në çdo rrugë me flamuj

 

Kreshnik Spahiu drejtpërdrejtë nga Gjermania tregoi atmosferën në qytetet gjermane në prag të përgatitjeve për Euro 2024, aty ku në Dortmund, Shqipëria do të luajë kundër Italisë në orën 21:00.

Spahiu për Arbër Hitajn tregohet optimist se tifozeria kuqezi do të pushtojë qytetin e Dortmund i cili sipas juristit do të vishet kuqezi për ndeshjen me kombëtaren azzure.

'Ende ka shumë pak. Tifozeria nga Kosova dhe Maqedonia, Mali i Zi janë më të organizuar se ne nga Shqipëria. Janë më sakrifikues më modestë. Kur bëhet fjalë për tifozerinë e Shqipërisë gjysma është për foto në TikTok, për status në facebook. Kjo nuk ndodh me tifozerinë e Kosovës, Maqedonisë. Ka më ndjenjë, më pasion përtej kufijve, janë më të vërtetë në dashurinë e tyre  për flamurin kuqezi.

Policia gjermane janë nga më të organizuarat, por duke pasur parasysh që jemi në kufijtë e dy luftrave të nivelit ndërkombëtar dhe duke patur parasysh që Gjermania është përfshirë në rolin e saj aktiv në gjetjen e paqes, sigurisht që policia dhe shteti gjerman janë serioz në masat strikte për sigurinë qetësinë, por ka dhe prioritete selektive, sipas ndeshjeve dhe ekipeve të caktuara. Kur ka përfshirje direkte etnike, fetare ka një fokus më të gjerë për të vëzhguar problematikat që lindin në këto zona. Policia gjermane ka marrë masat dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt në Dortmund, Hamburg apo Dyseldorf.

Nga informacionet që marr edhe në Hamburg pritet të ketë një tifozeri edhe më e zjarrtë. Aty edhe kroatët kanë një tifozeri të fortë. Edhe tifozeria kroate që është shumë në numër në Gjermani, nuk do jetë e pakët në Hamburg. Mos mendojmë se vetëm ne kemi tifozë. Dje, diaspora italiane i ka bërë një pritje madhështorë ekipit italian. Dje numër në stërvitje ishte dhjetëra herë më e madhe se tifozët shqiptar. Janë më të organizuar më traditë në mbështetjen e tyre. Tifozeria reale të mos mungojë dhe të mos zëvendësohet nga tregu i zi i biletave.'


Lajmi kryesor:

Ironia Spahiu: Fajin e ka Edi Rama që zgjodhi president shokun e Durim Bamit! Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë